VLORË- Një aksion blic i forcave speciale RENEA po vijon në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së 9 gushtit. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se forcat RENEA kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.
Mësohet se aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA.
Burime bëjnë me dije se po kontrollohet në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare pasi ka pasur informacion se aty ndodheshin 2 persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.
RENEA ka bllokuar dhe hyrjen në hotel dhe nuk lejon lëvizjen e asnjë makine.
Po kështu një ambulancë është prezente aty.
Keni dhe kta policet qe parrullojn seliten ,eshte nje barkmadh ezmer koke e kemb bashk me odrineeret. Mbajn nga dy nr cel. Futini nje kontroll blitz
PërgjigjuShow mediatik se çunat jan me pushimet e kane korrur barin
PërgjigjuKriminelet kapen vetem po te mos ju thuash policise se Vlores. Sepse ata i lajmerojne shoket edhe punedhenesit per cdo veprim daj tyre. Kur do ju hyje njehere dore RENEA policise se Vlores edhe ti burgose te gjithe ata maskarenj qe veshin uniformat e shtetit?
Përgjigju