MONACO - Formula 1 zhvilloi këtë të diel garën për Çmimin e Madh të Monte Carlos në Monaco. Pas një nisje me përplasje dhe shtyrjes së garës, në fund ishte djaloshi nga Monaco, Charles Leclerc i Ferrarit që u shpall fitues në shtëpinë e tij.
Duhej gara e tetë sezonale që Lecerc të fitonte një vend të parë këtë kampionat, duke lënë shumë pas (vendi 6) kampionin në fuqi Max Verstappen. Në vendin e dytë Oscar Piasti me McLaren dhe më pas sërish Ferrari me Carlos Sainz.
Lando Norris dhe Russel vijojnë më tej, ndërsa Hamilton vetëm i shtati. Alonso në vendin e 11-të nuk mundi të merrte pikë.
Gara e këtij sezoni në Monaco nisi keq për Sergio Perez, me Red Bullin e tij që u përplas qysh në xhiron e parë nga dy makinat Haas dhe u desh afro 40 minuta që gjithçka të rinsite, me treshen e përfshirë në aksident që nuk mundën të vijonin për shkak se makinat ishin të pamundura. Për fat asnjë dëmtim për tre pilotët.
Gara e radhës është për Çmimin e Madh të Kanadasë, e cila do zhvillohet të dielën më 9 qershor në orën 8:00 të mëngjesit me atë shqiptare. Paçka se nuk siguroi podin, Verstappen dhe Perez të Red Bull janë në krye të klasifikimit.
Renditja në garën e Monacos: