Në një intervistë në “ Rreze Dielli” folëm me sipërmarrësin Stefan Dhimitri, i cili na tregoi se bimët mund të jenë kuruese për shumë sëmundje, përfshirë këtu edhe virusin Covid-19. Ai tha se kurues shumë të mirë gjatë infektimit por edhe për pasojat që lë ky virus në organizëm janë propolisi dhe qumështi i bletës, prandaj ai këshillon përdorimin e tyre si “kurën magjibërëse’’:
“Të fillohet trajtimi me qumësht blete, për rrugët e frymëmarrjes të fillojë trajtimi me propolis, të cilën e kemi në formë shurupi, në formë pikash të koncentruara që është shumë i mirë për rrugët respiratore për fytin. Sepse ka veti antiinflamatore, kuruese, në këtë mënyrë ai kontribuon në pastrimin e rrugëve respiratore dhe mbrojtjen e trupit nga gjithë agresorët që vijnë nga jashtë” tha ai.
Pas infektimit është e rëndësishme përdorimi i një kure për të marr veten sa më mirë nga pasojat që lë Covid-19 tek individët e prekur:
"Në këtë rast rekomandohet propolisi me trumzë dhe me ekualipt. Një pasojë që ndjenjë të shëruarit është lodhja ekstreme, që të marrin energji për të përballuar situatën dhe në këtë rast rekomandohet propolisi dhe vitamna c japin energji të domosdoshme për të rikuperuar gjendjen. Propolisi është më tepër kurues ndërsa vitamin c është rikupuerues. Për të përmirësuar gjendjen muskulore përdoret magnezi” tha ai.
Një ndër pasojat kryesore që duket se lë Covid-19 në organizëm është trashja e gjakut e cila mund të normalizohet nëpërmjet produkteve bimore si hardhia e kuqe dhe pastrimi i trupit nga antibiotikët:
“Për të krijuar dhe qarkulluar gjaku në mënyrë sa më normale këshillohet hardhia e kuqe, krijon një lloj normaliteti në rruazat e kuqe dhe të bardha që shërbejnë për të qarkulluar sa më mirë gjaku” u shpreh ai për emisionin “ Rreze Dielli”.
“Ndërsa e rëndësishme është edhe të pastrohet trupi nga një përdorim intensiv i antibiotikëve dhe i gjithë ilaçeve gjatë trajtimit të Covid-it sepse është vënë re se është përdorur në mënyrë abuzive shumë ilaçe nga meraku për të qenë të sigurtë, si antibiotikë. Kemi ampula detoksi, kemi dhe një ilaç probiotik që quhet probiomel i cili rregullon florën intensinale dhe në këtë mënyrë pastron gjithë organin tretës nga gjithë këto elementë të huaj që janë shtuar në trup” përfundoi z.Stephan Dhimitri.
Futini ne burg kto mashtruesa.Bota investon miliarda dollar per te zbuluar nje medikament anticovid e ky apo sharlatan te tjere kan zbuluar mjekimin!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuReklama okulte te znj.per sharlatnin me kollaro
PërgjigjuPse nuk e dergon ne honolulu kete recete ???!!! Do te te paguanin super!!!!!!!
Përgjigju