Nesër (e premte) duke nisur nga ora 20:45 në "Ennio Tardini" të Parmës në Itali, kombëtarja shqiptare e futbollit do përballet në miqësore kundër Kilit.
Trajneri Sylvinho duket se ka ndryshuar mendje në seancën e fundit stërvitore në tokën italiane këtë mbrëmje dhe pritet që t'i besojë Armando Brojës një fanellë titullari.
Pjesa tjetër e ekipit do jetë e njëjtë me ato të kualifikueseve, teksa shihet Mihaj në mbrojtje krah Gjimshitit.
Me skemën 1-4-2-3-1, Sylvinho tregon se për të nuk ka duele miqësore. Pritet që në Parma të ketë më shumë se 16 mijë tifozë, ndërsa trajneri do u japë minutave edhe elementëve që ka në stol.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Seferi, Broja Trajner: Sylvinho