Jorgo Golemi dhe Kledi Koka
Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri për barkën e peshkimit në Sarandë paraditen e sotme. Jorgo Golemi, qëlloi disa herë me thikë Kledi Kokën në mes të shëtitores në Sarandë, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Report Tv ka siguruar foton e viktimës Kledi Kokës dhe të autorit, Jorgo Golemi. Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjeç, peshkatar, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe në Sarandë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje të armeve dhe municionit”, pasi në vitin 2006 u arrestua nga policia me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.
Lajmi kryesor:
Sherr për varkat e peshkimit në shëtitoren e Sarandës, vritet me thikë peshkatari! Arrestohet autori (Emrat)
M.Q./ReportTv.al