Lufta në Rripin e Gazës/ Skadon afati i evakuimeve nga veriu! Netanyahu: Lëvizja e radhës po vjen! Ushtria izraelite: Po përgatisim sulm ajror, tokësor e detar ndaj Hamasit

14 Tetor 2023, 07:25| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 23:00

  • Share

IZRAEL- Mijëra palestinezë iu drejtuan jugut një ditë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për një sulm të fuqishëm në veri të Gazës. Afati prej gjashtë orësh, i dhënë nga ushtria izraelite për evakuimin e civilëve përfundoi në orën 16:00. Para urdhrit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë ishin zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu vizitoi forcat tokësore izraelite të stacionuara në vijën e frontit pranë Rripit të Gazës. “Jemi të gjithë gati për lëvizjen e radhës”- ka thënë ai.

Tashmë që afati ka përfunduar, është e paqartë sa prej civilëve i janë bindur thirrjes së ushtrisë izraelite, duke marrë parasysh se Gaza është pa energji elektrike dhe pa internet.

Izraelitët të zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të pashembullt që ndërmori ky grup para një jave, duke vrarë civilë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh, kanë nisur bastisjen në Gaza dhe deri më tani raportohet për rreth 2000 të vrarë.

Nga ana tjetër Hamasi u ka bërë thirrje banorëve të mos largohen dhe thotë se dy rrugët që Izraeli i ka shpallur të hapura janë të pasigurta. Izraeli thotë se Hamasi po i pengon njerëzit të largohen për t'i përdorur ata si mburoja njerëzore, gjë që Hamasi e mohon.

Ushtria izraelite raporton se ka indicie për gjetjen e 120 izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit. Po ashtu janë bombarduar pozicionet e Hezbollahut në Liban. Arabia Saudite dhe Kuvajti "kategorikisht" refuzojnë të evakuojnë civilët.  

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se avionët luftarakë amerikanë F-15 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, si pjesë e përpjekjeve të SHBA për të "forcuar pozicionin e saj dhe për të përmirësuar operacionet ajrore në të gjithë rajonin pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit".

Forcat ushtarake izraelite që kryen ditën e djeshme "bastisje" në Gaza gjetën "trupa" njerëzish të zhdukur që nga fillimi i sulmit të Hamasit që nisi të shtunën e kaluar. Disa raporte të ndryshme në mediat izraelite e kanë  mbështetur këtë gjë. Ndërkohë, Irani kërkoi që Izraeli të ndalojë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme nëse Hezbollahu i bashkohet betejës.

Ora 22:50
Arabia Saudite ngrin dialogun me Izraelin në mes të luftës me Hamasin

1697316468_arabiasaudite.webp

Arabia Saudite ka ndërprerë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, në mes të luftës me Hamasin.

Arabia Saudite ka vendosur të ndalojë diskutimin për normalizimin e mundshëm dhe ka informuar zyrtarët amerikanë”, raporton france24.

 

Ora 22:16
Ndizen sirenat në Tel Aviv, Izraeli: Siria lëshoi raketa drejt nesh, i jemi kundërpërgjigjur

1697315224_nnnnnnnnnnnnn.JPG

Sirenat kanë rënë në disa zona të Izraelit duke paralajmëruar për sulme të mundshme me raketa. Pas alarmit, forcat e Mbrojtjes së Izraelit raportuan një sulm me raketë nga Siria në drejtim të Izraelit. Izraeli thotë se këtij sulmi i është kundërpërgjigjur. Nuk ka ende detaje të tjera.

 

Ora 21:19
FOTO/ 'Po përgatitemi për sulm në shkallë të gjerë', ushtria izraelite niset drejt kufirit të Gazës

Izraeli ka nisur më shumë ushtarë dhe automjete ushtarake drejt kufirit me Gazën, pas paralajmërimit për një sulm ajror, tokësor e detar ndaj Hamasit. Zëdhënësi i ushtrisë njoftoi se janë duke u përgatitur për "një sulm në shkallë të gjerë".

Ora 20:38
Mitingje pro-palestineze zhvillohen në Angli dhe Skoci

Protestat pro-palestineze po zhvillohen në Glasgow dhe një numër qytetesh angleze në përgjigje të konfliktit Izrael-Gazë.

Gazetarët e BBC në Mançester thonë se të paktën 2,000 njerëz po marrin pjesë në një marshim, megjithëse pritej të bashkoheshin më shumë gjatë rrugës. Të rrethuar nga një prani e madhe e policisë, thirrjet "Palestina do të jetë e lirë" u dëgjuan ndërsa aktivistët mbërritën në Platt Fields Park, ku filloi protesta.

Ndërkohë, policia thotë se një demonstratë e organizuar nga koalicioni Stop the War në Kembrixh ka mbledhur rreth 300 njerëz. Ata që marshonin u panë duke mbajtur pankarta, ku thuhej: "Stop gjenocidit".

Qindra të tjerë kanë dalë për një protestë në Liverpool, të cilëve u janë bashkuar 100 në Exeter dhe rreth 60 në Plymouth.

Pati gjithashtu një marshim nga mbështetësit palestinezë në Glasgow, ku morën pjesë mijëra sipas BBC. Protestuesit bënë thirrje për një Palestinë të lirë dhe kritikuan median për mbulimin e krizës. Një grua tha se ngjarjet e lanë zemrën e saj të thyer.

 

Ora 20:30
Izrael/ Protestë nga familjet e pengjeve që janë marrë nga Hamasi: Netanyahu të japë dorëheqjen

Familjarët e pengjeve që ka marrë Hamasi kanë organizuar një protestë para Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Me foton e të dashurve të tyre në duar, ata kanë protestuar dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit Netanyahu.

“Netanyahu jep dorëheqjen”, thanë ata.

Ora 20:14
Irani paralajmëron Izraelin: Ndalni sulmet në Gaza, lufta do zgjerohet nëse përfshihet Hezbollahu

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë. Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin. Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur.

Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i ka rreth 150.000 raketa, përfshirë ato me precizitet të madh, të cilat mund ta godasin çdo pjesë të Izraelit. Ky grup, i cili ka mijëra luftëtarë, që kanë marrë pjesë në konfliktin 12-vjeçar të Sirisë, ka edhe lloje të ndryshme të dronëve ushtarakë. Luftëtarët e Hezbollahut ka qenë të angazhuar përreth kufijve të Libanit me Izraelin, pas sulmeve të javës së kaluar nga grupi militant palestinez Hamas kundër Izraelit, duke i lënë qindra të vdekur. Të shtunën, ushtria izraelite ka thënë se një dron izraelit e ka goditur një “qelizë” afër kufirit me Libanin, që ka tentuar të infiltrohet në Izrael.

Amirabdollahian ka thënë se është takuar me liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, i cili e ka njoftuar për kushtet e grupit në Liban.

“I di skenarët që i ka Hezbollahu. Çdo hap rezistence që do të marrë Hezbollahu do të shkaktojë tërmet të madh për entitetin zionist”.

Me një sy drejt Hezbollahut, presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar lojtarët tjerë në Lindje të Mesme që të mos i bashkohen konfliktit, dhe ka dërguar anije luftarake amerikane në rajon, si mbështetje e plotë për Izraelin.

Ora 19:42
Shtatë të arrestuar gjatë marshimit pro Palestinës në Londër

1697305494_609805.webp

Shtatë persona janë arrestuar gjatë protestës pro Palestinës në qendër të Londrës. Disa qytetarë britanikë brohorisnin sot “Palestina e lirë” në demonstratën kundër sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza.

 

Ora 19:33
Lufta, DASH autorizon largimin e personelit diplomatik jo të domosdoshëm nga Izraeli: Grupe terroriste po komplotojnë për sulme

Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe degës së saj në Tel Aviv si edhe familjarëve të punonjësve "për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Izrael".

“Grupet terroriste, individë terroristë dhe ekstremistë të tjerë të dhunshëm vazhdojnë të komplotojnë për sulme të mundshme në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë qeveria amerikane po inkurajon qytetarët e saj në Gaza që të shkojnë në jug në drejtim të pikëkalimit kufitar Rafah me Egjiptin, që të jenë gati për t’u larguar në rast rihapjeje të mundshme të saj.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se nëse qytetarët amerikanë mendojnë se është e sigurt ata duhet të afrohen drejt asaj pike të kufirit që të jeni gati për të kaluar pasi nëse vendkalimi hapet mund të qëndrojë i hapur për një kohë të kufizuar./Voa

Ora 18:53
BE do trefishojë ndihmën humanitare për Gazën

Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishoJë ndihmën humanitare për Gazën. Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni.

“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën për 50 milionë euro. Kjo do ta rrisë shumën e ndihmës në 75 milionë euro. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë arrin te ata që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, ka thënë mes tjerash von der Leyen.

Izraeli e ka ndërprerë ujin, rrymën dhe ndihmat për Rripin e Gazës, pas sulmeve të grupit militant Hamas, në tokën izraelite, një javë më parë.

 

Ora 18:50
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Jemi gati të zgjerojmë ofensivën në Gaza! Sulm ajror, tokësor dhe detar ndaj Hamasit

1697302613_ap23282377565820wide66c284a870d8459e2f172c45132dd14a05cb08b0s1400c100.jpg

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, në një konferencë nga Tel Avivi, ka njoftuar se forcat izraelite po përgatiten të zgjerojnë sulmin ndaj objektivave të Hamasit në Gaza. Zëdhënësi shpjegoi se ushtarët janë të gatshëm për sulm "nga ajri, nga deti dhe nga toka”.

Ora 18:14
Ultimatumi i Izraelit, udhëheqësi i Hamasit: Palestinezët nuk do të largohen nga Gaza

1697300657_bbbbbbbb.JPG

Udhëheqësi i Hamasit ka deklaruar se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza për t’u evakuar Egjiptit, duke iu përgjigjur kështu ultimatumit të Izraelit. Ismail Haniyeh, i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv dhe ndërsa iu drejtua Egjiptit ai u shpreh: “Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”.

Ora 18:02
Skadon afati i evakuimeve nga veriu i Gazës, kryeministri izraelit: Gati për lëvizjen e radhës

1697299515_558659.webp

Afati i evakuimeve të palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës për në jug ka skaduar. Gjatë një vizite në kufi me Rripin e Gazës pas skadimit të afatit të evakuimit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se 'faza tjetër po vjen'

"A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen”, thotë Netanyahu.

Ora 17:52
Sulmi në Izrael, Netanyahu viziton Kfar Azanë  

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka vizituar Beeri dhe Kfar Azanë, në zonën e Izraelit pranë kufirit me Rripin e Gazës, ku kaloi mes rrënojave të shtëpive ku ndodhi masakra e tmerrshme.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate zyrtare të lëshuar pas largimit të kryeministrit nga zona.

Netanyahu, saktësoi në deklaratë se u takua me luftëtarët në terren, duke përfshirë komandantin e brigadës së parashutës.

Zonat të cilat u vizituan nga Netanyahu tani janë të shkreta, pasi banorët janë evakuuar në vende të sigurta.

Ora 17:22
Quajti izraelitët ‘kolonizatorë’, profesori në Universitetin e Stanfordit pezullohet nga detyra

Universiteti i Stanfordit 

Një profesor në Universitetin prestigjioz të Stanfordit, në Kaliforni është pezulluar nga detyra e tij pasi quajti izraelitët ‘kolonizatorë’ dhe diferencoi studentët për nga prejardhja dhe identiteti i tyre.

Kjo ndodhi gjatë një diskutimi me studentët e tij, mbi luftën në Rripin e Gazës që po vijon që nga sulmi i Hamasit në Izrael.

Sipas asaj që mediat amerikane shkruajnë se profesori minimizoi Holokaustin, duke quajtur izraelitët "kolonizues" dhe veçoi studentët bazuar në prejardhja dhe identitetin e tyre.

"Pa paragjykuar çështjen, ky raport është një shqetësim serioz. Liria akademike nuk lejon shënjestrimin e studentëve bazuar në identitet," shpjegoi universiteti.

Ora 15:57
Pamje të rënda/ Goditet kolona me civilë teksa largohej nga Gaza veriore, dhjetëra të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Sulmet ajrore izraelite goditën autokolonat që largoheshin nga qyteti i Gazës të premten, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur të tjerë. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.

BBC raporton se janë regjistruar të paktën 12 viktima, ku kolona me civilë në Gaza ka qenë duke lëvizuar në një prej rrugëve të evakuimit. Pamjet e publikuara nga vendi i sulmit, tregojnë një kamion dhe dy automjete që kanë shpërthyer. Pamjet janë të rënda, me civilët e vrarë në rrugë, ndërsa duken edhe makina që kanë shpërthyer në flakë nga sulmet izraelite. 

Pamjet e tjera të filmuara përpara kësaj ngjarjeje treguan se kamionë të ngjashëm me këta ishin të mbushur me rreth 30 njerëz që udhëtonin në jug, në kërkim të një zone të sigurt. Disa do të jenë hedhur nga automjeti, të tjerët mund të kenë shpëtuar dhe janë larguar nga zona.

Më herët Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur marrëveshje për t’i lejuar të  huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah. Izraeli deklaroi dakordësinë që t’i ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt, për t’u larguar prej Gazës së rrethuar.

Ora 15:13
Hamasi: Nëntë pengje u vranë nga sulmet e Izraelit në Gaza gjatë 24 orëve

1697289574_izrael.jpg

Hamasi ka raportuar se nëntë pengje janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës. Sipas raportimeve, katër nga pengjet ishin shtetas të huaj.

Ora 14:35
Izraeli: Jemi në dijeni të vrasjes së gazetarit, po hetojmë ngjarjen

1697286902_gaz.jpg

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të shtunën se po shqyrtonin "incidentin" ku humbi jetën një gazetar i Reuters në Libanin jugor pas sulmeve izraelite. 

Videografi i Reuters, Issam Abdallah u vra kur Izraeli gjuajti me artileri në zonën ku ai dhe gazetarë të tjerë ishin mbledhur të premten, ku të paktën gjashtë të tjerë u plagosën. Gazetarët kishin veshur xhaketa me etiketa shtypi në momentin e sulmit, raporton CNN.

Pa përmendur emrin e Abdallah, zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Richard Hecht tha të shtunën se vdekja e tij ishte "një gjë tragjike", për të cilën atyre u vjen shumë keq, por nuk pranuan se ishte një sulmi izraelit që i mori jetën gazetarit. Ai shtoi se ata kanë pamje vizuale të incidentit dhe po i shqyrtojnë.

Gazetarët nga organizatat ndërkombëtare të lajmeve Al Jazeera, Agence France Presse dhe Reuters ishin ndër viktimat e incidentit, i cili shënon një nga katastrofat më të rënda të shtypit që nuk ka dalë ende nga lufta e Izraelit kundër Hamasit.

Ora 13:55
Protestuesit marshojnë pro-Palestinës në rrugët e Londrës: Mos e ndëshkoni popullin e Gazës

1697284436_londer.jpg

Mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për një marshim pro Palestinës duke thirrur: Mos e ndëshkoni popullin e Gazës

Policia Metropolitane ka thënë tashmë se do të vendosë më shumë se 1,000 oficerë për të kontrolluar demonstratën dhe Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS). Protestuesit kanë thënë për Skynews se ato po marshojnë në shenjë solidariteti me palestinezët.

Njëri prej tyre tha se sulmi nga Hamasi të shtunën e kaluar ishte "i tmerrshëm", por gjithashtu shtoi duke thënë:

"Mos e ndëshkoni të gjithë popullin e Gazës".

Ndërkohë, një tjetër protestuese tha se duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm. 

"Tashmë jeton në kushtet më të këqija siç është, dhe tani po detyrohen të arratisen. Paralajmërimet nuk ndihmojnë. Askush nuk ka ku të shkojë. Është çnjerëzore", tha ajo. 

I pyetur se si ndihej për humbjen e jetës nga të dyja palët, një shtetas nga Londra lindore, tha:

"Ndihem shumë i trishtuar. Në Palestinë, ka njerëz të pafajshëm që mbrojnë shtëpinë e tyre. Ata kanë vuajtur për një kohë të gjatë".

Ora 12:40
Forcat izraelite: Kemi vrarë komandantin Ali Qadi, një nga drejtuesit e sulmit të Hamas në Izraelin jugor

1697282154_ali.jpg

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë vrarë komandantin Ali Qadi, një nga drejtuesit e sulmit të Hamasit në Izraelin jugor të shtunën e kaluar. Forcat Ajrore të Izraelit njoftuan se Ali Qadi ishte eliminuar me ndihmën e agjencisë së inteligjencës Shin Bet në një sulm ajror në një bazë të Hamasit.

Qadi ishte arrestuar më parë nga Izraeli në vitin 2005 për rrëmbimin dhe vrasjen e izraelitëve, por ishte liruar si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Marrëveshja u ndërmjetësua në vitin 2011 midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e Gilad Shalit, një ushtar izraelit i rrëmbyer dhe i mbajtur rob për pesë vjet, në këmbim të 1,027 të burgosurve kryesisht palestinezë dhe arabo-izraelitë.

Gjithashtu në mëngjes u njoftua nga Izraeli edhe vrasja e Murad Abu Murad, një anëtar i grupit të Hamas. Sipas autoriteteve izraelite, ai u vra në një sulm ajror të kryer mbrëmë në Rripin e Gazës. Sipas forcave izraelite të sigurisë, Abu Murad mori pjesë në drejtimin e anëtarëve të Hamasit në sulmin në Izraelin jugor.

“Gjatë ditës së fundit, avionët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan selinë operative të organizatës terroriste Hamas, nga ku menaxhoheshin aktivitetet ajrore të organizatës. Gjatë sulmit, Murad Abu Murad, kreu i formacionit ajror në qytetin e Gazës, i cili mori një pjesë të madhe dhe drejtoi terroristët në sulmin vrasës të shtunën, u vra”, njoftoi Izraeli.

Ora 12:31
Ministri i Jashtëm belg: Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar

1697279451_kjds.jpg

Ministri i Jashtëm belg, Hadja Lahbib, deklaroi së fundmi se Belgjika u ishte bashkuar thirrjeve të Guterres dhe Borrell, në lidhje me evakuimin e një milion njerëzve në Gaza.

Ai tha se të dyja palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar duke shtuar se civilët nuk mund të përdoren si objektiva apo mburoja.

"Belgjika i bashkohet thirrjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me evakuimin e një milion njerëzve në Gaza. Të gjitha palët duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar. Civilët nuk mund të përdoren si objektiva apo mburoja”, shkroi në platformën X (ish-Twitter), Lahbib.

Ora 12:18
Jordania dënon veprimet e Izraelit: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është një krim lufte

1697278711_shesh.jpg

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, dënoi të shtunën veprimet e Izraelit në Gaza, duke e akuzuar për shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ai i etiketoi veprimet e Izraelit për të zhvendosur palestinezët nga Gaza si të papranueshme, të barasvlefshme me një krim lufte.

Gjatë një konference për shtyp, ministri tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë në mënyrë të vazhdueshme ndaj shkeljeve të statuteve ndërkombëtare. Safadi theksoi gjithashtu se prioriteti kryesor duhet të jetë sigurimi që ndihma humanitare të arrijë tek palestinezët në Rripin e Gazës, raporton CNN.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë shkeljet flagrante izraelite të ligjit ndërkombëtar. Parandalimi i ndihmave nga Izraeli për të hyrë në Gaza dhe presioni i tij ndaj banorëve për t’u larguar janë shkelje të ligjit ndërkombëtar", tha Safadi.

Më herët të shtunën, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se furnizimet mjekësore të destinuara për banorët e Gazës kishin mbërritur në Egjipt afër vendkalimit Rafah, por nuk ishin vendosur ende pasi organizata priste për hyrje përmes vendkalimit.

Ora 11:51
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme ruse: Synoj të shkoj në Katar, takim i mundshëm me Hamasin për diskutimin e lirimit të pengjeve

1697277089_RUSI.jpg

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Ruse, Mikhail Bogdanov, tha për agjencinë e lajmeve ruse Ria Novosti se ai synon të shkojë në Katar javën e ardhshme. Ai nuk përjashtoi edhe takimet me përfaqësuesit e Hamasit, për të diskutuar çështjen e lirimit të pengjeve. 

Zëvendësministri rus theksoi se nuk përjashton edhe takimin me përfaqësuesit e Hamasit gjatë këtij udhëtimi.

"Unë do shkoj dhe nuk e përjashtoj se mund të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Hamasit. Zakonisht ne takohemi me lidershipin e Hamasit sa herë që shkoj atje. Nëse ata dëshirojnë, ne do mbajmë gjithmonë kontakte me ta. Për më tepër, në këtë situatë, ky takim është i dobishëm për zgjidhjen e çështjeve praktike, duke përfshirë edhe lirimin e pengjeve”, tha Bogdanov.

Ora 11:09
Irani: Perëndimi shtrembëron të vërtetën për situatën në Gaza, justifikojnë mizoritë e tyre! SHBA ofron mbështetje ushtarake kundër palestinezëve

1697274525_oss.jpg

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, në një takim gjatë mbrëmjes së djeshme me presidentin sirian Bashar Assad, tha se Perëndimi po shtrembëronte të vërtetën për situatën në Gaza, duke justifikuar mizoritë e tyre.

“Vendet perëndimore përpiqen të shtrembërojnë realitetin e Gazës për të justifikuar mizoritë e sionistëve dhe për të legjitimuar këto krime”, tha Amirabdollahian.

Ai shtoi se SHBA po ofron mbështetje ushtarake kundër palestinezëve. Po ashtu tha se vrasja brutale e njerëzve në Gaza ishte një krim lufte.

“Ata u bëjnë thirrje të gjitha palëve në konflikt të tregojnë përmbajtje, me përjashtim të regjimit sionist. Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjnë thirrje për përmbajtje dhe ndërkohë të ofrojnë mbështetje ushtarake për regjimin sionist për ta përdorur atë kundër palestinezëve. Vrasja brutale e njerëzve në Gaza nga sionistët, bombardimi dhe rrethimi i kësaj zone janë një krim lufte”, tha Amirabdollahian duke nënvizuar se Rezistenca është e aftë të mbajë veten për një kohë të gjatë kundër Izraelit.

Presidenti sirian, nga ana e tij, tha se "sionistët dhe mbështetësit e tyre, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore, përpiqen ta kthejnë situatën në të kaluarën pas fitores së fundit palestineze ose të përdorin sulmet e Hamasit si një justifikim për të shkatërruar Rezistencë". 

“Arsyeja e mbështetjes së Perëndimit për regjimin sionist është shqetësimi i tyre për rrezikun e një kolapsi të regjimit, për shkak të krizës së tij politike dhe ekonomike”, shtoi ai.

Ora 10:57
Pas 10 orësh, sulmet me raketa rifillojnë nga Gaza në jug të Izraelit

1697273959_lila.jpg

Sulmet me raketa nga Gaza në jug të Izraelit kanë rifilluar pas një pauze prej rreth 10 orësh, raporton ushtria. Ata shpjeguan se tani për tani sihin komunitetet izraelite pranë Rripit të Gazës të cilët po përballen me sulmet raketore

Sipas ushtrisë, vetëm dje në Ashkelon, një qytet bregdetar në jug të vendit, Hamasi lëshoi mbi 150 raketa.

Ora 10:13
Izraeli kryen sulmet e para nga toka në Gaza, Netanyahu: Ky është vetëm fillimi

1696871164_benjaminnetanyahu.jpg

Izraeli ka nisur gjatë natës sulmin tokësor në zona të lokalizuara në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se ofensiva në Rripin e Gazës është "vetëm fillimi". 

“Ne po godasim armiqtë tanë (Hamasin) me forcë të paprecedentë dhe konfirmoj se ky është vetëm fillimi. Armiqtë tanë sapo kanë filluar të paguajnë çmimin”, tha ai në një deklaratë televizive të transmetuar nga Channel 12 izraelit.

Netanyahu tha se Izraeli do e përfundojë luftën vetëm kur ai ta shohë të përshtatshme, pasi militantët e Hamasit të jenë 'dobësuar'.

Ai vuri në dukje se Tel Avivi po mobilizon mbështetje masive ndërkombëtare për operacionin dhe vuri në dukje furnizimet e pritshme të municioneve dhe armatimit të SHBA. Netanyahu është zotuar në më shumë se një rast të eliminojë lëvizjen e Hamasit që nga fillimi i operacionit Al-Aksa Flood.

Numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 1,799 dhe të paktën 6,612 janë plagosur në bombardimet që nga e shtuna, duke përfshirë 1,644 fëmijë dhe 1,005 gra, sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të premten, raporton agjencia e mediave turke Anadolu.

Konflikti filloi kur Hamasi filloi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Kjo përgjigje është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim gjymtues që nga viti 2007.

Ora 10:04
Guterres: Duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare, luftërat kanë rregulla

1695136191_gute.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se synon t’i paraqesë një sërë pikash Këshillit të Sigurimit në mes të katastrofës humanitare në rritje në botë shkaku i luftërave.

Guterres pohoi se edhe luftërat kanë rregulla dhe se duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare humanitare.

“Edhe luftërat kanë rregulla. Ligji ndërkombëtar humanitar dhe ligjet për të drejtat e njeriut duhet të respektohen dhe zbatohen; civilët duhet të mbrohen dhe të mos përdoren kurrë si mburoja”, tha Guterres.

Guterres më tutje deklaroi se të gjitha pengjet në Gaza duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. 

UN Secretary General: Even wars have rules

UN Secretary-General António Guterres spoke to the press with a set of talking points he intends to deliver to the Security Council amid the growing humanitarian catastrophe:

???? "Even wars have rules. International humanitarian law and… pic.twitter.com/z38IO7AI4c

— NEXTA (@nexta_tv) October 13, 2023
Ora 09:49
VIDEO/ Sulm me raketa në Izrael, Von der Leyen me jelek antiplumb në rrugët e fshatit afër Rripit të Gazës! Momenti kur ajo dhe Metsola nxitojnë për t’u fshehur në një strehë

 

Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metzola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur, pasi u detyruan të nxitonin në një strehë për shkak të një sulmi me raketa.

Ajo shihet e veshur me jelek anti-plumb dhe shoqëruar nga dhjetëra ushtarë izraelitë e zyrtarë të lartë vendas.

Sky News publikoi videon dhe vuri në dukje se në atë moment u dëgjuan sirenat e sulmit ajror.

Gjithashtu kryetarja e Komisionit ka bërë një postim në platformën X për vizitën e saj së bashku me presidenten e Parlamentit Europian.

“Ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është përtej fjalëve”, ka shkruar Ursula Von der Leyen.

????President of the European Commission Ursula von der Leyen @vonderleyen rushing to a bomb shelter as rocket alert sirens blare in Tel Aviv pic.twitter.com/qaPZUfRpOE

— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) October 13, 2023
Ora 09:15
VIDEO/ Ushtria izraelite: Liruam 250 pengje dhe vramë 60 militantë të Hamasit

 

Ushtria izraelite ka bërë publike një video të një aksioni ushtarak të ndodhur më 7 tetor, gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Objektivi i operacionit ishte rifitimi i kontrollit të postës kufitare, që ndodhet pranë Rripit të Gazës. 

Për këtë mision, ushtria mobilizoi një "njësi elitare flotilje 13", e cila dislokoi forcat e saj në zonën ngjitur me ‘gardhin e sigurisë’ së Gazës. 

Gjatë këtij operacioni shpëtimi, sipas Forcave të Mbrojtjes Ajrore (IDF), ushtarët arritën të shpëtojnë 250 pengje dhe neutralizuan mbi 60 militantë të Hamasit, duke arrestuar 26 prej tyre, madje edhe duke përfshirë figura kyçe si Muhammad Abu A'ali, zëvendës komandant i bazës detare jugore të divizionit të Hamasit, raporton La Repubblica.

Ora 08:58
VIDEO/ Shkëmbim zjarri mes militantëve të Hamasit dhe forcave izraelite, shpëtohen 2 gra

 

Dy gra rrezikuan jetën e tyre për shkak se mes militantëve të Hamasit dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Yachini, Izrael, pati një shkëmbim zjarri.

Imazhet e kamerave të sigurisë, të datës së shtunës 7 tetor, tregojnë qartë një grua duke ikur ndërsa militantët e Hamasit afrohen pranë saj me një makinë. Menjëherë pas kësaj, dy gra të tjera mbërrijnë në vendngjarje dhe kërkojnë strehim pas një makine teksa Hamasi fillon të vrasë njerëz me breshëri plumbash. 

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit u kanë shpëtuar jetën pasi arritën në kohë në vendngjarje. Agjencia e lajmeve Reuters ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen e saktë duke analizuar rrugën, shtigjet përreth dhe pozicionin e portës, me anë të imazheve satelitore, raporton La Repubblica.

Të shtunën më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit, duke shkaktuar shkatërrime në qytete dhe duke rezultuar në vdekjen e qindra njerëzve, si dhe rrëmbimin e të tjerëve. Ushtria izraelite, pas një faze fillestare kaosi në përpjekjen për të ndalur sulmin, u përgjigj me sulme ajrore duke shkatërruar ndërtesa dhe objekte të tjera në Gaza, e cila po ashtu në të njëjtën kohë dërgoi edhe përforcime të konsiderueshme në enklavë.

Ora 08:45
Izraeli tregon dy rrugë 'të sigurta' për të udhëtuar në jug të Gazës midis orës 10:00 dhe 16:00

1697102059_lilu.jpg

Forcat e Mbrojtjes izraelite informuan banorët palestinezë që jetojnë në veri të Gazës dy korridore humanitare për ditën e sotme që do t'i lejojnë ata të lëvizin të sigurt në jug në enklavën palestineze midis orës 10:00 dhe 16:00 me orën lokale.

Kjo është raportuar nga BBC, duke cituar një postim arab në Twitter nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee. 

Ata që jetojnë në qytetin e Gazës janë këshilluar të lëvizin në jug nga Beit Hanoun në Khan Yunis, ndërsa ata që jetojnë pranë bregut dhe në perëndim të Olive do të jenë në gjendje të lëvizin përgjatë rrugëve Dalul dhe Al-Sana drejt Salah Al-Din dhe Al-Sana. Bahr, shkruan zëdhënësi.

Ora 08:40
Gjenden në territorin e Gazës trupat e izraelitëve të zhdukur që nga fillimi i sulmit të Hamasit

1697226043_izrael.jpg

Forcat ushtarake izraelite që kryen ditën e djeshme "bastisje" në Gaza gjetën "trupa" njerëzish të zhdukur që nga fillimi i sulmit të Hamasit që nisi të shtunën e kaluar. Disa raporte të ndryshme në mediat izraelite e kanë  mbështetur këtë gjë.

Ora 08:30
Hamasi: 256 të vdekur dhe 1788 të plagosur në Gaza në 24 orët e fundit

1697181651_zz.jpg

Në 24 orët e fundit ka pasur 256 të vdekur dhe 1788 të plagosur në Gaza. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, duke saktësuar se në mesin e viktimave kishte 20 fëmijë. 

Në total, numri i të vdekurve që nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin është të paktën 1900.

Ora 08:28
Forcat izraelite pretendojnë se kanë vrarë komandantin e forcave ajrore të Hamasit në Gaza

1697264843_lal.jpg

Një zyrtar i lartë ushtarak i lëvizjes islamike palestineze Hamas është vrarë  nga Forcat Ajrore izraelite, sipas një njoftimi të zëdhënësit ushtarak. Bëhet fjalë për  Murad Abu Murad, që sipas Ushtrisë Izraelite, është kreu i operacioneve ajrore të (Hamasit) në qytetin e Gazës, përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmit vdekjeprurës të së shtunës kundër Izraelit

Forcat e armatosura të Izraelit thanë sot se kishin zbuluar një “lëvizje të rëndësishme” të civilëve palestinezë në jug, një ditë pasi urdhëruan banorët e Gazës të largoheshin, ndërsa kryeministri izraelit u zotua për hakmarrje të mëtejshme për sulmin e javës së kaluar nga Hamasi.

Ora 08:19
Ushtria izraelite: Hamasi po përpiqet të ndalojë evakuimin e banorëve të Gazës

1697218359_7f6ce634aa654474bfa3fa1a2d5db6b61.jpg

Ushtria izraelite akuzon Hamasin se po përpiqet të ndalojë evakuimin e banorëve të Gazës. Jonathan Conricus, nënkolonek, u shpreh në një deklaratë se ushtria izraelite nuk do që civilët të preken nga lufta.

“Ata nuk janë armiku ynë, ne nuk po përpiqemi të vrasim apo plagosim asnjë civil që po luftojmë kundër Hamasit”, tha Conricus duke shtuar se kanë parë njerëz që kanë dëgjuar paralajmërimet e tyre dhe janë larguar.

Ai thotë se është “jashtëzakonisht e trishtueshme dhe shqetësuese” të shohësh Hamasin duke u përpjekur të ndalojë civilët palestinezë që të evakuojnë zonën. Sipas tij, qëllimi i ushtrisë është çmontimi i Hamasit, raporton CNN.

“Qëllimi ynë është shumë i qartë, faza e fundit e kësaj lufte është që ne do të çmontojmë Hamasin dhe aftësitë e tij ushtarake dhe do të ndryshojmë rrënjësisht situatën në mënyrë që Hamasi të mos ketë më kurrë aftësinë për të shkaktuar ndonjë dëm mbi civilët apo ushtarët izraelitë”, tha Conricus.

Ora 08:00
Izraeli arreston 230 anëtarë të Hamasit në 'West Bank', mediat izraelite: Mes tyre dy eksponentë kryesore të terroristëve  

1696942283_hamas.jpg

Ushtria izraelite ka arrestuar mbi 230 operativë të Hamasit në disa zona të 'West Bank' që nga fillimi i operacionit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat izraelite. Në mesin e të arrestuarve, shton Jerusalem Post, ka edhe dy eksponentë kryesorë të organizatës terroriste, Sheikh Adnan Asfour dhe Ahmed Awad, të kapur në Nablus.

Ora 07:31
Lufta në Izrael, Rusia kërkesë OKB-së për armëpushim! Mediat: SHBA ka dërguar avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

1696950565_luftaizrael.jpg

Rusia i kërkon OKB-së një armëpushim të menjëhershëm në Gaza: një rezolutë i është dorëzuar këshillit të sigurisë për luftën në Izrael. Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se SHBA avionët luftarakë amerikanë F-15 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 15/10/2023 07:21

    rusia kurve ben thirrje per armepushim,,,,kurse vete vret perdite ukrainasit ne vendin e vet,,por edhe keta cifutet paskan qene te poshter fort...

    Përgjigju
  • Iris: 15/10/2023 03:01

    Aspiratat kombetare shpesh gjejne shprehje me forma te tilla.Disa shembuj: Irlanda e Veriut,Basket,cecenet,kurdet.Kur ti kerkon shtet te pavarur dhe metodat traditcionale te diplomacise jane te pafrytshme,kujt do t'ja japesh voten,apo besimin? -Sigurisht qe do t'ja japesh atij qe te premton realizimin e aspiratave me cdo kusht.Ne rastin konkret,palestinezet ja dhane Hamasit.Nderkaq nuk eshte asgje per t'u cuditur me protestat pro Palestine,sidomos ne qarqe te tilla te sofistikuara si Harvardi,duket qe dialogu pa fund,pa vlere,pa rezultat per paqe,premtime te pambajtura per shtetformim,zgjerimi i kolonive edhe aty ku s'duhet,pasojat ekonomike-sociale te civilet i jeteses qe varet per cdo gje nga oret e izraeliteve,nazet e Izraelit prej te perkedheluri te botes,sidomos asaj evropiane qe akoma vuan nga /guilty conscience/ per shkak te hijeve te se kaluares,duket qe e kane bere efektin e tyre mes studenteve e grupeve te tjera dhe sa per protesten e familjareve te pengjeve kunder Netanjahut,edhe kjo eshte mese e kuptueshme.Ndersa Hamasi po pergatitej per nje sulm te tille,Netanjahu ishte shume i zene me berjen e vetes ne nje tjeter Erdogan lagjeje! Ju kujtohen protestat e brendshme disa mujore ne Izrael?!

    Përgjigju
    • Artan: 15/10/2023 08:11

      Ha ha, Harvardi “qark i sofistikuar”. Harvardi eshte qendra e trushpelarjes. Te gjitha keto komentet qe kam bere ketu synojne te thone pikerisht kete gje: qe kjo nuk eshte nje ceshtje mes se drejtes dhe së gabuarës, por ceshtje qendrimi pro njeres a tjetres pale sipas interesave te tua. Eshte nje shtet i madh qe eshte kunder cdo levizjeje separatiste, nuk e them dot se kush eshte dhe perse eshte. E vetmja levizje pro edhe kjo e halldupo arabeve. Se jane ndare hesapet, domethene llogoret, te pakten ne perceptim: Amerika me Izraelin, kundershtaret e Amerikes me halldupo arabet. Pra me ke duhet te jene shqiptaret, me amerikanet apo me armiqte e shqiptareve, greket, serbet, ruset e soj e sorollop. Kjo eshte ceshtja. Per me teper qe per shqiptaret ceshtja me e rendesishme eshte Kosova dhe njohja e saj dhe kemi perballe Izraelin qe e njeh, dhe halldupo arabet qe jane me “katolikë se papa”, jane kunder Kosoves me shume se edhe vete serbet. Thene thjesht, pse duhet t’u vije keq shqiptareve pse vriten halldupo-arabet, kur ata jane miqte e zellshem te atyre qe me kane vrare shqiptaret. Ja, kaq e thjesht edhte ceshtja, nuk e kuptoj pse gjenite e ketushem nuk e kuptojne.

  • niku: 14/10/2023 23:38

    po nuk u zhduk Hamasi, do te kemi probleme edhe ne europe me terrorizmin islamik

    Përgjigju
  • Tati: 14/10/2023 20:50

    Izraeli po e perdor ate goditjen e Hamasit per te pushtuar toka te tjera Palestineze , keta idiota qe vazhdojne te mbrojne me fanatizem ate rrace te felliqur nuk e dine se cfare bejne jane vk

    Përgjigju
    • Arab: 15/10/2023 06:55

      Ti je ka i mencur ne fakt, ti qe mbron rracen e paster arabe. Ja dhe nje gjeni tjeter (na mbyten gjenite), zbuloi qe Izraeli do te pushtoje toka te tjera arabesh, po nuk na tha cilat.

  • Tani: 14/10/2023 16:08

    Uroj fitoren e padiskutueshme te Izraelit. Terrorristet e Hamasit duan plumbin kokes.

    Përgjigju
    • Hila: 14/10/2023 17:51

      Zotnij Tan dhe ti Beno! po te ishin njerez te mire Hitleri nuk i kishte ç'farosur! Tan&Beno ne kullat binjake punonin me mijra qifut,dhe ate dite asnje nga ato mijera qifut ate dite nuk ndodheshin asnje ne pun? Si mund te perkthehet kjo? Ju si eksperte qe qenkeni,mund te na tregoni! Ai Profesori ka pasur te drejte qe i ka quajtur Kolonizator,ato ashtu jane.

  • Arben: 14/10/2023 09:26

    Izraeli ka te drejten e tij te reagoje si t'ia doje qejfi! Asnje kufizim nuk duhet te kete per Izraelin. Kjo sepse eshte sulmuar i pari por edhe per faktin qe ka njohur Kosoven! Palestina duke mos njohur Kosoven eshte rreshtuar haptazi ne krahun anti amerikano-shqiptar qe do te thote se nuk duhet te kete askush meshire per te!

    Përgjigju
    • Na mbytën të zgjuarit që janë budallenj: 15/10/2023 06:46

      Ti je gjenia “qe e kupton” qe Palestina eshte “jo anetare në OKB”, ndaj nuk e njeh Kosoven, prandaj sipas logjikes tende prej gjeniu, edhe Kosova eshte “jo anetare në OKB”, ndaj nuk e njeh Palestinen. Ndersa per ne jo gjenite, arsyeja eshte e thjeshte: “Budalla jam une te te njoh ty, kur ti nuk me njeh mua.” Ose madje edhe “Si mund te te njoh kur ti s’më njeh, domethënë për ty nuk ekzistoj”.

    • Davidi: 14/10/2023 21:02

      @Arabi.. si the arabo-palestinezet shpiken terorizmin, po u zgjuan nje dite dhe thane hajde ti biem izraelit kot se skemi ca te bejme. Terorizmi i perendimit eshte me i civilizuar.

    • Na mbytën budallenjt që hiqen si të zgjuar: 14/10/2023 18:24

      Unë sjam gjeni por as aq i zgjuar si ty kur jep argumente. Meqenëse na solle si argumentë “njohjen” e Palestinës për Kosovën, atëherë të njëjtin qëndrim ka dhe Kosova ndaj Palestinës. Kosova s’e njeh Palestinën… https://www.gazetatema.net/2011/11/24/kosova-s%E2%80%99e-njeh-palestinen

    • Na mbyten idiotet internacionaliste: 14/10/2023 16:57

      2. Ti qenke vërtet gjeni. Se ç’lidhje ka “jo anëtare e OKB-së”, ti e di. Apo vetem anetaret e OKB-se te njohin. Po që ka votuar ne çdo organizate nderkombetare kunder Kosoves, apo e ka bere ngaqe eshte “jo anëtare e OKB-së”. 3. Lexo ketu se mbase edhe gjenite si ti kthjellohen. 4. https://demokracia.com/qendrimet-e-vazhdueshme-palestineze-kunder-pavaresise-se-kosoves/ 5. https://fax.al/news/1720323/lista-e-shteteve-qe-votuan-pro-dhe-kunder-kosoves-ne-unesco 6. https://reporteri.net/lajme/palestina-e-vendosur-kunder-kosoves-ne-interpol/ 7. https://bnn.network/world/serbia/serbia-and-palestine-strengthen-traditionally-friendly-relations/ Nuk ta mohova qe je shqiptar, jo, po je nga ata shqiptaret internacionaliste thashe.

    • Arab: 14/10/2023 16:50

      Dhe sa per shtetet evropiane qe thua, nga na dolen kaq shume që nuk e kane njohur Kosoven. Megjithese jane te krishtera, e kane njohur shumica derrmuese, hiq Greqine sigurisht, dhe bishtin e saj Qipron, Spanjen per ato problemet e veta, dhe miqte e serbeve si rumunet e sllovaket. Ndersa halldupet palestineze duhet te ishin te paret qe duhej ta njihnin Kosoven, per dy arsye. Por ata u bene miq te ngushte me serbet, si me Hitlerin ne LIIB.

    • Arab: 14/10/2023 16:15

      Po ti nga e gjete te drejten e asaj lufte? Terrorizmin modern e shpiken arabo-palestinezet, jo Izraeli. Dhe jane ata shtazet e Hamasit qe e perdorin popullsine civile, perfshire femijet, si mish per top. Edhe tani u thote te mos largohen nga Veriu i Gazes, se genjejne cifutet si puna jote. Sa per te drejten qe thua, ka vetem nje te drejte, dhe eshte ajo e forces. Arabet i pushtuan me force ato troje, tani ka dale nje me i forte se arabet, qe I ka banuar ato troje shume me heret se halldupet.

    • Na mbytën budallenjt: 14/10/2023 16:06

      Je i painformuar në rastin më të keq ose po përhap propagandë. Palestina jo anëtare në OKB çfarë nuk kupton? E kupton që përdorimi i fjalës "njohje" si argument është kundra popullit të pafajshëm Palestinez. Dhe meqenëse do lidhje me Kosovën, mos vallë ju pëlqen gjithçka që kanë bërë serbët kundër Kosovës? Dhe sma ndjen fare se çfarë mendon ti, EDHE UNË SHQIPTAR JAM NGA ATA SHQIPTARËT 20% realist.

    • Cifut: 14/10/2023 14:52

      Izraeli eshte shtet terrorist qe vret gra dhe femije ky eshte nje fakt , persa i perket Palestines e njeh apo jo Kosoven ska lidhje fare me te drejten ne ate lufte , shume shtete europiane nuk e kane njohur Kosoven dhe cdo te thote kjo ? Cdo gje ne kohen e vet por e drejta eshte e drejte

    • Na mbyten idiotet internacionaliste: 14/10/2023 13:53

      Po si nuk ka Kosova lidhje e gjeni. Ka lidhje per ne shqipptaret. Perse duhet te na vije keq per ca halldupe qe jane kunder nesh.

    • Na mbytën budallenjt: 14/10/2023 11:30

      Çfarë lidhje Kosova me temën në fjalë? Cito dhe biblën për të na bindur për drejtësinë e shtetit izraelit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?