Foto nga riti i mbylljes së arkivolit të Papa Françeskut

Bota

Nesër varrimi i Papa Françeskut/ Mbi 200 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni, afro 250 mijë bën homazhe! I pranishëm dhe Begaj, Trump mbërrin në Romë

25 Prill, 07:42| Përditesimi: 25 Prill, 23:50

  • Share

Nga e mërkura e 23 prillit deri në mbylljen e homazheve, në orën 20:00 të kësaj të premteje, afro 250 mijë njerëz u mblodhën në Bazilikën e Shën Pjetrit për të përshëndetur Papa Françeskun, tha zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Në mbrëmjen e sotme, në orën 20:00, u mbajt ceremonia e mbylljes së arkivolit të Papës, e udhëhequr nga Kardinali Kevin Joseph Farrell, Camerlengo i Kishës Katolike. Të pranishëm ishin edhe shumë nga hierarkët më të lartë të Selisë së Shenjtë, përfshirë kardinalë dhe përfaqësues të Sekretariatit të Shtetit.

Trupi i Papa Françeskut u zhvendos të mërkurën nga banesa e tij Santa Marta në Vatikan, drejt Bazilikës së Shën Pjetrit nëpërmjet një procesioni solemn. 

Mijëra besimtarë dhe mbi 170 delegacione nga mbarë bota do të mblidhen të shtunën më 26 prill, në orën 10:00, për funeralin e Papa Françeskut para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Ceremonia pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha shtetërore dhe fetare të dekadës, me praninë e krerëve të shteteve, qeverive dhe udhëheqësve shpirtërorë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur dhe do të qëndrojë në Romë për më pak se 24 orë, pa shumë gjasa për takime diplomatike. Të pranishëm do të jenë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe kancelari në largim Olaf Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer e Princi Ëilliam.

Sipas La Repubblica, ish-presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në funeral, por ai nuk do të jetë pjesë e delegacionit zyrtar amerikan. Biden, presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA-së pas John Fitzgerald Kennedy, ka vendosur të udhëtojë në mënyrë private.

Në listën e delegacioneve janë gjithashtu presidenti i Brazilit Lula da Silva, presidenti polak Andrzej Duda, dhe liderë nga Ballkani e vende të tjera. Ndër krerët fetarë do të jenë Imami i Madh i Al Azharit Ahmad al-Tayyeb, kryerabini i Romës Riccardo Di Segni dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse ruse.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka bërë të ditur se priten mbi 200,000 persona në ceremoninë e së shtunës, ndërsa mbi 1,000 efektivë sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e ceremonisë. 

Trupi i Papa Françeskut do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, në një varr prej mermeri ligurian me mbishkrimin e thjeshtë "FRANCISCUS" dhe një riprodhim të kryqit që mbante në kraharor. Vendi i varrimit ndodhet pranë Altarit të Shën Françeskut, midis Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza.

Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota, përfshirë presidentin izraelit Isaac Herzog, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu u bë pjesë e debatit publik për vonesën në shprehjen e ngushëllimeve. Nga Rusia, presidenti Putin do të mungojë, por ka dërguar Ministren e Kulturës, Olga Lyubimova, si përfaqësuese zyrtare.

Papa Françesku, një papë i përulët dhe i guximshëm në reforma, i dashur për njerëzit e thjeshtë dhe respektuar nga liderët botërorë, do të përcillet me nderimet më të larta, duke lënë pas një trashëgimi që do të kujtohet gjatë.

Ora 18:26
Ceremonia e lamtumirës për Papa Françeskun, cilat janë delegacionet që do të marrin pjesë, nga Shqipëria Begaj, Hasani dhe Pirdeni

1745598824_aa.JPG

Janë 160 delegacione zyrtare të konfirmuara që do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut duke filluar nga ora 10 e mëngjesit të së shtunës, 26 prill, në sheshin e Shën Pjetrit. Delegacioni nga vendlindja e Papës, Argjentina do të jetë i kryesuar nga Presidenti i Republikës, Javier Milei.

Më pas ai italian, i drejtuar nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella , së bashku me vajzën e tij Laura dhe kryeministrin, Giorgia Meloni.

Nga Shqipëria do të jetë presidenti Bajrma Begaj, Igli Hasani dhe Adea Pirdeni.

Renditja e pozicioneve në parvisin e Bazilikës së Vatikanit, në të djathtë të altarit duke parë fasadën, më pas përfshin sovranët mbretërorë, të renditur sipas rendit alfabetik. Lista do të ndjekë alfabetin francez, që është gjuha e diplomacisë.

Krerët e shteteve do të ndjekin gjithmonë sipas rendit alfabetik francez. Ndër të pranishmit ishin gjermani Frank-Ëalter Steinmeier me kancelarin Olaf Scholz; Braziliani Luiz Inacio Lula da Silva; Amerikani Donald Trump me gruan e tij Melania; Francezi Emmanuel Macron me gruan e tij Brigitte; hungarez Tamas Sulyok me kryeministrin Viktor Orban; Ukrainasi Volodymyr Zelensky me gruan e tij Olena.

Për Bashkimin Europian do të jenë Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, Presidentja e Komisionit, Ursula Von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Callas dhe Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Për OKB-në do të jetë Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres. Kina do të përfaqësohet nga nënpresidenti Chen Chin-Jen.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Ora 17:20
Begaj dhe krerët e komuniteteve fetare mbërrijnë në Vatikan, me kardinalin Ernest Simoni dhe presidenten Osmani marrin pjesë në homazhet për Papën

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, kanë mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po marrin pjesë në homazhet për Papa Françeskun, ndërsa nesër do te jënë të pranishëm në ceremoninë mortore të kreut të Kishës Katolike.

Presidenti ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me kardinalin shqiptar, Ernest Simoni, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

Në delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në funeralin e papës është edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni.

"Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun.

Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen",- shkruan Begaj bashkangjitur fotos së publikuar.


Mijëra besimtarë dhe mbi 170 delegacione nga mbarë bota do të mblidhen të shtunën më 26 prill, në orën 10:00, për funeralin e Papa Françeskut para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Ceremonia pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha shtetërore dhe fetare të dekadës, me praninë e krerëve të shteteve, qeverive dhe udhëheqësve shpirtërorë.

Ora 09:28
Ceremonia e lamtumirës për Papa Françeskun, Begaj niset drejt Italisë! Sot do të bëjë homazhe së bashku me krerët e komuniteteve fetare

Presidenti Bajram Begaj është nisur sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare që do të mbahet të shtunën në nderim të Papa Françeskut. Mësohet se ditën e sotme, Begaj do të bëjë homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit ku ndodhet trupi i Papës, së bashku me krerët e komuniteteve fetare shqiptare. 

Në Vatikan pritet të mblidhen liderët botërorë, mes tyre edhe Trump, përfaqësues të lartë të kishës dhe besimtarë nga e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë i cili ndërroi jetë më 21 prill, një ditë pas festës së Pashkëve.

Begaj do të jetë pjesë e delegacionit shqiptar që do të nderojë figurën dhe trashëgiminë shpirtërore të Atit të Shenjtë, i cili për vite me radhë mbajti një qëndrim të fortë në mbrojtje të paqes, drejtësisë sociale dhe solidaritetit ndërkombëtar.

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?