Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Forumin e Investimeve që u mbajt në Tiranë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA. Von der Leyen u shpreh se një vit më parë erdhi në Shqipëri me zotimin se qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme. Dhe kjo, sipas Von der Leyen po ndodh, ndërsa shembull solli uljen e tarifave për transfertat e parave përmes SEPA-s.
Von der Leyen theksoi se SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja. Ky është përparim real dhe jo në letër, tha Von der Leyen.
“Një vit më parë erdha në Shqipëri, me një zotim që qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të nisnin të përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme dhe që ju do të ndjenit të mirat e ecjes përpara bashkë. Pas një viti ka ndodhur kështu. Më kujtohet shumë mirë, kur më the që në fillim që donit që Shqipëria të bëhej pjesë e SEOA. Për më pak se dy vjet e bëtë realitet. Që javën e shkuar kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në be dhe të marrin para me kosto tejet të ulëta. Dhe ambasadori më tha qe e ka provuar sistemin më 6 tetor, donte të çonte para nga Brukseli në Tiranë, ndërkohë që parave u duhej 3-4 ditë të mbërrinin në Tiranë me kosto 80 euro. Me 8 tetor kur u bëtë pjesë e SEPA, dërgesa u bë brenda pak minutash dhe pa asnjë kosto. E njëjta gjë po ndodh edhe në Mal të Zi, edhe në Maqedoninë e Veriut. Tarifat ishin 6 herë më të lartë, anëtarësimi në SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja, këto janë para reale në bilancet tuaja. Kjo është pikërisht ajo çfarë do të thotë ta përjetosh BE në kontinentin Europian në jetën e përditshme. Është përparim jo vetëm në letër, por në realitet. Falë punë së madhe të udhëheqësve si ju Edi, ky ndryshim po ndodh këtu dhe tani, ky është shembull”, tha Von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasmë i BE
SI.E./I.M/ReportTv.al
