Politikë

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor/ Firmosen projektet e para qindra miliona euro, ja çfarë përfiton Shqipëria

13 Tetor, 16:25| Përditesimi: 13 Tetor, 17:52

  • Share

Foto nga Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Në Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor u firmosën projektet e para, të cilat do të imlpemetohen në vende të ndryshme të rajonit dhe që përfshijnë që nga fabrikat e Inteligjencës Artificiale, deri tek impiantet e energjisë diellore dhe nga era.

Lista e plotë e projekteve të para që u nënshkruan:

-4iG – Regional Digital Backbone që lidhet me BE – projekti EAGLE

Investim prej 200 milionë eurosh për të ndërtuar një shtyllë digjitale me cilësi të lartë për Ballkanin Perëndimor, sipas standardeve të sigurisë kibernetike të BE-së.Synon përmirësimin e lidhjeve internet, rrjeteve për arsimin dhe kërkimin, dhe krijimin e bazës për inovacionin, inteligjencën artificiale dhe rritjen e start-upeve.

-3CIS – Zhvillimi i Qendrës së të Dhënave me AI në Kosovë

Investim prej 30 milionë eurosh për ndërtimin e parë të një qendre të të dhënave sovrane, e gatshme për AI, me energji të rinovueshme dhe me konsum të reduktuar të energjisë.

Synon të forcojë rrjetet e arsimit dhe kërkimit, të mbështesë inovacionin dhe start-upet, dhe të sigurojë kapacitet të besueshëm për cloud computing dhe AI në rajon.

-Swiss Rockets Serbia – Investim R&D për inovacion shëndetësor dhe bioteknologji në Serbi

Investim prej 12 milionë eurosh në një Qendër Diagnostike dhe Terapie brenda kampusit BIO4 në Serbi.

Objektivat: kujdesi për kancerin dhe skrining prenatal, shërbime për pacientët sipas standardeve të BE-së, krijim i vendeve të punës, dhe forcim i kapaciteteve bioteknologjike në rajon.

-Greenagro – Platformë Bioteknologjie për Agri-Food në Maqedoninë e Veriut

Investim prej 13 milionë eurosh për trajtimin qarkullues të mbetjeve bujqësore (si nga bulmetrat) në produkte probiotike me kultura të reja të majave.

Synon krijimin e mundësive ekonomike të reja, përmirësimin e produktivitetit bujqësor, përkrahjen e sistemit ushqimor të shëndetshëm, punësimin dhe eksporteve.

CWP Europe – Ferma diellore dhe sistem magazinimi baterish në Mal të Zi dhe ferma ere në Shqipëri

Ndërtim i një ferme ere prej 600 MW në Shqipëri dhe një ferme diellore + sistem magazinimi baterish prej 400 MW në Mal të Zi.

Do të kontribuojë në sigurinë energjetike, përdorimin e kabllit HVDC nënujë që lidh me Italinë, reduktimin e emetimeve të CO₂ me rreth 800 mijë tonë në vit, dhe krijimin e mijëra vendeve pune jeshile.

ElevenEs – Fabrikë e madhe LFP baterish në Serbi

Tre “gigafabrika” me kapacitet total prej 49 GWh.

Kjo do të ndihmojë zinxhirin e baterive në sektorë të gjelbër si automjetet elektrike, magazinimi i energjisë, dhe dekarbonizimi i transportit, industrisë dhe sektorëve të tjera.

-Titan Cement Group – Zgjidhje “Waste to Heat” në Shqipëri

Investim prej 53 milionë eurosh për projekte që shndërrojnë mbeturinat industriale dhe komunale në biokarburant/refuse-derived fuel dhe nxehtësi.

Synon shkurtime të mëdha të emetimeve të CO₂, zvogëlimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, dhe promovimin e ekonomisë cirkulare.

EFSD+ – Nenshmimet me qëllim:

KfW “Scaling Alternative Finance for Entrepreneurs (SAFE)” Guarantee

Garanci e BE-së me KfW që mbulon rreth 135 milionë euro, me rreth 50 milionë prej tyre për Ballkanin Perëndimor.

Synon të lehtësojë aksesin e mikro, të vogla dhe të mesme (MSMEs) në financa alternative, si platformat e crowdfunding, mikrofinancat, leasingu, kapitali sipërmarrës.

EBRD “Risk Sharing for ESG Projects” Guarantee

Garanci prej afro 76.75 milionë euro me BE-në, me afro 12.75 milionë prej tyre për Ballkanin Perëndimor.

Do të ndihmojë SME-te që të përdorin kriteret ESG (Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes) dhe të integrohen më mirë në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës.

Shënim përfundim: Pasdite do të vazhdojë ceremonia e firmosjes me Green Growth Fund dhe disa prej partnerëve të tij. Ky fond publik-privat, i mbështetur nga BE-ja, financon projekte të energjisë së rinovueshme drejtpërdrejt me investime hua dhe gjithashtu ofron financim për institucionet që japin hua ndërmjetëse.

Shqipëria do të përfitojë drejtpërdrejtë nga dy prej projekteve, njëra prej të cilave në sektorin e energjisë së rinovueshme përmes ndërtimit të një ferme diellore  prej 600 MW si dhe një investim prej 53 milionë eurosh për projekte që shndërrojnë mbetjeve industriale dhe komunale në nxehtësi.

Shqipëria do të jetë po ashtu përfituese e nismave rajonale të BE-së përmes projektit rajonal digjital “EAGLE” për lidhje të shpejtë interneti dhe siguri kibernetike në Ballkanin Perëndimor si dhe përmes garancive financiare të BE-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pasur akses më të lehtë në financime dhe investime të gjelbra.


Lajmi kryesor:

Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasmë i BE


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?