Foto me Charles McGonigal, reagon Enri Çeno: U nxor nga telefoni i ‘Personit B’, i cili na prezantoi me miqtë e tij! Në tryezë dhe Gjiknuri

1 Shkurt 2023, 21:47| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 22:15

  • Share

1675285107_enricenodhesaliberisha.JPG

Enri Çeno, sekretar për Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD-në e Sali Berishës, i cili u shfaq në një foto miqësore bashkë me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, ka dhënë versionin e tij në lidhje me foton.

‘Makineria propagandistike e përbaltjes së qeverisë nëpërmjet një prej mediave të saj për të përfshirë opozitën paska nxjerr nga telefoni i “Personit B” një foto timen dhe të ish partneres sime me agjentin e FBI-së McGonigal.

Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim ditëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së. Ndryshe nga Taulantët, Damianët, Belindat, Ëngjëllat apo Edvinët, unë nuk kam ndarë kurrë interesa financiarë apo okultë as me “Personin A” as me “Personin B” e aq më tepër me gjobvënësit e FBI-së. Gjatë tërë jetës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë para publike dhe nga shtatori i 2013 vetëm jemi përballur e përplasur me regjimin e Ramës si familje.

Për Kim Philby-sat morali është një aset luksi që nuk mund të ja lejojnë vetes dhe koha e tyre ka marrë fund, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo burracakëri e ulët thjesht me shton forcën për të përdorur të gjithë logjistikën time që këta minues të opozitarizmit dhe demokracisë së vendit të përgjigjen në mënyrën e merituar.- thotë ai.


Lajmi kryesor:

FOTO-LAJM/ Sot Berisha i quan skandale takimet me Ramën, ja si takonte MCgonigal Sekretarin Ndërkombëtar të Rithemelimit, i përfshirë me lobime në SHBA


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?