Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë.
"Është një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë", tha Russell, duke iu drejtuar takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme. "Save the Children" raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini i tha Këshillit të Sigurimit se gati 70% e të vrarëve të raportuar ishin fëmijë dhe gra. Ky nuk mund të jetë dëm kolateral, tha Lazzarini, duke theksuar se duhet të ketë respektim të rreptë të ligjit ndërkombëtar humanitar, raporton CNBC.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Security Council Mtg. 9462: “At @UNICEF The true cost of this latest escalation will be measured in children’s lives lost to the violence and those forever changed by it” - Catherine Russell, UNICEF Executive Director pic.twitter.com/e9KJaUksJ4
— UN News (@UN_News_Centre) October 30, 2023
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vdekur! Izraeli: Po godasim kudo! Grupi në Jemen pranon lëshimin e raketës drejt Izraelit
S.S/ReportTv.al