Biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E janë shitur të gjitha. Ndeshja e 12 tetorit në "Air Albania" ka pasur interes të lartë, ndërsa dyshimet janë për mënyrën sesi u shitën online këto bileta.
Si fillim, FSHF-ja si në asnjë rast tjetër nuk ka treguar çmimet e biletave për ndeshjen kundër çekëve. Në kanalet e komunikimit, të shumtë janë tifozët që kanë shprehur pakënaqësinë, duke treguar se megjithëse ishin në pritje për bileta, në faqen online asnjëherë nuk u shfaqën të lira, duke dalë të gjithë sektorët "sold-out", edhe pak minuta pasi kishte nisur shitja.
Një tjetër dyshim ka të bëjë që hedh hije mbi një skemë jo të ndershme nga organizatorët, ka të bëjë me Partizanin. "Demat" luajnë të hënën në 18:30 kundër Egnatias në shtëpinë e tyre dhe në faqen e FSHF-së edhe biletat për këtë ndeshje ishin "sold-out", vetëm pak çaste pas hapjes së tregtimit.
Lajmi kryesor:
Sfida me Çekinë/ Mision i pamundur për të blerë 1 biletë online! 22 mijë “avulluan” në 2 orë! Tifozët dyshime për shitje preferenciale
S.Dh//ReportTv.al