Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor tha se duan që këtë forum ta zhvillojnë çdo vit në Tiranë. Rama shkëmbeu edhe batuta me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, së cilës i tha se në Tiranë do të gjejë më shumë diell, ushqim të mirë dhe më pak mërzi se në flluskën e saj në Bruksel.
“Faleminderit Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë edhe më shumë lajme të mira, edhe më shumë detyra shtëpie, por edhe për të shijuar më shumë diellin, ushqim më të mirë dhe më pak mërzi se sa në flluskën tënde të të BE në Bruksel. Dua që ti bëj një falënderim të veçantë skuadrës suaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për ta bërë realitet këtë gjë dhe sidomos drejtorit tuaj të përgjithshëm që ndau me ne mendimet e veta të mprehta për dobinë e një konference të tillë investimesh mes BE dhe BP. Konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, në një program gjithnjë e më ambicioz”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasmë i BE
SI.E./I.M/ReportTv.al
