FT/ Francë 4-1 Australi (Rabiot 27', Giroud 32', 71', Mbappe 68'/ Goodwin 9')
Franca fitoi 4-1 me Australinë në ndeshjen e parë të grupit D në Kupën e Botës. "Gjelat" përmbysën Australinë në "Al Janoub Stadium" të qytetit Al Wakrah, duke hedhur kandidaturën për trofeun e këtij eventi.
Kampionët në fuqi të Kupës së Botës u surprizuan në minutën e nëntë, teksa Goodwin kaloi "Kangurët" në avantazh pas vetëm nëntë minutash. Një aksion i bukur nga e djathta e sulmit bëri që gjuajtja të përfundonte në portën e Lorris. Në minutën e 27, Rabiot barazoi me kokë, duke i hapur rrugë suksesit të Francës. Në të 32 minutë ishte Giroud që përmbysi ndeshjen, duke u bërë lojtari me moshë më të vjetër që shënon në një Botëror te Franca.
Në pjesën e dytë, Mbappe gjeti golin në minutën e 68, teksa Giroud në të 71 minutë shënoi dopietën personale, duke e çuar rezultatin në 4-1. Sulmuesi i Milan barazon me 51 gola legjendën Thierry Henry te Franca.
Pas ndeshjeve të para në grupin D, Franca merr kreun me tre pikë, Danimarka dhe Tunizia me nga një pikë ndajnë vendet 2 dhe 3, teksa Australia me zero pikë qëndron në fund.
Franca ka shënuar golin e katërt kundër Australisë në Kupën e Botës. Olivier Giroud në minutën e 71 ka gjetur dopietën personale, duke barazuar Thiery Henry me 51 gola te Franca. Rezultati, Francë 4-1 Australi.
Kylian Mbappe shënon në Botëror. Në minutën e 68 të ndeshjes, sulmuesi francez gjen golin e rezultatit 3-1 kundër Australisë.
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe ka humbur një rast të pabesueshëm në minutën e 45 të pjesës së parë, teksa ka shpërdoruar nga pranë portës, duke mos e dërguar rezultatin në 3-1.
Olivier Giroud përmbys ndeshjen. Franca kryeson 2-1 me Australinë në Botëror. Sulmuesi i Milan gjen golin në minutën e 32. Brenda pesë minutave, Franca përmbys "Kangurët". Në moshën 36 vjeçare, Olivier Giroud është lojtari më i vjetër që ka shënuar në një Kupë Bote me Francën.
Franca barazon rezultatin në 1-1 me Australinë. Në minutën e 27 Rabiot pas krosimit të Theo Hernandez shënon me kokë.
Craig Goodwin kalon Australinë në avantazh. Në minutën e 9 të takimit, pas një aksioni të bukur Australia ndëshkon Francën në Kupën e Botës. Në këtë aksion mbeti i dëmtuar edhe Lucas Hernandez, mbrojtësi francez.
Franca dhe Australia luajnë sot në 20:00 për grupin D në Kupën e Botës. Në moshën 36 vjeçare, Olivier Giroud është lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Kupë Bote me Francën.