Europa League, finalja e Budapestit

Finale italo-spanjolle, Sevilla - Roma diskutojnë trofeun e Europa League

18 Maj 2023, 23:40| Përditesimi: 19 Maj 2023, 09:54

  • Share

Sevilla - Roma do jetë finalja e Europa League, me duelin që do zhvillohet më 31 maj në Budapest të Hungarisë. "Puskas Arena" do mirëpresë spanjollët për herë të shtatë në finalen e këtij kompeticioni, gjashtë nga të cilat andaluzianët i kanë fituar.

Nga ana tjetër, Roma për vitin e dytë radhazi do kërkojë suksesin në Europë, pas trofeut të Conference League në finalen e një viti më parë në Tiranë.

Skuadra e Mourinhos ndali në barazim 0-0 Leverkusenin në Gjermani, duke iu falur golit në ndeshjen e parë në "Olimpico". Në Spanjë, Sevilla fitoi në shtesë 2-1 me Juventusin, duke marrë të drejtën për të luajtur më tej në finale.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?