Përplasja në Formula 1, Monaco

VIDEO/ Frikë në Formula 1, Sergio Perez goditet nga dy makinat Haas! Flamur i Kuq në xhiron e parë

26 Maj, 15:23| Përditesimi: 26 Maj, 17:57

  • Share

MONACO - Formula 1 filloi këtë të diel në 15:00 Çmimin e Madh të Monacos në Monte Carlo. Qysh në xhiron e parë pati një incident të rëndë, që për fat nuk rezultoi me pasoja për pilotët.

Red Bulli i Sergio Perez u godit nga pas nga Kevin Magnussen dhe nga makina tjetër e skuderisë Haas. Red Bulli i Perez duket i shkatërruar, ndërsa për fat të mirë nga përplasja nuk pati dëme te asnjë nga tre pilotët e përfshirë në incident.

Flamur i Kuq në pistë, me garën që duhet të fillojë me penalitete, ndërsa Sergio Perez s'do mundet të fillojë pas dëmtimit të madh në makinë. Gara rinisi në orën 15:44.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?