Krahasimi: Shikueshmëria e PS dhe PD në Facebook gjatë takimeve hapëse të fushatës

Politikë

FOTO/ Çelja e fushatës, Rama mund Berishën edhe në rrjetet sociale: shikueshmëri 5.4 herë më e lartë (+ 15 mijë qytetarë në shesh)

12 Prill, 15:13| Përditesimi: 12 Prill, 22:16

  • Share

Partia Socialiste mbajti sot mitingun hapës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një hapje masive dhe kreative në Sheshin "Skënderbej", në Tiranë.

Ndërsa në shesh ishin të paktën 15 mijë qytetarë në mbështetje të kryesocialistit Edi Rama dhe vizionit të tij për Shqipërinë 2030, me mijëra ishin dhe ata që e ndoqën takimin drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Vetëm në Facebook, çelja e fushatës së Partisë Socialiste u ndoq nga të paktën 11 mijë e 400 qytetarë, 

Ky nivel shikueshmërie ishte mbi 5.4 herë më i lartë se audienca që pati Sali Berisha në Facebook (2 mijë e 100) gjatë aktivitetit hapës të fushatës, që zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Sheshin "Nënë Tereza", në kryeqytet.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?