SPANJË - Barcelona dhe Real Madrid do përballen sot (e shtunë) në orën 22:00 në finalen e Kupës së Mbretit, e cila zhvillohet në Sevilla. Pas kërcënimeve të Real Madrid për mos u paraqitur në finale pasi kërkoi ndryshimin e arbitrit të VAR, klubi "Galaktik" ka bërë pas dhe ka konfirmuar se ndeshja do zhvillohet sipas parashikimeve.
Si vijnë ekipet
Barcelona dhe Reali tashmë janë përballur në finalen e Superkupës së Spanjës, në të cilën katalanasit fituan bindshëm 5-2, teksa fituan edhe ndeshjen e parë të La Ligës në Madrid me rezultat bindës (4-0) dhe në ndeshjen e sotme hyjnë si favorit.
Sa i përket mungesave, Barcelona nuk ka të gatshëm Roberto Lewandowskin dhe mbrojtësit Alejandro Balde, ndërsa Realit do t’i mungojnë mbrojtësit Eder Militao dhe Dani Carvajal, si dhe mesfushori Eduardo Camavinga.
Formacionet e mundshme të finales:
Barcelona: Szczesny; Kounde, Cubarsi, Martinez, Martin; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Torres
Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Ceballos, Tchouameni, Modric, Bellingham; Vinicius Jr, Mbappe
Komente
