Sport

Formacioni zyrtar kundër Andorrës, Reja tetë ndryshime nga minuta e parë në krahasim me Anglinë

15 Nëntor 2021, 19:41| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 19:44

  • Share

Shqipëria do luaj sonte ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit në Grupin I që rastis të jetë kundër Botërorit. Në krahasim me sfidën e tre ditëve më parë kur humbëm 5-0 me Anglinë, trajneri Reja ka bërë 8 ndryshime në formacion, i diktuar nga dëmtimet dhe kartonat.

Sot në orën 20:45 e nisin titullarë Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi dhe Seferi.

Që prej sfidës me Anglinë kuqezinjtë i mbyllën edhe matematikisht shpresat për t’u kualifikuar në Botëror, por kundër Andorrës vlen si për aspektin psikologjik ashtu edhe për pikët, pasi kuqezinjtë duhet të ruajnë vendin e tretë që kërcënohet nga Hungaria.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi.
Trajner: Edi Reja

Andorra: Gomes, San Nikolas, Garsia, Alavedra, Cervos, Vieira, Martinez, Puzhol, Alaez, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez


Lajmi kryesor:

Shqipëria mund Andorrën me rezultat minimal, renditet e treta në eliminatoret për Botërorin


Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?