Politikë

Pankarta u shkëput nga podiumi teksa po fliste, Rama batuta: Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës…

13 Tetor, 12:32| Përditesimi: 13 Tetor, 13:22

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama u përball me një incident teksa po fliste në podiumin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Teksa po fliste për krizat, u shkëput një pjesë në të cilën ishte shkruar për Forumin, ndërsa kreu i qeverisë tha me batutë se ky ishte një ilustrim i asaj që po fliste.

Rama theksoi se zgjerimi i BE-së nuk duhet të lidhet vetëm me gjeografinë, dhe se Ballkani Perëndimor nuk është një problem, por zgjidhje që pret të integrohet.

“Zgjerimi nuk mund të bëjë vetëm me gjeografinë, por me inteligjencën strategjike. Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Pogdoricë, Tiranë, Beograd, Sofie, Sarajevë, etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion. I njëjti vizion që solli më parë bashkë kombe si Polonia, Çekia, Hungarinë e Sollveninë, duke çelur asokohe një horizont të ri që krijoi një rritje të jashtëzakonshme për ta dhe i solli BE dividentë që s’i kishte parë me dekada të tëra. Siç thoshte Albert Camus, bujaria e vërtetë kundrejt së ardhmes është t’i japësh gjithçka së tashmes. Fuqia e Evropës duhet të matet nga shtrirja e imagjinatës, diçka që Ballkani Perëndimor e ka me bollëk. Le të kujtojmë e Zhan Monesë, një prej etërve themelues të Evropës, njerëzit pranojnë ndryshimin vetëm kur përballen me nevojën dhe e shohin këtë vetëm kur ia beh kriza. Nevoja është këtu dhe kriza ka ardhur tashmë. Le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim. Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës sapo e patë. Le ta çelim këtë horizont të ri jo vetëm me deklarata e vepra, ta vërtetojmë se ka ende hapësira që Evropa të rritet e të bëhet më e lirë. Më lini të citoj Von der Leyen, e cila në fjalën e saj Evropa do të ecë gjithmonë më mirë kur të punojmë së bashku me partnerët, dhe fqinjët dhe ata që ndajnë shpresat dhe historinë tonë. Le të punojmë së bashku jo vetëm për Evropën që kemi trashëguar, që kemi ëndërruar dhe për Evropën që mund të imagjinojnë së bashku.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasmë i BE


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?