Lufta/ Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vdekur! Izraeli: Po godasim kudo! Grupi në Jemen pranon lëshimin e raketës drejt Izraelit

31 Tetor 2023, 07:58| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 23:02

  • Share

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se kampi i refugjatëve Jabalia u godit nga së paku gjashtë sulme ajrore, si pasojë e të cilave u shkatërrua një numër i blloqeve banesore në një zonë banimi. Ajo raportoi për një numër të madh viktimash, por nuk dha hollësi. Ushtria e Izraelit ende nuk e ka komentuar shpërthimin në kampin e refugjatëve në veri të Gazës. Në këtë kamp mbi 160.000 refugjatë ishin regjistruar në të nga Kombet e Bashkuara deri në korrik 2023.

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, duke folur në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit tha se Hamasi janë nazistët e sotëm.

"Brutaliteti i krimeve nuk është e vetmja gjë që nazistët e egër të Hamasit ndajnë me nazistët gjermanë," shpjegoi ai.

Forcat tokësore izraelite hynë më thellë brenda Gazës të hënën, duke përparuar me tanke dhe autoblinda drejt qytetit kryesor të këtij territori, si dhe duke liruar një ushtare që mbahej e burgosur nga militantët e Hamasit. Kryeministri izraelit refuzoi thirrjet për armëpushim, ndërsa sulmet ajrore godisnin pranë spitaleve ku mijëra palestinezë janë strehuar së bashku me të plagosurit.

Gjatë natës, sipas mediave të huaja rreth 50 persona u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë këtu edhe fëmijë. Në qytetin jugor të Rafah, të paktën 27 persona u vranë në dy sulme në ndërtesa banimi, njoftoi agjencia e lajmeve Ëafa. 18 persona të tjerë humbën jetën nga një bombë në zonën Al Zaëaida dhe shtatë në lagjen Al Zaytoun. Tre persona, përfshirë një djalë 6-vjeçar, u vranë në një tjetër bastisje në pjesën veriore të Rripit. Sipas Ëafa, numri i viktimave pritet të rritet dhe disa persona janë ende të bllokuar në rrënojat e ndërtesave të bombarduara.

Ushtria izraelite tha se kanë sulmuar rreth 300 objektiva në orët e fundit në Rripin e Gazës. Zëdhënësi ushtarak Jonathan Conricus u shpreh se ushtria izraelite po “godit në të gjitha pjesët” e enklavës. Ndërkohë, Hamasi ka marrë përgjegjësinë për bombardimin e forcave të këmbësorisë izraelite pranë Kerem Shalom, në Rripin jugor të Gazës.

Houthis grupi i armatosur me bazë në Jemen, ka pranuar përgjegjësinë për lëshimin e UAV-së drejt shtetit të Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve AFP..

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë nga bombardimet në kampin e refugjatëve Jabalia ka mbetur i vdekur  komandanti i Batalionit Qendror të Hamasit në Jabalia, Ibrahim Biari, raporton Times of Israel. Ushtria izraelite deklaron se Biari dhe disa anëtarë të tjerë të Hamasit u vranë gjatë sulmit si dhe  u shkatërruan disa tunele nëntokësore, transmeton La Repubblica.

Ndër të tjera, Sekretari amerikan i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, do të vizitojë Izraeli të premten për t'u takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë.

 

Ora 22:55
Blinken viziton Izraelin të premten

1696708990_antonyblinkengtyjt2011231606166749745hpMain16x9992.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, do të vizitojë Izraeli të premten për t'u takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë, raporton  Axios, transmeton La Repubblica.

Ora 22:24
Hezbollah: Kemi më shumë se 200 mijë raketa precize me rreze të gjatë

1698787895_gkgkggkggkg.JPG

Zëdhënësi i Hezbollahut ka deklaruar se grupi zotëron  "200,000 raketa precize me rreze të gjatë, të prodhuara nga Irani, Siria dhe Rusia",-transmeton La Repubblica.

Ky prenoncim vjen pas sulmit të Izraelit në kampin e refugjatëve në Jabalia në Gaza, duke paralajmëruar se mund të kundërpërgjigjet.

Ora 19:56
Izraeli deklaron se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit në Jabalia

1698779184_hghghghgh.JPG

Komandanti i Batalionit Qendror të Hamasit në Jabalia, Ibrahim Biari

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë nga bombardimet në kampin e refugjatëve Jabalia ka mbetur i vdekur  komandanti i Batalionit Qendror të Hamasit në Jabalia, Ibrahim Biari, raporton Times of Israel. Ushtria izraelite deklaron se Biari dhe disa anëtarë të tjerë të Hamasit u vranë gjatë sulmit si dhe  u shkatërruan disa tunele nëntokësore, transmeton La Repubblica.

Ora 19:36
Bombardimi në kampin e refugjatëve, Hamasi thirrje vendeve myslimane të ndërhyjnë për të ndaluar masakrat

1698777654_popopopopo.JPG

Viktimat në kampin e refugjatëve Jabalia, si pasojë e bombardimeve izraelite

Pas bombardimeve në kampin e refugjatëve Jabalia, Hamasi u kërkon vendeve arabe dhe myslimane "të marrin një qëndrim historik dhe vendimtar për të ndaluar masakrat" e kryera nga Izraeli dhe "genocidin" ndaj popullit palestinez. Sipas Al Jazeera, Hamas gjithashtu thekson se "masakra në kampin Jabalia tolerohet vetëm nga vendet, qeveritë dhe organizatat që mbështesin këtë entitet terrorist", transmeton La Repubblica.

Ora 19:03
UNRWA: 67 punonjës të vrarë në Rripin e Gazës

1698082577_gaza.jpg

Të paktën 67 punonjës të UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Mesme, kanë vdekur në Rripin e Gazës si rezultat i ofensivës së nisur nga forcat izraelite pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Këtë e bëri të ditur vetë agjencia, duke konfirmuar edhe plagosjen e 22 punonjësve. Agjencia ka raportuar po ashtu sulme në 44 objekte tës saj që nga fillimi i bombardimeve izraelite, duke përfshirë shkollat, raporton La Repubblica.

Ora 17:57
Shpërthim në kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për dhjetëra të vrarë

1698771668_vvvvvv.JPG

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një kamp refugjates në Rripin e Gazës. Raportohet për dhjetëra të vrarë të martën. 

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se kampi i refugjatëve Jabalia u godit nga së paku gjashtë sulme ajrore, si pasojë e të cilave u shkatërrua një numër i blloqeve banesore në një zonë banimi. Ajo raportoi për një numër të madh viktimash. Ushtria e Izraelit ende nuk e ka komentuar shpërthimin në kampin e refugjatëve në veri të Gazës.

Ora 15:14
Metsola: Populli i Palestinës nuk duhet të paguajë çmimin për aktet e Hamasit

1698228039_luftaneukrainerobertametsolaukrainerusi.jpg

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, nga Parisi ku u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, e cilësoi Hamasin si një organizatë terroriste.

Ajo tha se populli i Palestinës nuk duhet të paguajë çmimin për aktet e Hamasit

"Hamasi është një organizatë terroriste, e cila nuk përfaqëson aspak aspiratat legjitime të popullit palestinez. Përkundrazi, i pengon ata. Mënyra se si do të ndalet Hamasi është e rëndësishme, populli palestinez nuk duhet të paguajë çmimin për të. vepra të turpshme”, thaMetsola.

Ora 15:08
Ambasada amerikane në Romë: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

1698761302_ack.jpg

Ambasadori i ri amerikan në Itali, Jack Markell, tha për II Sole 24 Ore, se çdo shtet ka nevojë të mbrohet, duke e bërë Hamasin përgjegjës jo vetëm për pushtimin, por edhe për terrorizmin.

Ai tha se populli izraelit dhe palestinez duhet të jetojnë në paqe dhe të vetëqeverisen. Markell shtoi se Hamasi nuk mbron palestinezët, nuk përfaqëson të gjithë palestinezët dhe ne besojmë se është shumë e rëndësishme të dallohet ky fakt dhe të sigurohet që civilët të respektohen nga të dyja palët.

"Çdo shtet ka nevojën dhe imperativin për të mbrojtur veten. Hamasi është përgjegjës jo vetëm për pushtimin, por edhe për terrorizmin: 1400 njerëz të pafajshëm u vranë dhe qindra njerëz u morën peng. Është faji i Hamasit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Presidenti Biden e ka bërë shumë të qartë se civilët nga të dyja palët duhet të mbrohen në masën më të madhe të mundshme. Ai beson se populli izraelit dhe palestinez duhet të jetojnë në paqe dhe të vetëqeverisen. Pasi të përfundojë kjo krizë, ai u zotua të dyfishojë përpjekjet e saj sa i përket zgjidhjes me dy shtete, Hamasi nuk mbron palestinezët, nuk përfaqëson të gjithë palestinezët dhe ne besojmë se është shumë e rëndësishme të dallohet ky fakt dhe të sigurohet që civilët të respektohen nga të dyja palët. Ata meritojnë të jetojnë në mënyrë autonome me dinjitet, liri dhe siguria”, tha Markell.

Ora 15:03
Izraeli planifikon të zhvendosë palestinezët nga Gaza në Sinai

1698760954_4.jpg

Autoritetet izraelite kanë pranuar ekzistencën e një plani të inteligjencës për të rivendosur të gjithë banorët e Rripit të Gazës, rreth 2.3 milionë njerëz, në Egjipt. Kjo u raportua nga agjencia Associated Press, duke nënvizuar se zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu e ka minimizuar qëllimin e planit duke pretenduar se është vetëm një hipotezë studimore. 

Sipas agjencisë, dokumenti mban datën 13 tetor. Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi nuk dëshiron të dëgjojë për ardhjen e palestinezëve, ai e ka përsëritur këtë disa herë dhe gjithashtu kohët e fundit deklaroi se eksodi do ta çonte Egjiptin në luftë me Izraelin. 

Ora 14:50
Kanadaja thirrje për pauzë të përkohshme të luftës: Të lejohet hyrja e ndihmës në Gazë, të bllokuar 400 kanadezë

1698760169_ga.jpg

Një marrëveshje humanitare nevojitet urgjentisht për të ndihmuar njerëzit në Rripin e Gazës, ka thënë Kanadaja, pavarësisht abstenimit në një rezolutë të OKB-së që bëri thirrje për një armëpushim humanitar javën e kaluar.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Melanie Joly bëri thirrje për një pauzë të përkohshme të armiqësive në luftë për të lejuar më shumë ndihma të hyjë në Gaza të hënën.

"Situata humanitare me të cilën po përballet populli palestinez, me gratë dhe fëmijët palestinezë, është e tmerrshme. Rreth 400 kanadezë janë të bllokuar në Gaza", tha Joly, raporton Al Jazeera.

Të premten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar midis Izraelit dhe Hamasit dhe kërkon qasje të ndihmës në Gaza. Kanadaja ishte mes 14 vendeve që abstenuan. Joly përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër terrorizmit në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ajo kritikoi gjithashtu sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ora 12:46
Grupi Houthis me bazë në Jemen pranon përgjegjësinë për lëshimin e një droni drejt Izraelit

1698752799_iza.jpg

Grupi i armatosur me bazë në Jemen, Houthis, ka pranuar përgjegjësinë për lëshimin e UAV-së drejt shtetit të Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve AFP.

Një anëtar i byrosë politike Houthi deklaroi se "historia nuk do të ketë mëshirë për askënd. Palestinë, ju nuk jeni vetëm".

"Sot jemi në një udhëkryq dhe historia nuk do të ketë mëshirë për askënd. Palestinë, ju nuk jeni vetëm", tha një anëtar i byrosë politike Houthi.

Ora 12:38
Ministria e Shëndetësisë: Rritet mbi 8 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli

1698752294_sky.jpg

Një raport i publikuar sot nga ministria e Shëndetësisë në rajonin e udhëhequr nga Hamas, bën me dije se  numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza është rritur në 8525.

Raporti thekson se, midis viktimave janë 3,542 fëmijë. Shifra është një rritje nga 8306 vdekjet e regjistruara dje, raporton NewsSky.

Ministria e shëndetësisë tha gjithashtu se 15 spitale janë jashtë shërbimit, së bashku me 32 qendra të kujdesit shëndetësor.  Nuk detajoi pse nuk funksiononin më. Më parë ka pasur paralajmërime se mungesa e karburantit të dorëzuar në zonë mund të shkaktojë mbylljen e objekteve. 

Ora 10:57
OKB: 64 punonjës janë vrarë në Gaza, njëri prej tyre humbi jetën së bashku me 8 fëmijët dhe gruan e tij

1698746248_okbs.jpg

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, thotë se 64 nga stafi i saj kanë mbetur të vdekur në Gaza gjatë luftës Izrael-Hamas.

Së fundmi një prej tyre, u vra dje së bashku me familjen, tetë fëmijët dhe gruan e tij, ndërsa ai ishte në shtëpi, tha zëdhënësja Juliette Touma për Newsday në BBC.

UNRWA thotë se 450 strehimoret që ata menaxhojnë në të gjithë Rripin e Gazës janë duke u mbipopulluar, me 670,000 njerëz që qëndrojnë në objektet e OKB-së në total.

“Ne kemi filluar të marrim raporte për sëmundje që përhapen si zgjebe dhe diarre. Duhet të ketë një armëpushim humanitar. Vendet që duhet të mbrohen janë goditur - kishat, xhamitë dhe objektet e OKB-së. Kështu që asnjë vend nuk është i sigurt. Gaza është kthyer shumë shpejt në një vrimë ferri"thuhet në deklaratë

Ora 10:51
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit: Numri i pengjeve të mbajtura në Gaza ka arritur në 240

1698396106_iz.jpg

Numri i pengjeve që besohet se mbahen nga Hamasi në Gaza është deri në 240, tha në një konferencë shtypi të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), admral Daniel Hagari.

Hagari tha gjithashtu se 315 ushtarë të IDF kanë vdekur që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Sipas tij, IDF përfundoi të hënën nxjerrjen e parë të suksesshme të pengjeve që nga 7 tetori, duke shpëtuar një ushtar izraelit që u rrëmbye nga Hamasi, raporton CNN.

Ori Megidish u shpëtua në mënyrë aktive në një operacion të përbashkët midis IDF dhe Agjencisë Izraelite të Sigurisë (ISA), e njohur gjithashtu si Shin Bet, tha për CNN zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Jonathan Conricus.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit që kur vazhdoi lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ora 09:17
UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë

1698740315_univce.jpg

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë.

"Është një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë", tha Russell, duke iu drejtuar takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme. "Save the Children" raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini i tha Këshillit të Sigurimit se gati 70% e të vrarëve të raportuar ishin fëmijë dhe gra. Ky nuk mund të jetë dëm kolateral, tha Lazzarini, duke theksuar se duhet të ketë  respektim të rreptë të ligjit ndërkombëtar humanitar, raporton CNBC.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë. 

 

Ora 09:02
Diplomatët e lartë të Vatikanit dhe iranianë diskutojnë situatën në Gaza

1698739327_vat.jpg

Kryediplomati i Vatikanit ka diskutuar situatën e fundit në Gaza me homologun e tij iranian. Gjatë bisedës telefonike me Ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, e cila u kërkua nga pala iraniane, Sekretari i Punëve të Jashtme të Vatikanit, Paul Richard Gallagher shprehu shqetësimin serioz të Vatikanit për atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë dhe përsëriti domosdoshmërinë absolute për të shmangur përshkallëzimin e konflikt. 

Përveç kësaj, Gallagher ripohoi angazhimin e Vatikanit për të arritur një zgjidhje me dy shtete për një paqe të qëndrueshme dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 8,306, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze, duke përfshirë 3,457 fëmijë dhe 2,136 gra.

Izraeli ka bombarduar rëndë Gazën që nga 7 tetori, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm ndërkufitar. Të paktën 1,538 izraelitë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës në Gaza. 

2.3 milionë banorët e Gazës po përballen gjithashtu me mungesën e ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve për shkak të bllokadës së enklavës nga Izraeli. Vetëm një pjesë e vogël e kamionëve me ndihma kanë kaluar në Gaza që nga hapja e pikës së kalimit Rafah më 21 tetor. 

Ora 08:44
Ushtria izraelite godet pozicionet e Hezbollahut në Liban

1698738185_iz.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur një numër të paspecifikuar pozicionesh të Hezbollahut në Libanin jugor sot në përgjigje të sulmit me mortaja dhe një sulmi me raketa në veri të Izraelit. 

Ushtria izraelite thotë se ka goditur "infrastrukturën ushtarake" që i përket grupit të armatosur, tha se ka bombarduar vende ushtarake dhe depo armësh dhe municionesh që i përkasin Hezbollahut. 

Zëdhënësi i ushtrisë tha se forcat e saj filluan bastisje në disa objekte ushtarake që i përkasin Hezbollahut në Liban.

Ora 08:41
Hamasi: Lufta nuk filloi nga ne, akt mbrojtjeje kundër okupimit

1698738105_dje.jpg

Një udhëheqës i Hamasit, Basem Naim, kreu i këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare në Gaza, i intervistuar nga Agorà, në Rai3, tha se nuk e pranonte narrativën izraelite dhe se nuk e kishin filluar ata luftën.

“Unë nuk e pranoj narrativën izraelite, ne kemi qenë nën okupim për mbi 75 vjet, ishte një akt mbrojtjeje, sipas ligjit ndërkombëtar të gjithë kemi të drejtë të mbrohemi. për të kundërshtuar pushtimin me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë rezistencën e armatosur”, tha Naim duke shtuar se lufta filloi nga Hamas

 

Ora 08:38
Arrestohen 3 anëtarë të ISIS-it në veri të Izraelit

1698409075_Screenshot20231027152939.jpg

Policia izraelite dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet njoftuan arrestimin e tre banorëve të qyteteve veriore arabe të Arraba dhe Sakhnin me akuzën e lidhjes me ISIS dhe komplot për të kryer një sulm terrorist. Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz .

Ora 08:33
Izraeli: Kemi vrarë komandantin e batalionit të Brigadës Veriore të Hamasit

1698737680_ush.jpg

Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë komandantin e batalionit Beit Lahia të Brigadës Veriore të Hamasit, Nasim Abu Ajina, i cili drejtoi "masakrën e 7 tetorit të kaluar në Kibbutz Erez dhe në Moshav të Netiv HaAsara".

 "Në të kaluarën Abu Ajina komandonte mbrojtjen ajrore të Hamasit dhe mori pjesë në zhvillimin e dronëve dhe paragliderëve të organizatës terroriste. Eliminimi i tij redukton ndjeshëm përpjekjet e Hamasit për të kundërshtuar aktivitetet tokësore izraelite", njoftoi ushtria izraelite.

Ora 08:24
U morën peng nga Hamasi, nënë e bijë kthehen në Çikago

1698737080_nata.jpg

Natalie Raanan së bashku me nënën e saj, Judith Raanan, u morën peng nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, por së fundmi ato janë liruar dhe janë kthyer në Çikago. Kështu deklaroi Ambasada izraelite për NBC News. 

Të afërmit e tyre së bashku me dy pengjet e liruara mendojnë se shtatë anëtarë të tjerë të familjes janë ende të zhdukur dhe një tjetër është vrarë nga Hamasi. 

“Teksa festojmë kthimin e Natalie, kujtojmë 238 pengjet, duke përfshirë foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, të cilët ende mbahen nga Hamasi në Gaza”, tha Yinam Cohen, konsullja e përgjithshme e Izraelit në Midwest.

Ora 08:17
Sulmet në Rripin e Gazës, spitali Al Quds 'dridhet' nën bombardime të forta

Marwan Jilani, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS), sapo foli për BBC Breakfast nga Ramallah.

Ai thotë se Spitali Al Quds në qytetin e Gazës ishte nën bombardime të forta gjatë natës. Mjekët që ishin brenda thonë se sulmet ishin aq afër sa "e gjithë ndërtesa po dridhej".

Dy ndërtesat të Al Quds, një qendër mjekësore emergjente dhe depo kryesore, u dëmtuan rëndë dhe tani janë jashtë shërbimit, shton Jilani.

Ai thotë se spitali nuk ka marrë asnjë ndihmë.

"Imagjinoni stresin tek njerëzit që qëndrojnë atje, duke u kujdesur për pacientët, duke u strehuar atje - është thjesht i jashtëzakonshëm."

Ora 08:09
Ushtria izraelite: Po godasim në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës

Ushtria izraelite "po godet në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës", tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Jonathan Conricus në një përditësim operacional të martën.

“Ne do të fokusojmë aktivitetet tona në pjesën veriore të Gazës, që është qendra e gravitetit të Hamasit… por ne vazhdojmë të godasim në pjesë të tjera të Gazës. Ne po gjuajmë komandantët e tyre, po sulmojmë infrastrukturën e tyre dhe sa herë që ka një objektiv të rëndësishëm, ne e godasim atë.”

Conricus përsëriti gjithashtu se Izraeli po bënte gjithçka që mundej për të shmangur vrasjen e civilëve, përpara se të akuzonte Hamasin për përdorimin e spitalit kryesor të qytetit të Gazës, Al Shifa, si një vend për "terroristët për t'u fshehur".

Dy javë më parë, Izraeli u bëri thirrje civilëve të bllokuar në enklavë që të niseshin në jug të Wadi Gaza për sigurinë e tyre, ndërsa vazhdonte bombardimet hakmarrëse.

Të hënën, forcat e IDF u futën më thellë në Gazën veriore - ku besohet se kanë mbetur 600,000 njerëz, me tanke që prenë për një kohë të shkurtër një rrugë evakuimi në jug gjatë procesit, sipas dëshmitarëve palestinezë.

Ora 08:05
Gaza: 50 të vrarë gjatë natës nga sulmet izraelite

Rreth 50 persona, duke përfshirë shumë fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën sonte nga sulmet e reja ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, sipas mediave lokale. Në qytetin jugor të Rafah, të paktën 27 persona u vranë në dy sulme të veçanta në ndërtesa banimi, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa.

18 persona të tjerë humbën jetën nga një bombë në zonën Al Zaëaida dhe shtatë në lagjen Al Zaytoun. Tre persona, përfshirë një djalë 6-vjeçar, u vranë në një tjetër bastisje në pjesën veriore të Rripit. Sipas Wafa, numri i viktimave pritet të rritet dhe disa persona janë ende të bllokuar në rrënojat e ndërtesave të bombarduara.

Ora 08:02
Pentagoni: Ne nuk vendosim kufi në mënyrën se si Izraeli përdor armët

Pentagoni vazhdon të furnizojë Izraelin me armë pothuajse çdo ditë, u tha gazetarëve mbrëmë zëvendës sekretarja e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Sabrina Singh.

“Pavarësisht numrit në rritje të viktimave civile, "ne nuk po vendosim asnjë kufizim në mënyrën se si Izraeli përdor armët," tha Singh.

“I takon vetëm Forcave të Mbrojtjes të Izraelit t'i përdorin ato dhe të vendosin se si do të kryejnë operacionet e tyre.

Singh nuk iu përgjigj një pyetjeje nëse kishte shqetësime brenda Pentagonit për mënyrën se si po përdoren armët, por tha se sekretari Lloyd Austin ka theksuar rregullisht nevojën që Izraeli të ndjekë ligjet e konfliktit të armatosur dhe të shmangë sa më shumë që të jetë e mundur viktimat civile.

Ora 08:00
Izrael: Goditëm 300 objektiva në Rripin e Gazës

1698615244_Capture.JPG

Trupat izraelite kanë sulmuar rreth 300 objektiva në orët e fundit në Rripin e Gazës. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak Jonathan Conricus, sipas të cilit ushtria izraelite po “godit në të gjitha pjesët” e enklavës.

Ndërkohë, Hamasi ka marrë përgjegjësinë për bombardimin e forcave të këmbësorisë izraelite pranë Kerem Shalom, në Rripin jugor të Gazës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 31/10/2023 09:26

    Tani u vertetu se Izraeli populli me iposhter ne tok rraca me flliqur.

    Përgjigju
    • Tirona: 31/10/2023 18:43

      E mër plak drrejt ke po kush të foli??kto halet që ju drridhen lesht nga izraeli?? A e ka pa kush intervistën e ish - Ambasadorit izraelit në Itali se çar deklarate monstruose boni.Asnji sfoli e asnji nuk reagoi.Ne me dal me fol për bashkim mes trojove shqiptare na presin "bukën" pa u bo 24 minuta jo 24 h.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?