Foto: Jason Merkuri
Shqiptarja.com siguron foton e Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.
Jasona Mërkuri, sipas mediave greke kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit dhe organizimin e dërgesës nga Panamaja drejt vendeve evropiane. Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.
Ai njihet me tre emra: Azdren Muharremi Andrea Merkuri dhe Jasona Merkuri.
Lajmi kryesor:
Greqi/ Kapen 210 kg kokainë në portin e Pireut e fshehur në konteiner me karkaleca, destinacion Shqipëria! Në një kontenier tjetër gjenden edhe 100 kg! Pranga shqiptarit, 'koka e bandës' (VIDEO)
S.G/ReportTv.al