Sociale

Fortlumturi Joani u zgjodh kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse, Spiropali: Pastë ndriçimin e Perëndisë

16 Mars, 18:05| Përditesimi: 16 Mars, 18:08

  • Share

1742144925_ee.JPG

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një mesazh urimi për Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë”, shkruan ajo. 


Lajmi kryesor:

Fortlumturi Joani zgjidhet drejtuesi i Kishës Ortodokse: Detyrën do ta zbatoj me devotshmëri! Uron Patriarku i Konstandinopojës


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?