Sociale

Begaj dhe krerët e komuniteteve fetare mbërrijnë në Vatikan, me kardinalin Ernest Simoni dhe presidenten Osmani marrin pjesë në homazhet për Papën

25 Prill, 17:20| Përditesimi: 25 Prill, 19:12

  • Share

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, kanë mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po marrin pjesë në homazhet për Papa Françeskun, ndërsa nesër do te jënë të pranishëm në ceremoninë mortore të kreut të Kishës Katolike.

Presidenti ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me kardinalin shqiptar, Ernest Simoni, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

Në delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në funeralin e papës është edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni.

"Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun.

Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen",- shkruan Begaj bashkangjitur fotos së publikuar.


Mijëra besimtarë dhe mbi 170 delegacione nga mbarë bota do të mblidhen të shtunën më 26 prill, në orën 10:00, për funeralin e Papa Françeskut para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Ceremonia pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha shtetërore dhe fetare të dekadës, me praninë e krerëve të shteteve, qeverive dhe udhëheqësve shpirtërorë.


Lajmi kryesor:

Nesër varrimi i Papa Françeskut/ Mbi 200 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni, afro 250 mijë bën homazhe! I pranishëm dhe Begaj, Trump mbërrin në Romë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?