TIRANË- Në një kohë kur Sali Berisha i cilëson si skandale takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, i arrestuar tashmë në SHBA, sekretari për Marrëdhëniet më Jashtë në PD, Enri Çeno, është shfaqur me të në një foto shumë miqësore.
Në foto janë së bashku ish- shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, zyrtari i Partisë Demokratike, pjesë e Foltores Enri Çeno, dhe Fjoralba Dizdari, anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.
Në korrik të vitit 2022, Sali Berisha njoftoi emërimin e Enri Çenos si Sekretar të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD-në e Rithemeluar prej tij. Berisha nuk kurseu edhe lavdërimet për Çenon, për të cilin tha se është një politikan i diplomuar në Londër dhe se do të përmbushte me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme në PD.
“Paraqes para PD-së dhe opinionit sekretarin për marrëdhëniet ndërkombëtare, që sipas statusit emërohet kryetari, Enri Çeno. Është një politikan i ri i diplomuar për drejtësi, ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes dhe një seri kualifikimesh në SHBA, në fusha të ndryshme politike. Duke emëruar zotin Ceno në këtë funksion shpreh bindjen më të madhe se zoti Ceno do të përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme të PD-së.”, tha Berisha.
Momenti kur Berisha prezantoi Enri Çenon në korrik 2022 si Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë
Në vitin 2019, emri i Enri Çenos, rezulton si i përfshirë në aktivitete lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, provonin se në datën 16 Prill të vitit 2019, Enri Ceno kishte firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”, kompani e cila angazhohen që të promovonte interesat e Çenos në median amerikane dhe qarqet me influencë politike të Washingtonit.
Në një reagim të tij, Enri Çeno thotë se fotoja ka dalë nga ‘Personi B’, që i referohet Dorian Duçkës, për të cilin thotë se ishte ulur në një tryezë me Charles McGonigal, dhe që e prezantoi me këto të fundit. Sipas Çenos pas darkës, në tavolinë u bashkua edhe Damian Gjiknuri, dhe në atë moment ai është larguar pasi ka pasur një konflikt ligjor me të në gjykatë. Kjo sipas tij ishte hera e parë dhe e fundit që ai e takoi ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.
Takimet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, janë përdorur si ‘arsenal’ sulmesh nga opozita, të cilët e kanë akuzuar në bllok atë se ka lobuar përmes zyrtarit të FBI-së kundër saj. Por fotot që qarkullojnë tregojnë se McGonigal kishte lidhje edhe me Partinë Demokratike që aq ashpër akuzon qeverinë.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
Enri Çeno, sekretar për Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD-në e Sali Berishës, i cili u shfaq në një foto miqësore bashkë me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, ka dhënë versionin e tij në lidhje me foton.
‘Makineria propagandistike e përbaltjes së qeverisë nëpërmjet një prej mediave të saj për të përfshirë opozitën paska nxjerr nga telefoni i “Personit B” një foto timen dhe të ish partneres sime me agjentin e FBI-së McGonigal.
Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim ditëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë.
Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së. Ndryshe nga Taulantët, Damianët, Belindat, Ëngjëllat apo Edvinët, unë nuk kam ndarë kurrë interesa financiarë apo okultë as me “Personin A” as me “Personin B” e aq më tepër me gjobvënësit e FBI-së. Gjatë tërë jetës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë para publike dhe nga shtatori i 2013 vetëm jemi përballur e përplasur me regjimin e Ramës si familje.
Për Kim Philby-sat morali është një aset luksi që nuk mund të ja lejojnë vetes dhe koha e tyre ka marrë fund, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo burracakëri e ulët thjesht me shton forcën për të përdorur të gjithë logjistikën time që këta minues të opozitarizmit dhe demokracisë së vendit të përgjigjen në mënyrën e merituar.- thotë ai.
Enri Ceno, sekretari Ndërkombëtar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike të Sali Berishës, rezulton se ka qenë i përfshirë në aktivitete lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqiptarja.com po risjellë një artikull të publikuar në vitin 2019, ku asokohe Enri Ceno, kandidat për deputet i PD-së, zbulon se ai ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”.
Deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, provonin se në datën 16 Prill të vitit 2019, Enri Ceno kishte firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”, kompani e cila angazhohen që të promovonte interesat e Çenos në median amerikane dhe qarqet me influencë politike të Washingtonit.
Shkrimi i plotë në vitin 2019
Ndonëse nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, Enri Ceno, kandidat për deputet i partisë demokratike në 2017-n, aktualisht kryetar i departamentit për të drejtat e njeriut në PD, është shquar për jetën luksoze që bën në qytetet më të shtrenjta të botës si Majemi apo Montekarlo.
Por pavarësisht se njihet vetëm si djali që mbahet me lekët e babait, Petrit Ceno, gjyqtar në gjykatën e apelit të Durrësit, Enri rezulton të jetë i përfshirë muajt e fundit në aktivitete lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, provojnë se në datën 16 Prill të vitit 2019, Enri Ceno ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”.
Kjo kompani angazhohet që të promovojë interesat e Cenos në median amerikane dhe qarqet me influencë politike të Washingtonit.
Vetë kompania “Washington Consultants LLC” shoqërohet me hije dyshimi, pasi është rregjistruar pranë departmanetit të drejtësisë në Shkurt të vitit 2019, me dy themelues pothuajse anonimë, Bigz A Bigirwa dhe Afua A Bigirwa. Në deklarimet që bën kompania, Enri Ceno është i vetmi klient i saj.
pislleqet e politikes... e para nuk dihet si del gjyqi ne amerike se mund te katandiset kokoshi thele, e dyta nuk mund te behet gjyq popullor e nxirren sekrete qe I takojne hetimit. deshmia e rames ne amerike I ve kapak edhe rolit te tij dhe nese shkelje nuk kthehet po e mbajne atje. sa per takimet, normal, cdo american pritet me temena pale zyrtar I larte dhe nuk do behen muhabete telenovelash por ceshtje the influencave antiamerikane ne vend e rajon
PërgjigjuKjo Fjoralba dikur paska kene cop cop or teeeejjjjj
PërgjigjuOre akoma mereni ju me kriminelin hajdut malokun bastard Sali Bajgën. Sali Bajga është burri më i poshtër në gjith historin e kombit Shqiptar.
PërgjigjuPatronazhist/aktivist.
Sb është shpifsi më i madh në Planet.Mjer Ata që shkojnë pas tij.Të gjith do shpallen NON GRATA.SB nuk vjen më në pushtet sa të jet gjallë.Mjer Ai që nuk e kupton.Goxhda Amerikane e non gratës është me ndryshk..nuk i del kurrë familjarisht..dhe Aleatve..
PërgjigjuHetimi ndonjehere fillon pasi personi akuzohet nga ndonje qytetar. Dikush mund ta kete shtyr FBIn per te hetuar kete agjent. Kush valle mund ta ket shkaktuar kete hetim pikerisht kur Berishes i duhet nje skandal qe ta lidh me Ramen per te larguar vemendjen nga hetimi qe SPAK po ben mbi ceshtjen Gerdeci.
Përgjigju