FOTO/ 2 mijë euro ryshfet për një raport mjekësor të një të dënuari me 35 vite burg! Kapet dhe ekstradohet nga Italia mjeku i burgut të Peqinit

19 Tetor 2022, 16:15| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 16:25

  • Share

1666189458_64001666186917xmjekupng101.png

Eduard Ruçi i arrestuar për korrupsion është 51-vjeçari i kërkuar nga Interpol Tirana dhe është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.

Ruçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjatë vitit 2019 gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar një shumë prej 2000 euro një të afërmi të një të dënuari me 35 vite burg për vrasje. 51-vjeçari kërkoi shifrën 2 mijë euro në mënyrë që të përpilonte një raport mjekësor për dërgimin e të dënuarit në spital për kryerjen e një operacioni.

Gjithashtu, gjatë kohës që ishte mjek Eduart Ruçi , dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.


Lajmi kryesor:

Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, ekstradohen drejt Shqipërisë 3 të arrestuar! Të dënuar për përndjekje, plagosje dhe korrupsion (EMRAT)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?