Forcat izraelite: Kemi vrarë komandantin Ali Qadi, një nga drejtuesit e sulmit të Hamas në Izraelin jugor

14 Tetor 2023, 12:40| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 16:12

  • Share

1697282154_ali.jpg

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë vrarë komandantin Ali Qadi, një nga drejtuesit e sulmit të Hamasit në Izraelin jugor të shtunën e kaluar. Forcat Ajrore të Izraelit njoftuan se Ali Qadi ishte eliminuar me ndihmën e agjencisë së inteligjencës Shin Bet në një sulm ajror në një bazë të Hamasit.

Qadi ishte arrestuar më parë nga Izraeli në vitin 2005 për rrëmbimin dhe vrasjen e izraelitëve, por ishte liruar si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Marrëveshja u ndërmjetësua në vitin 2011 midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e Gilad Shalit, një ushtar izraelit i rrëmbyer dhe i mbajtur rob për pesë vjet, në këmbim të 1,027 të burgosurve kryesisht palestinezë dhe arabo-izraelitë.

Gjithashtu në mëngjes u njoftua nga Izraeli edhe vrasja e Murad Abu Murad, një anëtar i grupit të Hamas. Sipas autoriteteve izraelite, ai u vra në një sulm ajror të kryer mbrëmë në Rripin e Gazës. Sipas forcave izraelite të sigurisë, Abu Murad mori pjesë në drejtimin e anëtarëve të Hamasit në sulmin në Izraelin jugor.

“Gjatë ditës së fundit, avionët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan selinë operative të organizatës terroriste Hamas, nga ku menaxhoheshin aktivitetet ajrore të organizatës. Gjatë sulmit, Murad Abu Murad, kreu i formacionit ajror në qytetin e Gazës, i cili mori një pjesë të madhe dhe drejtoi terroristët në sulmin vrasës të shtunën, u vra”, njoftoi Izraeli.


Lajmi kryesor:

Lufta në Rripin e Gazës/ Skadon afati i evakuimeve nga veriu! Netanyahu: Lëvizja e radhës po vjen! Ushtria izraelite: Po përgatisim sulm ajror, tokësor e detar ndaj Hamasit


S.S//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?