Foshnja e porsalindur diagnostikohet e infektuar me virusin e Wuhan

6 Shkurt 2020, 14:43| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 15:39

  • Share

Lajmi më shqetësues i 24 orëve të fundit në lidhje me përhapjen e virusit ishte ai i një fëmije të porsalindur i cili rezultoi pozitiv me koronavirus në Wuhan.

Foshnja është diagnostikuar me koronavirus vetëm 30 orë pasi ka ardhur në jetë.

Sipas mjekëve të spitalit lokal pediatrik, fëmija e kishte marrë infeksionin nga nëna e cila ishte edhe ajo e infektuar në muajin e fundit të shtatëzënësisë.

Shkencëtarët britanikë pretendojnë se i janë afruar shumë prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit të ri, dhe thonë se diçka tashmë mund të testohet tek kafshët. Por për realizimin e saj mesa duket mungojnë fonde të konsiderueshme.

Kina zyrtare dje ka njoftuar se ka identifikuar dy ilaçe të afta për të ndaluar koronavirusin, por lajmi është marrë me rezerva nga OBSH e cila ka reaguar duke thënë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe as terapi efektive për të zhdukur infeksionin.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, në 24 orët e fundit 70 viktima, 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?