Formulari i PD-së/ 42 pyetje që duhet t’u përgjigjet Berisha si kusht për ta futur Basha në listë, nga raportet me Fazlliçin tek ndryshimi i datëlindjes

27 Qershor 2020, 22:08| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 22:30

  • Share

Kushdo që ka ambicia për t’u bërë kandidat për deputet në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 2021, duhet të plotësojë një formular, duke iu përgjigjur mbi 40 pyetjeve rreth figurës dhe integritetit të rij. Personi që nuk i përgjigjet njërës nga pyetjet përjashtohet automatikisht. Ata që gënjejnë paralajmërohen për pasoja ligjore, ndonëse formulari është thjeshtë një dokument partie dhe si i tillë nuk ka asnjë vlerë juridike shtetërore. Shqiptarja.com ka identifikuar dhe listuar 42 pyetjet që duhet t’u përgjigjen të gjithë personat që kërkon të bëhen pjesë e listës së PD.

Disa nga pyetjet rezultojnë të sikletshme për ish-kryeministrin Sali Berisha, gjithnjë nëse do ta plotësojë formularin. Referuar formularit, Berisha duhet të përgjigjet se pse i ka ndryshuar gjeneralitetet, konkretisht pse ka ndryshuar emrin nga ‘Salih’ në ‘Sali’ si dhe datën e lindjes nga ‘1 korrik 1944’ në ‘15 tetor 1944’. Berisha duhet t’i përgjigjet një pyetje tjetër sa i takon raporteve me Damir Fazlliç, konkretisht pyetjes nëse ai dhe fëmijët e tij kanë pasur direkt apo indirekt ndonjë interes financiar me ndonjë shtetas të huaj. Një tjetër pyetje ka të bëjë me të kaluarën komuniste. I ndjeri Hysen Shoshori ka deklaruar publikisht se Berisha kishte dalë dëshmitar kundër tij në gjyq, duke kërkuar varjen në litar për trakte kundër regjimit.

Pyetjet e tjera që duhet t’u përgjigjen të gjithë pretendentët për kandidatë për deputetë kanë të bëjnë me përdorimin e alkoolit, drogës, raportet me drejtësinë, korrektesa në pagimin e taksave, aktivitetin jashtë vendit, përfshije në akte dhune në familje etj. Verifikimi i të dhënave do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, i ngritur pranë Partisë Demokratike për këtë qëllim. Në krye të formularit thuhet se “ky verifikim do të jetë i domosdoshëm si për pozicionet e rëndësishme në PD, ashtu dhe në qeverisjen e vendit”.

Pyetjet në formularin e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë

1.Nëse keni ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit tuaj, apo keni përdorur një gjeneralitet tjetër, qoftë edhe pa e ndryshuar zyrtarisht, lutemi listoni secilin prej tyre. Arsyet e ndryshimit të gjeneralitetit.

2.A keni patur direkt apo indirekt, ju, bashkëshorti/ja juaj, bashkëjetuesi/ja juaj apo fëmijët tuaj madhorë, ndonjë interes financiar (përfshirë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, llogari bankare, investime, aksione apo instrumente të tjera financiare) me një person juridik ose fizik, publik ose privat, të huaj?

3.A keni patur ju personalisht apo bashkëshorti/ja; fëmijët apo prindërit, kontakte të afërta ose të vazhdueshme me një shtetas të huaj brenda 10 viteve të fundit, me të cilët jeni apo keni qenë në lidhje shoqërore/miqësore, afeksioni, influence, interesi të përbashkët dhe/ose detyrimi?

4.Në periudhën 29.11.1944 - 02.07.1991 a keni qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme?

5.A keni mbajtur ndonjëherë post zyrtar në një shtet të huaj, apo në një organizatë ndërkombëtare / të huaj (pavarësisht nëse vepron brenda apo jashtë vendit)?

6.A i keni ofruar ndonjëherë mbështetje financiare ndonjë shteti të huaj, shtetasi të huaj, apo ndonjë organizate ndërkombëtare / entiteti të huaj (pavarësisht nëse vepron brenda apo jashtë vendit)?

7.A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj pa ndërprerje?

8.A jeni konsultuar ndonjëherë me një psikolog dhe/ose psikiatër në lidhje me gjendjen tuaj emocionale ose mendore, apo a keni qenë ndonjëherë i shtruar në institucionet shëndetësore për këtë arsye?

9.A ka pasur ndonjëherë kërkesë ndaj jush në gjykatë për heqjen e zotësisë për të vepruar apo të t’ju deklaruar të paaftë mendërisht/fizikisht?

10.A keni përdorur ndonjëherë substanca të paligjshme narkotike? A e keni përdor kur keni qenë në marrëdhënie pune? A mendoni se mund ta përdorni në të ardhmen?

11.A keni kërkuar ndonjëherë vullnetarisht këshillim apo kurim, ose a u është urdhëruar, këshilluar apo kërkuar të merrni ndihmë ndonjëherë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike?

12.A jeni përfshirë ndonjëherë në blerjen, prodhimin, kultivimin, trafikimin, transferimin, marrjen, apo shitjen, e substancave të paligjshme narkotike?

13.A jeni përdorues i rregullt i alkoolit, deri në atë masë sa përdorimi të ketë patur ndikim negativ në performancën tuaj profesionale, në jetën private, në financat tuaja, apo aq sa ndonjëherë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e organeve përgjegjëse apo personelit të sigurisë? A mendoni se mund ta përdorni në të ardhmen?

14.-A keni kërkuar ndonjëherë vullnetarisht këshillim apo kurim, ose a u është urdhëruar, këshilluar apo kërkuar të merrni ndihmë ndonjëherë si pasojë e përdorimit të alkoolit?

15.Listoni tri persona që kanë ndjekur një nga ciklet e universitetit së bashku me ju, në të njëjtin kurs dhe periudhë.

16.A keni qenë ndonjëherë të papunë pas moshës 25 vjeç?

17.A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

18.A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor jopërfundimtar, nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

19.A keni qenë ndonjëherë në procedim penal, hetim ose gjykim, për kryerjen e një vepre penale, brenda apo jashtë Shqipërisë?

20.A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, brenda apo jashtë Shqipërisë?

21.A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo, nga një autoritet gjyqësor brenda ose jashtë Shqipërisë?

22.A është lëshuar ndonjëherë ndaj personit tuaj një urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale?

23.A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?

24.A është paraqitur ndonjëherë ndaj jush kërkesë për urdhër mbrojtje për shkak të dhunës në familje?

25.Përshkruani hollësisht: llojin, sipërfaqen, adresën ku ndodhen, vitin e krijimit, vlerën në lekë apo në valutë që pasqyrohet në dokumentacionin që dispononi, çmimin e blerjes, në mungesë të dokumenteve shumën e shpenzimeve që keni kryer, pjesën takuese që zotëroni dhe burimet e krijimit të çdo lloj pasurie të regjistruar ose jo në regjistrat publikë. Objekt i deklarimit sipas kësaj pjese janë të gjitha pasuritë e akumuluara ndër vite deri në datën e dorëzimit të këtij formulari, burimet e krijimit të tyre dhe të drejtat reale mbi to, të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, të cilat ndodhen në pronësi, në posedim ose në përdorim nga ana juaj, bashkëshortes apo bashkëjetuesit, si dhe fëmijëve në moshë madhore. Me pasuri kuptohen: a) pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to; b) pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë; c) sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 lekë; ç) vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; d) vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash, jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj.

26.Përshkruani hollësisht çdo lloj angazhimi dhe veprimtarie që ka sjellë të ardhura, emërtimi i institucionit, i organizatës apo i aktivitetit nga ku janë siguruar të ardhurat, adresa, nr. i regjistrit publik, statusi, objekti i veprimtarisë së organizatës, funksioni dhe/ose natyra e angazhimit. Të ardhurat nga paga neto duke filluar nga momenti i fillimit të detyrës deri ditën e deklarimit, të ardhurat nga qiratë për vete dhe/ose bashkëshortes apo bashkëjetuesit, si dhe fëmijëve në moshë madhore. Objekt i këtij deklarimi janë angazhimet në veprimtari private dhe/ose publike me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie e kryer brenda dhe jashtë vendit, që ka krijuar të ardhura, si dhe angazhime në organizata profesionale, politike, shtetërore dhe pjesëmarrje në çdo organizatë tjetër tuaja, e bashkëshortes apo bashkëjetuesit, si dhe fëmijëve në moshë madhore.

27.Përshkruani hollësisht qëllimin e detyrimit financiar, shumën totale në lekë apo në valutë, datën e fillimit dhe mbarimit të detyrimit (muaji/viti), nr. e kontratës dhe interesin bazë, për kreditë bankare (principalin), kohëzgjatjen (muajin/vitin) dhe këstin mujor. Objekt i këtij deklarimi janë detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë (kredi, huamarrje, detyrim ndaj të tretëve etj.) që ekzistojnë brenda dhe jashtë vendit, të mbetura ende pa u shlyer deri në datën e plotësimit të këtij formulari, për vete ose bashkëshortin, bashkëjetuesin apo fëmijët në moshë madhore. Gjithashtu, duhet të deklarohen të dhënat e plota për personat fizikë ndaj të cilëve keni detyrime financiare.

28.A keni ushtruar ndonjëherë biznes privat?

29.A i keni paguar rregullisht dhe në kohë taksat/tatimet?

30.A ka ndodhur ndonjëherë që të jeni gjobitur për mospagimin e taksave/tatimeve?

31.A keni fshehur ndonjëherë të ardhurat me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore?

32. A është vendosur ndonjëherë ndaj pasurisë suaj barrë siguruese, sekuestro ose konfiskim, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj shtetit, personave juridikë ose personave fizikë?

33. A keni pranuar ndonjëherë dhurata me vlerë mbi 10,000 lekë apo trajtime preferenciale të ofruara për shkak të ushtrimit të një funksioni publik?

34.  A keni qenë ndonjëherë ju personalisht palë në një proces gjyqësor civil për shkak të funksionit tuaj publik ose privat?

35. A keni qenë ndonjëherë anëtar apo pjesë e organeve drejtuese të një organizate joqeveritare? A ka patur për qëllim akte terroriste apo akte që cenojnë rendin kushtetues të Shqipërisë apo një shteti të huaj organizata juaj, si dhe a ka bashkëpunuar ose është financuar ndonjëherë nga organizata që kanë patur këtë qëllim apo që lobojnë për qëllime të tilla?

36. A keni aplikuar ndonjëherë për t’u pajisur me “certifikatë sigurie” për efekt të përpunimit apo administrimit të informacionit të klasifikuar si “sekret shtetëror”? A ju është refuzuar, pezulluar apo revokuar ndonjëherë “certifikata e sigurisë”?

37. A jeni përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

38. A jeni në dijeni se një nga anëtarët e familjes tuaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

39. A keni patur ju, ose anëtarët e familjes tuaj, kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar?

40. A keni pranuar/shkëmbyer ju ose anëtarët e familjes tuaj, para, favore, dhurata apo pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

41. Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATO?

42. Gjatë 10 viteve të fundit, a keni kërkuar azil politik në ndonjë shtet?

(Kliko këtu për të lexuar Formularin e vetdeklarimit të PD-së )

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lekplepi: 28/06/2020 19:35

    Ky pyetesor qe te hynte ne nivel klasifikimi boteror duhej te kishte 99 pyetje,vetem keshtu mund te ishte i besueshem,kujdes pyetesoret e tjere duhet te jene 99-ca

    Përgjigju
  • No: 28/06/2020 14:53

    Ku te shpie mushka o lule

    Përgjigju
  • redi: 28/06/2020 09:57

    A ka njeri ne Shqiperi qe te besoj se Luli ka ne dore fatin e Berishes per tu zgjedhur deputet ? PD eshte me hipotek e Saliut dhe nuk llogarit asnje jo Lulin qe e ka si lolo.Saliu dhe njerezit e tij kane ne dore ,jo vetem PD por dhe opoziten shqiptare

    Përgjigju
  • rezi: 28/06/2020 07:03

    Po ai juristi i "famshëm" Gjata ku hyn? I ati ka qënë goxha i njohur për gjykime. Sa për Salën, atë e pranojnë apriori.

    Përgjigju
  • Une: 28/06/2020 05:11

    Bravo Luli, Nje levizje qe jep shpres.

    Përgjigju
  • Luli: 27/06/2020 23:11

    Bukur e paske qendisur o adash,,,po kush3e kalon kete pyetsor ndoshta ammiri lali Erit, dhe nja 100 veta maksimumi ne Shqiperi, te tjeret ngecin 100%te pattern ne nje pike

    Përgjigju
  • Rilindasi: 27/06/2020 23:06

    Juve sju kuptoj tani, me PD sjeni asnje as ju digjet barku fare, perkundrazi doni ti shikoni ne opozite edhe 100 vjet qe te mbreteroni te qete, tja merni edhe enverit. Po te pakten si media duhet qe lajmit ti jepni korotacion tjeter jo ta lidhni me Berishen qe sju del e keqja dhe ju del edhe ne enderrat me te bukura. Po e ndjeni ujin nen kembe dhe paniku ju lexohet qe sa ju lind dielli ne mengjes. Suskese ne jete thoshte ai rilindasi hajdut i rilindjes. Shendet e te mira.

    Përgjigju
    • Shqiptarit prej pambuki: 28/06/2020 16:49

      Po cfare i bere ti more i uruar cfare te mbaj mend, akoma me tifozllek si ne vitin 1944, barkun bosh, koken bosh syrin bosh edhe oburra nena parti e para. Berisha dhe ai idhulli jot jane shoke te ngushte o pall, kane 30 vjet qe po te vjedhin ty e soj e sorrollopin tend, ti vazhdo bej tifo me komente mbaje takuar akoma ne vitin 97.

    • Shqiptar: 28/06/2020 11:47

      Berisha ne vitin 1997-te qante ne Presidence. Besoj e mban mend cfare i beme ne Socialistet Berishes dhe kelysheve te tij te zgjebosur??

  • Binglateri: 27/06/2020 22:48

    Pirdh se lirohrsh Luleqim Basha

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 27/06/2020 22:30

    30 vjet i shtyt me Sälen tani edhe 30 me Lulin u bon 60,,, hajt n te semes

    Përgjigju
    • Buzeqeshja e Lulushkes ,,Tipike Si Diktatori Hoxha..: 27/06/2020 23:11

      Staplerfahrer,, hahahaha Normal Ai Popull ashtu e meriton,, ndryshe sdo ishim ketu ku jemi.. Por te pakten mbase Rinia e ardhshme ,,shijon nje Jete Si ne vendet e EU.. Pfiuuuu ,duhen edhe nja 100 vjete..

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?