Politikë

Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasmë i BE

13 Tetor, 07:02| Përditesimi: 13 Tetor, 16:29

  • Share

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe investitorë të huaj u bënë bashkë në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet për herë të parë në Tiranë, me një axhendë dy ditore. Me garancinë e BE, një numër i caktuar biznesesh do të investojnë në Ballkanin Perëndimor, projekte që do t’i sjellin rajonit 4 miliardë euro.

“Më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush sot të gatshëm për të përfituar mundësitë e biznesit që  krijohen nga një integrim më i afërt. Për pak momente do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi. Nesër do të diskutoni 24 investime të tjera të mundshme dhe së bashku ato mund të sjellin më shumë se 4 miliardë euro investime të reja në rajon”, tha Von der Leyen.

Shefi i qeverisë mesazhin për Bashkimin Europian e kishte të qartë, kur tha se Ballkani Perëndimor nuk është një problem, por një zgjidhje që po pret të integrohet. Kryeministri e cilëson këtë mesazh për horizontin e ri të Europës, që sipas tij tashmë nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo kryeqytete të vjetra të Europës, por në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Podgoricë, Beograd, Sofie, Tiranë, Shkup, etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion”, tha Rama.

Kritik tregohet me Bashkimin Europian, kur i thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të shihen si oborri i pasmë i Europës, as si lagjja e dorës së dytë, por një horizont i ri.

“Nga kërkesa jonë për anëtarësim te oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, i bëri thirrje bizneseve dhe kompanive të mëdha të investojnë në Ballkanin Perëndimor, me vizionin e qartë që ekonomitë e vendeve të rajonit do të rriten ndjeshëm për shkak të integrimit në Bashkimin Evropian.

Von Der Leyen tha se këto vende po ndërtojnë një shtyllë kurrizore të re energjetike jo vetëm për rajonin, por për të gjithë BE-në. Duke u ndalur te zinxhirët industrial, ajo tha se synojnë që ta bëjnë industrinë lokale në kontinentale.

“Sot do nënshkruani investime nga prodhimi i energjisë së pastër, në ruajtjen e energjisë. Vendet tuaja mund të bëhen qendra prodhimi, ruajtjeje dhe ndarjeje të energjisë të pastër me pjesën tjetër të Evropës. Do të ulin koston e energjisë elektrike dhe do të kontribuojnë në pavarësinë tonë të përbashkët energjetike. Ju po ndërtoni një shtyllë të re kurrizore energjetike jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjithë Evropën”, tha Von der Leyen.

Shembullin se si banorët e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme, Ursula Von der Leyen e dha përmes anëtarësimit në SEPA.

“Tarifat ishin 6 herë më të lartë, anëtarësimi në SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja, këto janë para reale në bilancet tuaja. Kjo është pikërisht ajo çfarë do të thotë ta përjetosh BE në kontinentin Europian në jetën e përditshme”, theksoi Von der Leyen.

Presidentja e KE premtoi se me mbështetjen e BE në Ballkanin Perëndimor do të ngrihen fabrika të Inteligjencës Artificiale.

“Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin,. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha Ursula von der Leyen.

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor,është pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për të promovuar integrimin rajonal dhe konvergjencën socio-ekonomike, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë rajonin.

Ora 16:25
Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor/ Bizneset projekte me vlerë 4 miliardë euro për rajonin, ja çfarë përfiton Shqipëria

1759771792_bashkimieuropian.JPG

Në Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor janë shpalosur disa projekte, të cilat me garancinë e Bashkimit Europian mund të implementohen nga disa biznese, në Ballkanin Perëndimor, duke i sjellë këtij rajoni 4 miliardë euro.

Dy janë investimet e drejtëpërdrejta që pritet të ndodhin në Shqipëri. Ato fokusohen në fushën e Energjisë së Rinovueshme dhe Industrisë së qëndrueshme.

1. CWP Europe – Ferma diellore dhe sistem magazinimi baterish në Mal të Zi dhe ferma ere në Shqipëri

Ndërtim i një ferme ere prej 600 MW në Shqipëri dhe një ferme diellore + sistem magazinimi baterish prej 400 MW në Mal të Zi.

Do të kontribuojë në sigurinë energjetike, përdorimin e kabllit HVDC nënujë që lidh me Italinë, reduktimin e emetimeve të CO₂ me rreth 800 mijë tonë në vit, dhe krijimin e mijëra vendeve pune jeshile.

2. Titan Cement Group – Zgjidhje Waste to Heat” në Shqipëri

Investim prej 53 milionë eurosh për projekte që shndërrojnë mbeturinat industriale dhe komunale në biokarburant/refuse-derived fuel dhe nxehtësi.

Synon shkurtime të mëdha të emetimeve të CO₂, zvogëlimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, dhe promovimin e ekonomisë cirkulare.

Shqiperia do të jetë po ashtu përfituese e nismave rajonale të BE-së përmes: 

Projekti rajonal digjital “EAGLE” (lidhje e shpejtë interneti dhe siguri kibernetike në Ballkanin Perëndimor).

Garancitë financiare të BE-së për SME-të dhe investitorët (KfË dhe EBRD) – që përfshijnë edhe Shqipërinë si përfituese.
→ Këto garanci do të ndihmojnë bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare për të pasur akses më të lehtë në financime dhe investime të gjelbra.

Lista e plotë e deklaratave të interesit që do të nënshkruhen:

4iG – Regional Digital Backbone që lidhet me BE – projekti EAGLE

Investim prej 200 milionë eurosh për të ndërtuar një shtyllë digjitale me cilësi të lartë për Ballkanin Perëndimor, sipas standardeve të sigurisë kibernetike të BE-së.Synon përmirësimin e lidhjeve internet, rrjeteve për arsimin dhe kërkimin, dhe krijimin e bazës për inovacionin, inteligjencën artificiale dhe rritjen e start-upeve.

3CIS – Zhvillimi i Qendrës së të Dhënave me AI në Kosovë

Investim prej 30 milionë eurosh për ndërtimin e parë të një qendre të të dhënave sovrane, e gatshme për AI, me energji të rinovueshme dhe me konsum të reduktuar të energjisë.

Synon të forcojë rrjetet e arsimit dhe kërkimit, të mbështesë inovacionin dhe start-upet, dhe të sigurojë kapacitet të besueshëm për cloud computing dhe AI në rajon.

Swiss Rockets Serbia – Investim R&D për inovacion shëndetësor dhe bioteknologji në Serbi

Investim prej 12 milionë eurosh në një Qendër Diagnostike dhe Terapie brenda kampusit BIO4 në Serbi.

Objektivat: kujdesi për kancerin dhe skrining prenatal, shërbime për pacientët sipas standardeve të BE-së, krijim i vendeve të punës, dhe forcim i kapaciteteve bioteknologjike në rajon.

Greenagro – Platformë Bioteknologjie për Agri-Food në Maqedoninë e Veriut

Investim prej 13 milionë eurosh për trajtimin qarkullues të mbetjeve bujqësore (si nga bulmetrat) në produkte probiotike me kultura të reja të majave.

Synon krijimin e mundësive ekonomike të reja, përmirësimin e produktivitetit bujqësor, përkrahjen e sistemit ushqimor të shëndetshëm, punësimin dhe eksporteve.

CWP Europe – Ferma diellore dhe sistem magazinimi baterish në Mal të Zi dhe ferma ere në Shqipëri

Ndërtim i një ferme ere prej 600 MW në Shqipëri dhe një ferme diellore + sistem magazinimi baterish prej 400 MW në Mal të Zi.

Do të kontribuojë në sigurinë energjetike, përdorimin e kabllit HVDC nënujë që lidh me Italinë, reduktimin e emetimeve të CO₂ me rreth 800 mijë tonë në vit, dhe krijimin e mijëra vendeve pune jeshile.

ElevenEs – Fabrikë e madhe LFP baterish në Serbi

Tre “gigafabrika” me kapacitet total prej 49 GWh.

Kjo do të ndihmojë zinxhirin e baterive në sektorë të gjelbër si automjetet elektrike, magazinimi i energjisë, dhe dekarbonizimi i transportit, industrisë dhe sektorëve të tjera.

Titan Cement Group – Zgjidhje “Waste to Heat” në Shqipëri

Investim prej 53 milionë eurosh për projekte që shndërrojnë mbeturinat industriale dhe komunale në biokarburant/refuse-derived fuel dhe nxehtësi.

Synon shkurtime të mëdha të emetimeve të CO₂, zvogëlimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, dhe promovimin e ekonomisë cirkulare.

EFSD+ – Nenshmimet me qëllim:

KfW “Scaling Alternative Finance for Entrepreneurs (SAFE)” Guarantee

Garanci e BE-së me KfW që mbulon rreth 135 milionë euro, me rreth 50 milionë prej tyre për Ballkanin Perëndimor.

Synon të lehtësojë aksesin e mikro, të vogla dhe të mesme (MSMEs) në financa alternative, si platformat e crowdfunding, mikrofinancat, leasingu, kapitali sipërmarrës.

EBRD “Risk Sharing for ESG Projects” Guarantee

Garanci prej afro 76.75 milionë euro me BE-në, me afro 12.75 milionë prej tyre për Ballkanin Perëndimor.

Do të ndihmojë SME-te që të përdorin kriteret ESG (Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes) dhe të integrohen më mirë në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës.

Shënim përfundim: Pasdite do të vazhdojë ceremonia e firmosjes me Green Growth Fund dhe disa prej partnerëve të tij. Ky fond publik-privat, i mbështetur nga BE-ja, financon projekte të energjisë së rinovueshme drejtpërdrejt me investime hua dhe gjithashtu ofron financim për institucionet që japin hua ndërmjetëse.

Ora 12:51
Von der Leyen: Duhet të prodhojmë energji të pastër në shtëpi, Ballkani Perëndimor po ndërton një "shtyllë kurrizore" energjitike

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen theksoi nevojën  e pavarësisë në energjitikë. Nga Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ajo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërtojnë një “shtyllë kurrizore” të re energjitike jo vetëm për rajonin por për të gjithë BE-në. Duke u ndalur te zinxhirët industrial, ajo tha se synojnë që ta çojnë industrinë lokale në kontinentale.

“Energjia e pastër. Zhvillimi i teknoklogjive të klasit të lartë është jo vetëm jetik por edhe për konkurrueshmërinë tonë. Çdokush kujton krizën energjitike me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ju kujtohet tronditja e marrjes së faturave të papërballueshme, por bashkë i tejkaluam ditët më të këqija. Ne e dimë se çfarë i rrit çmimet, është varësia jonë nga energjia fosile e importuar. Duam dhe duhet të prodhojmë energji më të pastër këtu në shtëpi. Përpos prodhimit të energjisë së pastër, duhet të ecim më mirë me ruajtjen dhe dhe shpërndarjes së saj. Kjo energji duhet të ruhet kur ka bollëk dhe të transferohet lirisht aty ku është nevoja më e madhe dhe bëhet thelbësor Ballkani Perëndimor. Jeni të pozicionuar strategjikisht në kontinent. Sot do nënshkruani investime nga prodhimi i energjisë së pastër, në ruajtjen e energjisë. Vendet tuaja mund të bëhen qendra prodhimi, ruajtjeje dhe ndarjeje të energjisë të pastër me pjesën tjetër të Evropës. Do të ulin koston e energjisë elektrike dhe do të kontribuojnë në pavarësinë tonë të përbashkët energjitike. Ju po ndërtoni një shtyllë të re kurrizore energjitike jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për të gjithë Evropën dhe iu jemi mirënjohës për këtë hap inovator që po hidhni në emër të BE. Pika e tretë me zinxhirët industrial të verës. Të gjithë duhet të shmangim pengesa ndaj është hetike të ndërtojmë më shumë zinxhirë furnizimi dhe kudo ku është e mundur duhet të nisë në Evropë. Shumë prej projekteve mund të plotësojnë këto hendeqe në zinxhirët e prodhimit industrial të Evropës, psh përbërës aktive për industrinë farmaceutike dhe lista vazhdon. Këto investime krijojnë vende pune dhe vlerë të shtuar në rajon. E bëjnë pjesën tjetër të Evropës më rezistente dhe konkurruese. Është në interes të ndërsjellë të integrojmë këto industri lokale në tregun e përbashkët evropian. Në kuadër të planit të rritjes, po ndërtojmë një autosdradë të tregut të përbashkët. Synimi është të sjellim industrinë lokale në zinxhirët kontinentalë. Do të ndjeni dobitë e anëtarësimit në BE edhe përpara se të bëheni anëtar në të gjithë sektorët, investimi i Ballkanit Perëndimor do të thotë të investosh në një treg të ardhshëm kontinental 500 mln njerëzish.”, tha ajo.

Ora 12:47
Von der Leyen në Tiranë: SEPA do u kursejë 500 mln euro në vit kompanive të huaja! Ky është përparim real, jo në letër

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Forumin e Investimeve që u mbajt në Tiranë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA. Von der Leyen u shpreh se një vit më parë erdhi në Shqipëri me zotimin se qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme. Dhe kjo, sipas Von der Leyen po ndodh, ndërsa shembull solli uljen e tarifave për transfertat e parave përmes SEPA-s.

Von der Leyen theksoi se SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja. Ky është përparim real dhe jo në letër, tha Von der Leyen.

“Një vit më parë erdha në Shqipëri, me një zotim që qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të nisnin të përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme dhe që ju do të ndjenit të mirat e ecjes përpara bashkë. Pas një viti ka ndodhur kështu. Më kujtohet shumë mirë, kur më the që në fillim që donit që Shqipëria të bëhej pjesë e SEOA. Për më pak se dy vjet e bëtë realitet. Që javën e shkuar kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në be dhe të marrin para me kosto tejet të ulëta. Dhe ambasadori më tha qe e ka provuar sistemin më 6 tetor, donte të çonte para nga Brukseli në Tiranë, ndërkohë që parave u duhej 3-4 ditë të mbërrinin në Tiranë me kosto 80 euro. Me 8 tetor kur u bëtë pjesë e SEPA, dërgesa u bë brenda pak minutash dhe pa asnjë kosto. E njëjta gjë po ndodh edhe në Mal të Zi, edhe në Maqedoninë e Veriut. Tarifat ishin 6 herë më të lartë, anëtarësimi në SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja, këto janë para reale në bilancet tuaja. Kjo është pikërisht ajo çfarë do të thotë ta përjetosh BE në kontinentin Europian në jetën e përditshme. Është përparim jo vetëm në letër, por në realitet. Falë punë së madhe të udhëheqësve si ju Edi, ky ndryshim po ndodh këtu dhe tani, ky është shembull”, tha Von der Leyen.

Ora 12:42
Presidentja e KE-së: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën! Do të ndërtojmë fabrika të AI në Ballkan

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregon se me anëtarësimin ne BE, ekonomia e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të pësojë një valë rritje. Ajo ftoi gjithashtu të gjithë investitorët të shohin me përparësi Ballkanin Perëndimor për të investuar.

“Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën”, tha ajo, ndërsa shton se në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi do të ndërtohen fabrika të Inteligjencës Artificiale për ta shtrirë më pas këtë veprimtari në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Mendoni për valën e anëtarësimeve. E njëjta do të ndodhë dhe për Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja do të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin për këtë arsye. BE çel sektorët e vet ekonomike për bizneset tuaja.

Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi ,koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush, të gatshëm të përfituar mundësinë e biznesit që krijohen na integrimi i afërt. Pas pak do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi. Nesër do të diskutoni për 24 investime të mundshme. Kompanitë lokale do të rriten falë investimeve evropiane.

Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin,. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha Ursula von der Leyen.

Ora 12:35
Rama: Ballkani Perëndimor të bëhet laboratori i Europës për të provuar të ardhmen

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të kthehet në një laborator për Europën, ku të provohet e ardhmja.

“Kjo nuk është rastësi, është një horizont. Horizonti për mua, do të thotë një vend ku investimet europiane gjejnë një mundësi të re.

Horizonti për mua nuk është kur zhytesh në pirgje letrash dhe rezistenca nuk është slogan, por një nevojë e përditshme që përmbushet nga përkushtimi ndaj Europës. Një vend ku ideja mund të shkojë në realizim më shpejt se kudo tjetër ne kontinent.Një vend ku BE dhe rajoni i saj nuk takohen për të ardhmen, po për ta bërë të ardhmen realitet.

Nuk duhet shumë shkencë, për të kuptuar që Ballkani Perëndimor, mund të bëhet laboratori i Europës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç Europa nuk e ka luksin, dhe të varet nga ajo që nuk e kontrollon dhe ne të Ballkanit Perëndimor nuk e kemi luksin që të mbetemi në rastin më të mirë potencial. Dhe ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajonn në zonën e transformimit të Evropës”, tha Rama.

Ora 12:33
Forumi i Investimeve, Rama: S’jemi oborri i pasmë i Evropës, por një horizont i ri

 

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në hapjen e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor dha edhe një mesazh për Europën. Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i Europës, por një horizont i ri, tha kryeministri Rama.

“Nga kërkesa jonë për anëtarësim te oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.

Ora 12:32
Pankarta u shkëput nga podiumi teksa po fliste, Rama batuta: Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës…

 

Kryeministri Edi Rama u përball me një incident teksa po fliste në podiumin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Teksa po fliste për krizat, u shkëput një pjesë në të cilën ishte shkruar për Forumin, ndërsa kreu i qeverisë tha me batutë se ky ishte një ilustrim i asaj që po fliste.

Rama theksoi se zgjerimi i BE-së nuk duhet të lidhet vetëm me gjeografinë, dhe se Ballkani Perëndimor nuk është një problem, por zgjidhje që pret të integrohet.

“Zgjerimi nuk mund të bëjë vetëm me gjeografinë, por me inteligjencën strategjike. Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Pogdoricë, Tiranë, Beograd, Sofie, Sarajevë, etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion. I njëjti vizion që solli më parë bashkë kombe si Polonia, Çekia, Hungarinë e Sollveninë, duke çelur asokohe një horizont të ri që krijoi një rritje të jashtëzakonshme për ta dhe i solli BE dividentë që s’i kishte parë me dekada të tëra. Siç thoshte Albert Camus, bujaria e vërtetë kundrejt së ardhmes është t’i japësh gjithçka së tashmes. Fuqia e Evropës duhet të matet nga shtrirja e imagjinatës, diçka që Ballkani Perëndimor e ka me bollëk. Le të kujtojmë e Zhan Monesë, një prej etërve themelues të Evropës, njerëzit pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin këtë vetëm kur ia beh kriza. Nevoja është këtu dhe kriza ka ardhur tashmë. Le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim. Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës sapo e patë. Le ta çelim këtë horizont të ri jo vetëm me deklarata e vepra, ta vërtetojmë se ka ende hapësira që Evropa të rritet e të bëhet më e lirë. Më lini të citoj Von der Leyen, e cila në fjalën e saj Evropa do të ecë gjithmonë më mirë kur të punojmë së bashku me partnerët, dhe fqinjët dhe ata që ndajnë shpresat dhe historinë tonë. Le të punojmë së bashku jo vetëm për Evropën që kemi trashëguar, që kemi ëndërruar dhe për Evropën që mund të imagjinojnë së bashku.”, tha Rama.

Ora 12:22
Forumi i Investimeve në Tiranë/ Rama batuta me Von der Leyen: Më vjen mirë që erdhe, shpëtove nga mërzia e flluskës tënde në BE

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor tha se duan që këtë forum ta zhvillojnë çdo vit në Tiranë. Rama shkëmbeu edhe batuta me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, së cilës i tha se në Tiranë do të gjejë më shumë diell, ushqim të mirë dhe më pak mërzi se në flluskën e saj në Bruksel.

“Faleminderit Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë edhe më shumë lajme të mira, edhe më shumë detyra shtëpie, por edhe për të shijuar më shumë diellin, ushqim më të mirë dhe më pak mërzi se sa në flluskën tënde të të BE në Bruksel. Dua që ti bëj një falënderim të veçantë skuadrës suaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për ta bërë realitet këtë gjë dhe sidomos drejtorit tuaj të përgjithshëm që ndau me ne mendimet e veta të mprehta për dobinë e një konference të tillë investimesh mes BE dhe BP. Konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, në një program gjithnjë e më ambicioz”, tha Rama.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?