Sfida me Çekinë/ Mision i pamundur për të blerë 1 biletë online! 22 mijë “avulluan” në 2 orë! Tifozët dyshime për shitje preferenciale

16 Shtator 2023, 13:03| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 19:22

  • Share

Sigurimi i një biletë për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” të 12 tetorit Shqipëri-Çeki për mijëra tifozë të Kombëtares ka qenë një mision i pamundur. Të 22 mijë biletat për sfidën vendimtare të kuqezinjve kanë avulluar në gati dy orë gjatë shitjeve online mbrëmjen e së premtes. Pas fitores dhe atmosferës së krijuar në ndeshjen me Poloninë kërkesat për bileta në sfidën ndaj çekëve kanë qenë shumë herë më tepër se kapaciteti i “Air Albania”.

Tifozët kishin ditë me radhë që futeshin online në faqen ku shiteshin biletat. Sapo FSHF hapi procesin e shitjes, mijëra tifozë hynë në faqe njëkohësisht, duke çuar në bllokimin e saj.

 

Në momente të caktuara kishte dhe 7 mijë tifozë në faqe që kërkonin bileta, por pa mundur ta sigurojnë një të tillë.

Vetë FSHF mbrëmjen e djeshme u mjaftua me një njoftim në facebook për shitjen e biletave madje pa publikuar edhe çmimet.

Report Tv u interesua pranë Federatës Shqiptare të futbollit për të mësuar mbi situatën, por zyrtarë thanë se biletat janë shitur të gjitha. Bllokimin dhe rënien e faqes online në pjesën më të madhe të kohës, e argumentojnë me fluksin e vizitorëve në faqe.

Por Pavarësisht këtyre argumenteve, kanë lindur dyshime të mëdha, nëse vërtet janë nxjerrë në shitje biletat për tifozët e thjeshtë të Kombëtares, apo ato janë shpërndarë në mënyrë preferenciale.

Një person që arrinte të futej online mund të blinte deri në 4 bileta, të cilat nuk përjashtohet të shiten në tregun e zi me çmim shumë më të lartë.

Sa u përket çmimeve, ato janë më të kripura se ato me Poloninë. Biletat në tribunën përballë asaj kryesores kushtojnë 8 dhe 6 mijë lekë ndërkohë që ndaj Polonisë ishin 6 dhe 4 mijë lekë. Pas porte një biletë për të parë sfidën ndaj Çekëve kushton 3 mijë lekë ndërsa ndaj polakëve ishte 2 mijë.

Institucioni i futbollit reagoi dje në mbrëmje rreth orës 21:00, duke treguar se shitja kishte nisur online, ndërsa për asnjë çast nuk tregoi sesa ishin çmimet. Një tjetër dyshim ka të bëjë që hedh hije mbi një skemë jo të ndershme nga organizatorët, ka të bëjë me Partizanin. "Demat" luajnë të hënën në 18:30 kundër Egnatias në shtëpinë e tyre dhe në faqen e FSHF-së edhe biletat për këtë ndeshje ishin "sold-out", vetëm pak çaste pas hapjes së tregtimit.

 

Ora 19:24
Biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki ‘sold out’, Lapaj: Prokuroria të nisë hetimet për këtë maskaradë

Aktivsti Adriatik Lapaj i bën thirrje prokurorisë që të misë hetimet pas dyshimeve për manipulim në shitjen e biletave të Kombëtares, për ndeshjen kundër Çekisë, që zhvillohet në 12 tetor në "Air Albania". Lapaj shkruan se duhet të hetohet maskarada e biletave që brenda pak orësh në sistemin online dolën ‘sold out’. Lapaj thotë se kjo është një skemë ku biletat i marrin pak persona dhe më pas i shesin në tregun e zi me çmime 3 deri në katër herë më të larta.

“I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri - Çeki. Skema ku biletat i blejnë pak duar dhe pastaj i shesin në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta është e paligjshme dhe duhet goditur rëndë. Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qendrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat”, shkruan Lapaj.

Ora 19:18
Sfida e Kombëtares, ish-deputetja: Trukime ndeshjesh dinim, tani po dëgjojmë edhe trukime biletash! Di gjë kreu i FSHF-së?


Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lajla Përnaska ka reaguar në lidhje me kakofoninë dhe dyshimet për manipulim në shitjen e biletave të Kombëtares, për ndeshjen kundër Çekisë, që zhvillohet në 12 tetor në "Air Albania".

“Kemi dëgjuar trukime ndeshjesh, tani po shohim trukime shitjeje biletash (aktualisht për ndeshjen Shqipëri - Çeki). A thua di gjë Kreu i FSHF, që ka 25 vjet që zgjidhet 'me votë të lirë'?!”, shkruan Përnaska në kanalet e komunikimit.

Ora 18:40
Sa kushtonin biletat e Kombëtares?

Cmimet e biletave kundër Polonisë

Kaosi me biletat e Kombëtares ka ngritur hije dyshimi për mënyrën sesi u menaxhuan shitjet. Të nxjerra vetëm online, FSHF dhe kompania menaxhuese hasën probleme me serverat, teksa posteri për nisjen e shitjeve doli dje pas orës 15:00. Në FSHF shpjeguan se shitja nuk kishte nisur, ndërsa posteri dhe reklamimi në web-faqe ishin ende.

Institucioni i futbollit reagoi dje në mbrëmje rreth orës 21:00, duke treguar se shitja kishte nisur online, ndërsa për asnjë çast nuk tregoi sesa ishin çmimet. Në kushtet kur Kombëtarja shkëlqeu në dy përballjet e fundit, duket se FSHF ka gjetur "sheshin për të bërë përshesh", kjo me rritjen e çmimeve.

Nëse me Poloninë çmimet në tribunën përballë ishin 4 dhe 6 mijë lekë, kundër çekëve çmimet ishin rritur. 6 dhe 8 mijë lekë kushtonte "karshia", ndërsa 3 mijë biletat pas porte.

Kjo është hera e parë që FSHF-ja krijon një kakofoni për çmimet, duke mos dalë me një poster për çmimet e biletave, duke shtuar më shumë dyshimet për menaxhimin apo edhe shitjen preferenciale të tyre.

 

Ora 18:27
FOTO/ Ç'ndodhi me biletat e Kombëtares? FSHF-ja ia bën me hile edhe Partizanit, 'sold-out' në Superligë

1694881031_fshfbiletaonline.jpg

Biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E janë shitur të gjitha. Ndeshja e 12 tetorit në "Air Albania" ka pasur interes të lartë, ndërsa dyshimet janë për mënyrën sesi u shitën online këto bileta.

Si fillim, FSHF-ja si në asnjë rast tjetër nuk ka treguar çmimet e biletave për ndeshjen kundër çekëve. Në kanalet e komunikimit, të shumtë janë tifozët që kanë shprehur pakënaqësinë, duke treguar se megjithëse ishin në pritje për bileta, në faqen online asnjëherë nuk u shfaqën të lira, duke dalë të gjithë sektorët "sold-out", edhe pak minuta pasi kishte nisur shitja.

Një tjetër dyshim ka të bëjë që hedh hije mbi një skemë jo të ndershme nga organizatorët, ka të bëjë me Partizanin. "Demat" luajnë të hënën në 18:30 kundër Egnatias në shtëpinë e tyre dhe në faqen e FSHF-së edhe biletat për këtë ndeshje ishin "sold-out", vetëm pak çaste pas hapjes së tregtimit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?