Numri i pengjeve që besohet se mbahen nga Hamasi në Gaza është deri në 240, tha në një konferencë shtypi të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), admral Daniel Hagari.
Hagari tha gjithashtu se 315 ushtarë të IDF kanë vdekur që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Sipas tij, IDF përfundoi të hënën nxjerrjen e parë të suksesshme të pengjeve që nga 7 tetori, duke shpëtuar një ushtar izraelit që u rrëmbye nga Hamasi, raporton CNN.
Ori Megidish u shpëtua në mënyrë aktive në një operacion të përbashkët midis IDF dhe Agjencisë Izraelite të Sigurisë (ISA), e njohur gjithashtu si Shin Bet, tha për CNN zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Jonathan Conricus.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit që kur vazhdoi lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vdekur! Izraeli: Po godasim kudo! Grupi në Jemen pranon lëshimin e raketës drejt Izraelit
S.S/ReportTv.al