Politikë

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, progres rekord me negociatat! Rama: Mbyllja e kapitujve në 2027, jo ëndërr por bindje (VIDEO)

13 Tetor, 11:02| Përditesimi: 13 Tetor, 13:10

  • Share

TIRANË - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen e vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt BE-së në tre vitet e fundit si të jashtëzakonshëm dhe në kohë rekord. Në konferencën për shtyp, Von der Leyen theksoi faktin se Shqipëria e ka bërë të qartë rrugën e saj evropiane, ndërsa kryeministri Edi Rama përsëriti sërish ambicien për të mbyllur kapitujt me Unionin brenda vitit 2027.

“Është një progress i mrekullueshëm, shpejtësi rekord dhe përshpejtim të vërtetë në tre vitet e fundit. 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe të fundin do ta hapim këtë vjeshtë. Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda 2027, na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm dhe me ju në çdo hap”, tha Von der Leyen.

Kryeministri, teksa tha se Shqipëria po ecën me shpejtësi dhe mbarësi, vlerësoi edhe mbështetjen e palëkundur të Von der Leyen. Sipas tij, mbyllja e kapitujve deri në 2027 nuk është një ëndërr por një bindje e përbashkët e Tiranës dhe Brukselit.

“Viti 2027 nuk është një vit që e pamë ne në ëndërr dhe tani po jua tregojmë shqiptarëve. E kemi përcaktuar së bashku me KE si objektivin e negociatave. Ky objektiv lidhet me detyrat që ne bëjmë këtu. Nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm e këmbëngulje e sukses, ne do t’ia dalim që në 2027 të bëjmë detyrën tonë.”, tha Rama.

Drejtuesja e KE, duke u ndalur te Plani i Rritjes, tha se ekonomia shqiptare ka fituar akses në tregun e përbashkët. Më tej, ajo argumentoi se kjo iniciativë ka potencialin që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda kësaj dekade.

“Dyert e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura, kompanive tuaja, por edhe për kompanitë tona, sepse kemi një treg të tërë të përbashkët. Pra është një situatë “win – win”. Dhe Plani i Rritjes në fakt, ka potencialin që të dyfishojë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë dekadë. Jam e kënaqur që të them dhënien e 100 milionë eurove dhe tani kemi për ta zbatuar këtë plan, tani që jemi në rrugën e duhur. Kjo është rruga që Shqipëria të aksesojë të gjithë fondin në bazë të Planit të Rritjes, ka afërsisht 1 miliardë euro.”, tha diplomatja.

Kryeministri dha një përgjigje edhe për deklaratat e tij të mëparshme kur “akuzonte” BE-në për burokraci. Sipas Ramës, atëherë ka qenë një tjetër realitet, ndërsa sot vendi ynë po përparon bindshëm drejt objektivave.

“Përsa i përket çfarë kam thënë unë për BE-së, ka një kohë relativisht të gjatë që i kam thënë ato që kam thënë dhe të cilave nuk i heq asnjë presje, pasi në atë periudhë KE i propozonte Këshillit që të hapeshin negociatat dhe Këshilli refuzonte për shkak të 2 a 3 vendeve që po bëheshin pengesë këtij procesi. Sot jetojmë prej disa kohësh që jetojmë në një realitet tjetër në raport me Shqipërinë dhe BE.”, shtoi ai.

Von der Leyen në fillim u prit në presidencë edhe nga Presidenti Bajram Begaj, më pas nga kryeministri Rama në një ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas Tiranës, Von Der Leyen do të vijojë turin në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mal të Zi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Ora 11:24
Edi Rama: Nuk i heq asnjë presje deklaratave të mëparshme për BE-në! Sot jemi shumë afër anëtarësimit

 

Kryeministri Edi Rama, i pyetur mbi deklaratat te mëparshme kur ‘akuzonte’ BE-në për burokraci, është përgjigjur se atëherë ka qenë një tjetër realitet ndërsa sot Shqipëria është pjesë e negociatave dhe me një punë të shpejtë, ka arritur të përparojë bindshëm drejt arritjes së objektivave.

“Ne dhe unë personalisht jo vetëm që e besojmë këtë që themi, por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh një fushatë të tërë zgjedhore ku i kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një manat të fortë për Shqipërinë 2023 në BE.

Kështu që në këtë kuptim pyetja është drithëruese. Përsa i përket çfarë kam thënë unë për BE-së, ka një kohë relativisht të gjatë që i kam thënë ato që kam thënë dhe të cilave nuk i heq asnjë presje, pasi në atë periudhë KE i propozonte Këshillit që të hapeshin negociatat dhe Këshilli refuzonte për shkak të 2 a 3 vendeve që po  bëheshin pengesë këtij procesi. Sot jetojmë prej disa kohësh që jetojmë në një realitet tjetër në raport me Shqipërinë dhe BE. Prandaj pyetja ishte për tu mbajtur mend sepse ost jemi në një situatë, kemi hapur 5 nga 6 grupkapituj në vetëm 1 muaj.

Është kohë rekord, dhe ne kemi bërë detyrat tonë. Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë. Por nuk diskutohet që nuk do të ndodhte sidoqoftë me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte një vullnet të madh dhe nga vendet anëtare në këtë fazë. Prej disa kohësh nuk ka lëkundje farë për mbështetjen e anëtarësimeve të reja. Viit 2027 nuk është një vit që e pamë ne në ëndërr dhe tani po jua tregojmë shqiptarëve. E kemi përcaktuar s bashku me KE si objektivin e negociatave. Ky objektiv lidhet me detyrat që ne bëjmë këtu. Nëse vazhdojmë kështu me këtë ritëm e këmbëngulje e sukses, ne do t’ia dalim që n 2027 të bëjmë detyrën tonë. Jo e besoj, por e kam bindje absolute që është ë dorën tonë që ne të arrijmë objektivin tonë të 2027-s se kam bindjen që presidentja nuk lëviz nga pozicioni i saj”, tha Rama.

Ora 11:20
Reformat për integrimin në BE/ Von der Leyen: Jam e impresionuar nga progresi i Shqipërisë

 

Presidentja  KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës për mediat, tha se Shqipëria ka shënuar progres në rrugën e saj për në BE.

Më tej, Von der Leyen theksoi se është e impresionuar me reformat e Shqipërisë për në BE.

“Ne të gjithë themi që kushti i zgjerimit bazohet ne merita dhe Shqipëria i ka të gjitha meritat. Siç thashë është një proces normal dhe të punojmë me reformat për Integrimin në BE. Për mua është impresionuese të shoh progresin këto 2-3 vite. Populli shqiptar do integrimin në BE, dhe thotë që këto reforma janë për ne, që të forcojmë demokracinë dhe të bëhemi pjesë e BE. Kjo është e dukshme. Unë përmenda SEPA, roaming dhe planin e rritjes që po funksionon mjaft mirë.

Prandaj unë mund të them që jam e impresionuar nga reformat. Deri në vitin 2027, Shqipëria të bëhet pjesë e BE”., tha Von Der Leyen.

Ora 11:14
Von der Leyen: Progresi juaj, rekord! Plani i Rritjes mund të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda dekadës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në vitet e fundit në negociatat me BE. Ajo theksoi se edhe grupkapitulli i fundit do të hapet brenda kësaj vjeshte, ndërsa shtoi se Shqipëria e ka bërë të qartë se rruga e saj është ajo drejt BE-së. Duke u ndalur te Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ajo tha se iniciativa “ka potencialin të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BP në këtë dekadë”

“Kënaqësi të kthehem sërish në Shqipëri dhe ta nis turin këtu në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë rrugë të gjatë, progres. Por unë dua të theksoj se është një progress i mrekullueshëm, shpejtësi rekord dhe përshpejtim të vërtetë në tre vitet e fundit. 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe të fundin do ta hapim këtë vjeshtë. E di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit tiaj në këtë udhëtim. Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda 2027, na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm dhe me ju në çdo hap. Momenti gjeopolitik është këtu, agresioni i Rusisë në Ukrainë ka riformësuar kontinentin tonë. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë. Jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE dhe së bashku veprojmë si një. Që të afrohemi me BE është që të bëjmë edhe një biznes të sigurt. Në të vërtetë dy vjet më parëm ne lancuam planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe parimi është ekonomia juaj ka fituar akses në tregon e përbashkët dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyç. Kjo është sesi marrin situatë të mirë në Ballkanin Perëndimor. Pra, dyert e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura për kompanitë tuaja dhe tonat. Pra është një ëin ëin situation, dhe plani i rritjes ka potencialin të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanir Perëndimor në këtë dekadë.”, tha Von der Leyen.

Ora 11:14
Rama: Kapitujt do mbyllen brenda 2027, me fat që kemi mbështetjen e BE-së

 

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyn tha se duke parë progresin që po bën Shqipëria në hapjen e grupkapitujve edhe procesi i dytë i negociatave do të jetë i shpejtë. Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se brenda 2027 do të mbyllin të gjithë grupkapitujt. Ai tha se vendi ynë është me fat që ndodhet mes të Evropës dhe ka mbështetjen e BE-së, pasi përndryshe do ta kishte të vështirë rrugën e saj drejt një shteti tërësisht demokratik.

Von der Leyen: Ky është avantazh i procesit që bazohet në meritë se Shqipëria ka bërë mirë  në rrugën e reformave dhe jam e bindur se kështu do të jetë edhe në pjesën e dytë të procesit, mbyllja e grupkapitujve të ndryshëm, dhe ndryshimi i vërtetë ka qenë që Shqipëria e ka kuptuar. Ne e duam këtë proces dhe ju po tregoni mirë sesa shpejt në një kohë rekord sa ambiciozë mund të jeni jo vetëm në hapjen por edhe në mbylljen e grupkapitujve.

Rama: Në fillim kur thuhet 2027, do të thotë që brenda 2027, do të mbyllen kapitujt. Nuk e kuptoj pyetjen se çfarë pritshmërish ke? Pritshmëria është që brenda 2027 të mbyllen kapitujt dhe ne duhet të bëjmë të gjithë detyrat këtu dhe janë të mirëpërcaktuara kapitull për kapitull dhe plus edhe në planin e rritjes. Kështu që nëse sot ne marrim një vlerësim kaq pozitiv, vjen si rezultat i detyrave të bëra deri tani. Por që të vazhdojmë të marrim vlerësimin, duhet të vazhdojmë detyrat dhe detyrat nuk i bëjmë se sa e kërkon BE, as që të kënaqim ata që nesër do të na miratojnë anëtarësimin në Paris, Berlin apo se do thoja Londndër por Londra ka ik në drejtim të paditur…apo  në Romë. Ne i bëjmë detyrat për veten tonë. Çdo detyrë që bëhet këtu me sukses, e bën Shqipërinë më të fortë dhe më funksionale si shtet. Për ne procesi i negociatave, i hapjes dhe mbylljes së kapitujve është proces shtetbërje demokratike. Kur BE të thotë ne mbaruam tonë, dmth se Shqipëria merr një certifikatë që në bazë të opinionin të KE, jemi shtet funksional demokratik. Kjo është për shqiptarët, më pas ne mund të hyjmë në BE dhe vazhdon procesi i përmirësimit. Edhe gjermanët që janë mbajtur me dekada si më të përsosurin nuk janë aq të përsosur sa i dinim dhe tani e kuptojnë dhe vet. Për ne është fat që jemi në mes të Evropës dhe që kemi BE që na shoqëron në këtë proces. Nëse do ishim jashtë kontinentit do ta kishim të pamundur të bënim një shtet funksional demokratik për një mijë e një arsye.  

Ora 11:13
Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria e do Europën, gjenerata e re do që të jetojë në një BE të fortë e të sigurt

 

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen nga Tirana vlerësoi punën e bërë për integrimin në BE. Von der Leyen tha se Shqipëria e do Europën.

“I dashur Edi mesazhi im i fundit Shqipëria e do Europën dhe një studim i kohës së fundit ka treguar që edhe nëse do bëhej një referendum sot, 90% e shqiptarëve do votonin për antëtarëzimin në BE. Ky është sinjali më i qartë i të gjithave, gjenerata e re do të jetojë në një BE të fortë, të sigurt dhe të bashkuar”, tha Von der Leyen.

Ora 11:10
Rruga drejt BE-së, Rama: Faleminderit Ursula von der Leyen për rikthimin në Tiranë me mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë

 

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë partnerët e Komisionit Europian për vijimin e punimeve me grupin negociator shqiptar për anëtarësimin e vendit në BE. Gjithashtu Rama ka falënderuar presidenten e KE-së, Usula von der Leyen për rikthimin e saj në Tiranë dhe për mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

“Puna që ne po bëjmë për të çuar përpara proceset e brendshme të lidhura me reformat, me kapitujt e negociatave, nuk o të ishte dot e suksesshme siç është deri më tani pa mbështetjen e vazhdueshme të komisionit dhe të gjithë partnerëve brenda komisionit që nderveprojnë çdo ditë me ekipin tonë. Faleminderit presidenten Von der Leyen jo vetëm fakti që rikthehet dhe rajon dhe në Shqipëri, po për faktin që rikthehet e palëkundur në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Ora 11:06
Rama pret Von der Leyen: Duhet të mbështesim pa rezervë Ukrainën

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen tha se mbështetja për ukrainën duhet të vazhdojë pa rezervë.

“Duhet të vazhdojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën, sepse aty në të vërtetë përveç të tjerash zhvillohet edhe një përplasje mes një mënyrë të të parit të botës dhe të të kuptuarit të bashkëjetesës bazuar mbi parimet dhe vlerat e BE dhe një mënyrë krejt tjetër të të parit të botës që i sfidon dhe kërcënon këto vlera dhe këto parime”, tha Rama.

Ora 11:05
Rama konferencë me Von der Leyen: Po ecim me shpejtësi dhe mbarësi me negociatat në BE

 

Kryeministri Edi Rama, pas takimit me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen tha se Shqipëria po bën hapa të shpejtë drejt BE-së.

“Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjithha temat e interesit të përbashkët, dhe natyrisht që për ne, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne vlerësojme shumë fakti që presidentja dhe komisioni aktual japin një rëndësi të posaçme Ballkanit Perèndimor, dhe japin një vëmendje të posacme procesit të përafrimit të vendeve tona me BE. Dhe kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, që në këndvështrimin tonë por edhe në sa unë dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi dhe nga ana tjetër, folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, Komisioni i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhënë mundësinë cdo vendi që përkundër axhendës së reformave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE, në mbështetje të thellimit të mëtejshëm te reformave. Më vjen mirë se është në këtë pikë morën vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri dhe këmbëngulje të gjithë detyrat që kemi marrë përsipër."

Ora 10:48
Tirana ndalesa e parë për Ursula von der Leyen, presidentja e KE-së: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së

Në nisje të turnet të saj vjetor në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndalesën e parë e ka bërë në Tiranë.

Sot ajo është takuar fillimisht me presidentin e Republikës, Bajram Begaj e më pas me kryeministrin Edi Rama, të cilët do të marrin pjesë dhe në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Von der Leyen ka postuar në platformën ‘X’ fotografitë me Begajn dhe Ramën teksa shkruan:

"Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës."

Ora 10:02
Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Ursula von der Leyen pritet në kryeministri nga Edi Rama

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në kryeministri. Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni nderuese.

Pas shkrepjes së fotove, Rama dhe Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një takim në kryeministri jashtë kamerave.

Ora 09:18
Begaj pret Von der Leyen: Integrimi në BE mision kombëtar, të angazhuar të plotësojmë detyrat (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen është pritur mëngjesin e kësaj të hëne në Presidencë nga Bajram Begaj. Diplomatja evropiane la edhe një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa më pas pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Begaj ka zbuluar edhe fokusin e bisedës me Von der Leyen. Begaj shkruan se integrimi në BE është misioni ynë kombëtar dhe jemi të angazhuar për të zbatuar të gjithë detyrat. Begaj shprehet se Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri.

“Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë të gjitha reformat jo thjesht si detyra, por në përfitim të mirëqenies dhe begatisë së shqiptarëve.

Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri. Anëtarësimin nuk e konsiderojmë dhuratë, por të bazuar në meritë dhe si një investim në stabilitetin dhe forcën e vetë Evropës”, shkruan Begaj.

Von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që do zgjasë dy ditë dhe marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

I mbështetur nga Komisioni Evropian, ky Forum është pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për të promovuar integrimin rajonal dhe konvergjencën socio-ekonomike, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë rajonin.

SI.E./Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?