Forcat e armatosura ukrainase në drejtim të Kurskut po ridislokohen në një përpjekje për të nisur një sulm në një zonë të re, ndërkohë nga ana tjetër forcat ruse po monitorojnë kontrollin e situatës. Kështu tha për agjencinë e lajmeve TASS nënkryetari i Drejtorisë Kryesore Politiko-Ushtarake të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, komandanti i forcave speciale Akhmat, gjeneralmajor Apty Alaudinov.
"Ne e kemi situatën nën kontroll. Dje ishte një ditë shumë e vështirë, pati disa valë avancimesh nga armiku. Pjesa më e madhe e tyre u shkatërruan. Ndërkohë sot kemi informacione se ata po riorganizohen dhe po tentojnë të hyjnë nga një zonë tjetër” tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Alarm raketor në rajonin e Kurskut! Kiev, rrëzohen 11 dronë rusë të nisur në Krasnodar
Xh.K/ReportTv.al