Vendimi skandaloz i drejtësisë për Fjolla Morinën! Me dy armë, gjykata e lë në 'arrest shtëpie'! Këngëtarja mashtroi, nuk është shtatzënë! Mjeku 'arratiset'/ Video

22 Shtator 2020, 08:32| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 17:19

  • Share

KUKËS- Një vendim skandaloz erdhi sot nga Gjykata e Kukësi ku zhvillohej seanca për këngëtaren Kosovare Fjolla Morina. Vendimi skandaloz mban firmën e gjyqtares Merita Karaj, e cila liroi nga burgu këngëtaren Morina edhe pse ajo u kap mat me një armë zjarri tip pistoletë dhe 23 fishekë duke kaluar kufirin për në Shqipëri, ndërsa tjetra rezultoi të ishte çakmak pistoletë. Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga ekspertiza balistike, por kjo nuk u mor parasysh nga gjyqtarja dhe as gënjeshtra e Morinës për t'i shpëtuar burgut se ishte dy muajshe shtatzënë. Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, për të cilën edhe vetë këngëtarja tha janë vetëm shoqëruesit e saj, gjyqtarja ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" 30 ditë. Përgjatë kësaj kohe, do të verifikohet nëse në armën ka shenja gishtërinjsh të Sylës dhe Mujit.

Mëngjesin e kësaj të marte këngëtarja kosovarë ka zbritur pa pranga në duar, një detaj që la shumë për të kuptuar, teksa të arrestuarit e tjerë ishin të prangosur, ndërsa në Gjykatën e Kukësit u bënë dy seancë  njëra pas tjetër për Fjolla Morinën, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e saj Fitim Muji.

Ajo që ndodhi në gjykatën e Kukësit, që nisi që në orën 08:00, ishte një seancë e paprecedentë për drejtësinë që ngjan më shumë me një lojë juridike. Këngëtarja Fjolla Morina ka gënjyer me dokumentin e paraqitur në Gjykatë se ajo ishte shtatzënë prej dy muajsh, ndërsa mjeku që ka lëshuar dokumentin është zhdukur duke kaluar kurfirin drejt Kosovës për të shmangur arrestimin.

Këngëtarja u rikthye në orën 13.30 me kokën ulur në gjykatë për mashtrimin që kishte zbuluar rikontrolli nga mjeku. Por ndërsa do duhej që ky mashtrim të ishte një akuzë e shtuar për Fjolla Morinën, Gjykatësja Merita Karaj nuk e ka marrë parasysh duke vendosur masën arrest shtëpie për Morinën, dhe burg 30 ditor për biznesmenin Syla e shoferin Muji.

Dhe për këtë argumenti i palës mbrojtëse ishte se Morina është nënë e një vaje 5 vjeçe e cila është krejtësisht e vetme, teksa avokatja Aurora Guska tha se dënimin do ta vuaj në Kukës, ku kanë marrë një shtëpi me qira përballë komisariatit. Ajo ka sqaruar edhe gënjeshtrën me shtatzëninë.

" U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës. Nga ana  OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme", tha avokatja.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.

Ora 16:49
Kush është gjyqtarja që la në arrest shtëpi Fjolla Morinën, në 14 muaj punë mori 'zakonet' e drejtësisë së vjetër

Merita Karaj është gjyqtarja që e cila caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap duke kaluar kufirin me armë. Edhe pse ekspertiza balistike vërtetoi se ishte armë zjarri, gjyqtarja vendosi ta linte në shtëpi këngëtaren për një vepër penale e cila parashikon dënimin nga 10-20 vite burg. Ajo ka marrë detyrën në 15 korrik të vitit 2019, 14 muaj më parë, por mesa duket kaq kanë mjaftuar që kjo "gjyqtare e re" të marrë zakonet e drejtësisë së vjetër".

"Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 35 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në vendimin nr.118, datë 15.07.2019, “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtare të znj. Merita Karaj”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, V E N D O S I : 1. Të emërojë gjyqtar znj. Merita Karaj. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor", thuhet në njoftimin zyrtar të KLGJ.

Vendimi për emërimin gjyqtare të Merita Karaj
Ora 15:31
E konfirmon ekspertiza, arma në çantën e Fjolla Morinës ishte armë zjarri! Avokatja: S'është e rrezikshme! Lënia në arrest shtëpie masë ekstreme, jo e lehtë (VIDEO)

Në përfundim të seancën gjyqësore, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka njoftuar se ekspertiza balistike ka vërtetuar se arma që kishte në çantë këngëtarja ishte armë zjarri, por ajo shkon përtej duke e klasifikuar atë si "të parrezikshme". Duke u ndalur te shtatzënia, ajo shprehet se në vizitën e parë, mjeku nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse ishte në një pritje të ëmbël, e për pasoi iu nënshtrua dhe 2 kontrolleve të tjera që rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

"Arrest me burg për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës. Nga ana  OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve. Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit", ka thënë avokatja.

Ora 14:46
'Arrest shtëpie' për këngëtaren Fjolla Morina

Gjykata e Kukësit ka lënë në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morina, pasi në çantën e saj u gjendën dy armë. Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". 

Ora 13:57
Dha raport fals se Fjolla Morina është shtatzënë, 'arratiset' në Kosovë mjeku

1600776269_1600774289FMORINA22.jpg

Mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë,është arratisur në Kosovë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ora 13:43
Këngëtarja gënjeu për t'i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë

Këngëtarja gënjeu për t'i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit.

Raport i mjekësor i cili tregon mosqenien shtatëzënë të Fjolla Morinës
Ora 13:26
'Është apo jo shtatzënë'/ Iu nënshtruar kontrollit të dytë, Fjolla Morina me kokën ulur rikthehet në gjykatë

Fjolla Morina është rikthyer në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore për të vërtetuar shtatzëninë e saj.

Ora 13:12
Shtyhet sërish seanca, vendimi për Fjolla Morinën në 13:30

Shtyhet sërish seanca, vendimi për Fjolla Morinën në 13:30.

Ora 12:10
Si po përdor Fjolla Morina shtatzëninë për t'i shpëtuar burgut

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, është duke  përdorur shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut, teksa më 19 shtator u arrestua në pikën kufitare të Morinës duke ardhur për Shqipëri me dy armë, njëra prej të cilave çakmak dhe disa fishekë. 

Edhe pse pika 3 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale, saktëson se gratë shtatzëna që kanë kryer vepra penale që dënohen “jo më pak në maksimum se 10 vjet burg”, mund të qëndrojnë në arrest me burg, mbrojtja e këngëtares është duke u kapur pikërisht pas shtatzënisë. Ndaj Fjolla Morinës, vepra penale e referuar në prokurori nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, është për “trafik të armëve dhe municioneve” që dënohet nga 10-20 vjet burg. Por edhe nëse akuza do të zbehet gjatë hetimeve në “armëmbajtje pa leje”, me ashpërsimin e Kodit Penal, dënimi shkon nga 7-15 vjet. 

Nëse faktohet me prova gjinekologjike që Fjolla Morina është shtatzënë, mbrojtja kërkon një masë më të lehtë, atë të arrestit shtëpiak. Prokuroria nga ana tjetër, kërkon arrestin me burg, por nëse gjykata do të vlerësojë arrestin shtëpiak, organi i akuzës ka kërkuar që të vërtetohet në radhë të parë që Fjolla Morina është shtatzënë, përmes një vizite të dytë gjinekologjike, së dyti të paguajë 5 milionë lekë të rinj garanci pasurore dhe të paraqesë kontratë qiraje. 

Pikë 2 të nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thotë se nuk mund te vendoset masë arresti në burg ndaj grave shtatzëna ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç. Por pika 3 e të njëjtit nen e rrëzon këtë për vepra të rënda që dënohen deri në 10 vjet burg.

Neni 230 pika 3 e Kodit Penal që rrëzon pretendimin e avokates së Fjolla Morinës se nuk mund të rrijë në burg se është shtatzënë
Ora 11:22
Fjolla Morina në maternitet, do i nënshtrohet vizitës së dytë për të vërtetuar shtatzëninë

1547384333_fjollamorina.JPG

Report Tv mëson se Fjolla Morina i është drejtuar sërish maternitetit ku do t'i nënshtrohet një vizite të dytë për të vërtetuar nëse është shtatzënë, siç ajo pretendon ose jo.

Ora 11:05
Arrestimi i Fjolla Morinës/ Avokatja: S'janë armë zjarri, njëra është pistoletë për të trembur qentë tjetra çakmak

Në mbrojtjen e paraqitur sot në gjykatë, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka thënë se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarr, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

"Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak", thotë avokatja.

Ajo ka sqaruar edhe arsyen se përse u shty seanca gjyqësore.

"Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira", ka thënë avokatja.

Pretendimet e avokates mbrojtëse të Fjolla Morinës
Ora 09:18
Shtyhet për në orën 13:00 seanca për Fjolla Morinën/ Prokuroria kërkon 'arrest shtëpie' dhe garanci pasurore 5 mln lekë: Ekoja s'mjafton të vërtetohet shtatzënia

Report Tv mëson se seanca për Fjolla Morinën është shtyrë për në orën 13:00. Shtyhet për në orën 13:00 seanca për Fjolla Morinën. Report Tv mëson se Prokuroria ka kërkuar që në seancë të paraqitet gjenekologu që të vërtetojë shtatzëninë e saj pasi një eko është e pamjaftueshme. Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" dhe një garanci pasurore 5 mln lekë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TeTi: 23/09/2020 22:32

    Ta mori saja te banda : bleterat punetore ...

    Përgjigju
  • juristi: 23/09/2020 09:06

    zonja gjyqtare,meqe je e re ne profesion ky do te kishte qene rasti juaj me i mire qe te vendosje emrin tend ne tabelen e nderit te drejtesise se re te reformuar meqense kishe te beje me trafik nderkombetar armesh dhe mashtrim ndersa ju e cuat ne arrest shtepia,nga kendveshtrimi i njerezve dhe komuniteti ky ishte shembulli me i keq per ata qe bejne trafik nderkombetar armesh. e turpshme

    Përgjigju
  • Toli: 23/09/2020 07:54

    Se her ka kaluar dhe e ka bër at rrug ajo...

    Përgjigju
  • Doraci: 23/09/2020 01:41

    kte do e marri Mona per deputete te partia baxhellave

    Përgjigju
  • Iris: 23/09/2020 00:39

    Kjo cingia e rrugeve me ato floke,me ate fustan,e pa make-up ,tani duket tamam si Maro Mokra.Min.e drejtesise dhe Min.e shendetesise duhet te fillojne hetimet dhe tu heqin licensen gjykateses dhe mjekut.Perse merakosen se paska lene vajzen vetem?Ajo vetem e ka lene dhe e ka marre parasysh,se te besh muzike ose videoclip do kohe,nuk behet Brenda nje dite.Perse e shpune ne spital per kontrroll shtatzanie?Nuk shiten ne Shqiperi teste shtatzanie ne markete o farmaci.Mjafton nje nga keto te behet ne banjen e gjykates dhe del Brenda disa minutash,dhe s'ka nevoje per doctor.Kjo kurva ka genjyer dhe per llojin e armes.Nje arme per te trembur qente nuk perdor plumba te vertete qe kjo I kishte me vete,dhe ka pamje tjeter.Gjithashtu kur po shikon qe po te arrestojne per arme,a nuk duhet te deklarosh menjehere qe armet I ke nje cakmak e nje per shashka qensh?E shumta do ta mbanin 12-24 ore.Ai <<miku I vdekur>>,kaq fycke e pa kete cingien ,sa nuk I tha qe arma eshte pistolete <<shashkash>>Ne se armet nuk jane te rrezikshme ,perse ata dy djemte I mbajne ne burg,perse kjo street worker mbahet arrest shtepie?Nese eshte arme qensh,e pa rrezikshme, perse humbet koha per te bere teste gjurmesh e balistike?--Nje sqarim I vogel per ata qe si dine se c'jane armet e qeneve,po ju them, shikoni filmin <<Steel magnolias>>,aty eshte nje sekuence ku nje zoteri perpiqet te trembe zogjte me nje pistolete te tille.Por ne rastin e Fjolla -cingies kemi manipulim te drejtesise.Sa me fat je kur je cingie skene ne Shqiperi,te hapen dyert e burgjeve ,te kasafortave,dhe te dhomave te bordelleve!

    Përgjigju
  • Daniel: 23/09/2020 00:20

    Ne fakt ne gjithe boten kshu vepron drejtesia kur ka te bej me figura publike ka shume raste kikloni ne internet dhe shikoni.

    Përgjigju
  • Lazua: 23/09/2020 00:17

    Mallkuar qofshi politikane, prokurore gjykate, qe e katandiset kete vend keshtu, mallkuar qofshi

    Përgjigju
  • BENI: 22/09/2020 23:49

    O EDI RAMA ASNJE NGA KETO PLEHRA AVOKATE NUK DUA ME TE SHOH NEPER AULAT E GJYKATAVE,,,ZHDUKI TE GJITHE KETE LLUM,,,QE KOKEN E KANE TEK KCK..

    Përgjigju
    • Vandam sula: 23/09/2020 08:40

      Avokati eshte per te mbrojtur klientin e tije o robo, fijolla jo te kishte me vete sciacca cani por edhe mitraloz Avokati do beje punen qe te letesoje klientin e tije nga pergjegjesia penale, po mos komentoni ne hava,

  • vera: 22/09/2020 23:46

    MOS E LIRONI KETE ,,,mbajeni ne burg kete plehre dhe merreni me radhe deri ne 2000 veta,,mban ajo eshte buce e sprovuar.....

    Përgjigju
  • Lavdie ladi: 22/09/2020 22:48

    Epo si ka mundesi te jene pistoleta qensh e cakmak qe thote shpira avokate plepi ku paskan qene keta police ne gjume kur e kan ndaluar kete crv dhe nuk paskan njoftur armet turp per kete drejtesi qe kemi

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 22/09/2020 22:44

    Te gjithe ju komentuesit do ishte me mire nje proteste perpara ministrise se drejtesise se sa keto komente pa sens. Me qejf do u bashkoja dhe une. Po nuk doli populli ne rruge kur drejtesia ben dredha perpara syve te tij nuk kemi per te pare ndryshim.

    Përgjigju
  • Dragon: 22/09/2020 21:56

    Ju pshurrsha mu ne réforme te drejtesise, plehra

    Përgjigju
  • Kadiu: 22/09/2020 21:00

    Sa qesharake. Autori i krimit lihet ne arrest me shpi. Dy te tjeret, ne burg!!! Sa persona, shqiptare apo te huaj, te arrestuar ne flagrance me arme zjarri, jane lene ne arrest shtepie?! Dhe sa jane derguar pa pranga ne gjykate???

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/09/2020 20:40

    Kap q’ka të kapësh KQK, drejtësi në puse uji është kjo...!!!

    Përgjigju
  • Mane: 22/09/2020 19:41

    Po kjo ësht pjes e grupimi kriminal shum të rrezikshëm.Si e lëshoni?kjo ësht e dashura e vrasesit me pages,juxhinit,që e vran n durres.Sa her ka kaluar kjo sende për ta... Yyy mos e hëngshi vitin e ri t gjith gjyqtar Ça jeni me t gjith Ça keni

    Përgjigju
  • Drejtesi: 22/09/2020 19:41

    Ky eshte shteti qe Don mandat te 3.

    Përgjigju
  • Ariu: 22/09/2020 19:14

    Avokatja: jane arme zjarri, por jo te rrezikshme... Wtf, po te kisha mundesi, do ja hiqja licencen kesaj avokateje

    Përgjigju
    • Kariu: 22/09/2020 22:53

      Per ça shkelje? Apo ngaqe beri detyren edhe mbrojti klienten, ate qe e paguan??? Idiot

  • Turi: 22/09/2020 18:54

    Kjo esht gjykata jon kush lekun e kriminelin nuk denohen hiq fare ja fakti fukaran Do denojn me burg

    Përgjigju
    • Adrian: 22/09/2020 19:19

      Fatkeqësisht drejtësia ndëshkon vetëm atë që shet banane

  • Demush: 22/09/2020 18:48

    Qfar drejtsie keni ju,po per qata ka mbet shqiperia 2000 vjet mbrapa.marree Ju kjoft .po Fjolla duhet burgu ta pres 10 vite .mbas 10 vitev del prej burgu plak si me ken 80 vjet se e leshon operacioni,qfryhet

    Përgjigju
  • Liri: 22/09/2020 18:41

    Keto vendime jane turp. Por me shume motivojne kriminelet te mbajne arme. Kld inspektoiri drejtesise. Te gjitha instancat duhet te procedojne prokurorin dhe gjykatesin per vendimin. Urgjentisht. Dhe ajo femer te vej atje ku i takon. Ndryshe besimi te drejtesi sdo rritet kurre

    Përgjigju
  • Sdi ca emri ti vendos: 22/09/2020 18:40

    Ky eshte precedent i gabuar per ata persona qe jane arrestuar per arm-mbajtje pa leje dhe per me teper kjo zonja ka agravuar situaten e saj ne kushtet e trafikut nderkombetar te armeve

    Përgjigju
  • Erjon: 22/09/2020 18:33

    He drejtesi e qelbur kur nuk kemi per tu bere si bota hajduti dhe *urvelleku fitojne gjithmon shtet *urv

    Përgjigju
  • PJESHK E MIRE FJOLLA: 22/09/2020 18:20

    Eshte gjynah te shkonte ne burg kjo femer !

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/09/2020 17:59

    Ore se kisha mendu nojher qe per armembajtje pa leje te lirohesh brenda 48 oresh... tani do dali Edi Rama te na kujtoje se kjo gjykatesja ishte pjese e KÇK-se... dhe qe do shkarkohet me veting.. Shtet Palle 24h Non Stop!!

    Përgjigju
  • vera: 22/09/2020 17:47

    MJAFT te shokosh se c'fare fytyre ka avokatja ,,,per te kuptuar sesi ka degjeneruar sistemi yne i drejtesise dhe i avokatise....

    Përgjigju
    • CaBone: 23/09/2020 08:18

      O vera motra, ca lidhje ka ftyra avokates? Apo do bej te gjith koment do e bosh dhe ti nje? Avokatja hallall ja boft zoti, ate pun ka. Mer nai dor lek te mir dhe nga profili qe ka Fjolla. Problemi jan drejtesia e marume. Po te ishe ti avokatja ime dhe tme kapnin mua me arm ca fo beje ti e dashur Vera? Apo un te paguj ty dhe ti me reas mu mrena? Hajd thuj se kan bo shum komente dhe e the dhe ti nje gje.

    • Dimri: 22/09/2020 22:40

      Ej nxirre pak futyren ne instagram ta krahasoj me avokaten

  • Komentuesi: 22/09/2020 17:21

    Nuk ka nevoje per koment, gjyqtarja e ka ngrohur mire xhepin. Vetem leku e ngren ujt perpjet. Fjolla, si kurv e sprovume, din me e dhan lekun fort mir.

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/09/2020 17:17

    Kjo eshte SHQIPERIA per fat te keq ca te nenes dhe ca te njerkes.Po ke lek je i pa prekshem po je i varfer kalbesh ne burg. Perfundimisht ate vend e komandojne *urvat dhe kriminelet.

    Përgjigju
  • Sulo: 22/09/2020 17:07

    Ca ka me shume se njerezit e zakonshem kjo kurve femer? Ne burg bythqirja se eshte kapur me arme zjarri dhe ligji e thote qarte 20 vjet burg ose ju qifsha ropt mu ne pidh me drejtesi me qeveri e me far e me fis te gjithve plera

    Përgjigju
    • Xiku: 22/09/2020 19:57

      Sulo e kane bere ligjin ne ate menyre, qe po te duan te japin 20 vjet burg. Po te duan te japin arrest shtepie. E ke pare kush i ben ligjet ne parlament, kaubojsi,Frroku,koporata, etj. Cfar pret me ?

    • PJESHK E MIRE FJOLLA: 22/09/2020 18:37

      Ka leket, te cilet njerezit e zakonshem nuk kanë okay Sulo. Kushdo qe te ishte, po ke pare je i fort, ky eshte realiteti o Sulo.

    • Julie: 22/09/2020 17:14

      Sulo drejtesi fallco.. s’kemi ca bejme

  • Plepisti: 22/09/2020 17:06

    Ka vetem nje zgjidhje te drejte, sic e don kodi penal gjerman apo amerikan, merreni kete gjykatsen dhe futeni ne burg dhe te beje kjo 20 vjet burg, pastaj shohim se si behet drejtesia e re sic e duam ne.

    Përgjigju
  • Klodi: 22/09/2020 16:58

    Duhet arrestuar menjeher duke i shtuar akuzen per mashtrim me shtatzanine.Ose te lirohen nga burgu gjith ato qe jan denuar per armbajtje pa leje.Ligji te jet i barabart per gjith.Per ju qe menduat se na shpetoi drejtesia re me vjen keq per zhgenjimin.Vertet menduat se do behet ligj ne ket vend?Eh o mjeran

    Përgjigju
    • CaBone: 23/09/2020 13:59

      Klodo ke ahum te drejt vlla ste heq as nje pik as nje presje. Kur e lexova lajmin dje mu duk komplet pa lidhje qe ata dy cunat ngelen 30 dit burg. Ti lem hamendsimet me nje ane se ne Shqiptaret vdesim cik per to. Per deri sa Fjolla ka mar Autorsin e Armes vet ata cunat jan gjynof te mahen me brenda. Un personalisht skom prit nai gjo te modhe mga drejtsia re por nje Zhgenjim Total me ca ju premtua ati populli te shkret. Kta jan Moll te nje Peme tmqy te gjith. Te morin te rrasin mrena nai hallexhi qe spagu drritat te arsyetojn Rrogen Mijra Euroshe. Se vetem atyre ja morin Erzen kta legena. Robt ku ti ken te gjith ata qe se duan ate vend. Respekte shoku.

  • Tirona: 22/09/2020 16:49

    Nuk doja tja jepja kete mallkim Kesaj Gjyqtareje te korruptuar , kjo do KCK se eshte e sigurte qe do flaket nga sistemi i drejtesise, per kete vendim te padrejte qe ke dhene se me ato arme mund te visheshin Nenat me te zeza, te marsh mallkimin e te gjitha Nenave qe Ti ta pesofsh nga keto arme duke u VESHUR ME TE ZEZA DHE ME FYTYREN TE MBULUAR ME VELLO TE ZEZE PER TE GJITHE JETEN.

    Përgjigju
    • Tirona: 22/09/2020 17:30

      Shoqeria civile duhet te reagoje ,per kete skandal qe ndodhi sot ne sistemin e drejetsise. Te dashura motra! mbuloni fytyren me nje vello te zeze dhe protestoni ne heshtje para nderteses se Ministrise se Drejtesise.

  • kengetari: 22/09/2020 16:48

    Ska perse merziteni o njerez oshte vipe fjolla e privilegjuar

    Përgjigju
  • Ori: 22/09/2020 16:33

    Kjo eshte drejtesia e re qe kerkoi Rama dhe Amerika.Kjo gjykatese duhet shkarkuar menjeher dhe te futet ne burg.Nuk behet kurr me shtet ky vend

    Përgjigju
  • Boss ene Trim: 22/09/2020 16:24

    41biss per te gjith prokuroret e gjyqtaret e korruptum !!! Arrest me burg e konfiskim der te luget pirunjt ene motrat Po te ken mundesi !! Ilace femijeve mer klasa me e degjenerume e vrasjeprurese e shoqeris shqipetare !

    Përgjigju
  • Aman aman: 22/09/2020 16:21

    Fajtorja qe pranoj se i ka te sajat armet doli me arrest shtepie,ata te pafajshmit u lane brenda.Cfare emri ti veme kesaj drejtesie ??? Do fati i madh tu dhembi diku shpirti atyre qe e gjykuan dhe mbrojten kete lavire,me arme te tilla qe trembin qente,pastaj te mendojne sa mire eshte kur ka korrupsion dhe i lene te lire keta tipa.

    Përgjigju
  • Juristi: 22/09/2020 16:16

    Skandal, shkelje ligj dhe shmangie e procedures se kodit penal. Si jurist konfermoj qe kodi penal nuk perfshin rastin ne fjale, ku nji shtetasi te huaj ti jepet masa zbutese "arrest shtepiak". Gjykatesja ne fjale ka lajthitur sepse ne asnje seance paraprake nuk jepet kjo mase aq me shume kur flasim per trafik nderkombetar armesh. Perderisa opgj ka derguar ne gjykate ceshtjen do te thote qe eshte vertetuar qe kemi tbejme me arme zjarri. Nese e pandehura thyen masen e dhene, kush pergjigjet?? Kush eshte garanti qe ksaj ti jepet kjo mase?? Te drejten e ka vetem gjykata e larte per ndryshim masash per shtetasit e huaj dhe jo gjykimi per mase paraprake sigurie. Kjo posedonte armen ne canten e saj personale, ne mjetin e saj dhe pasagjeret mbahen ne burg???!!!! Mendoj qe duhet reagim nga ministria e drejtesise per ceshtjen nga ana e gjykateses e cila duhet pezulluar dhe derguar per mase disiplinore sepse ka shkelur in faktum ligjin e barazise. Po flasim per nje shtetase JOshqiptare e cila ne baze te fakteve te evidentuara akuzohet per trafik armesh me agravantin trafik nderkombetar. Lehtesirat ligjore i vendos apeli zonja gjyqtare dhe jo ti. Me cbaze i jep mase te tille nje personi me 12 klase shkolle dhe inegzistent per shtetit shqiptar?? Paska fmije te mitur argumentimi!!! Fmija banon aty ku zonja ka rezidencen, pra ne nje shtet tjeter. Nuk kemi tbejme me keqinterpretim ligji, por per shkelje ligji me dashje nga ana e gjykateses, dhe mos te cuditemi fare nese mund te zbulohet se kemi tbejme dhe me korrupsion nket rast sepse eshte jashte cdo termi ligjor kjo teori e gjykateses

    Përgjigju
    • Tirona: 22/09/2020 21:34

      Fshatari! Mund te jete dhe kjo qe thua Ti, qe mund te kete bashkepunuar me drejtesine kjo Trafikantja dhe per kete ka lehtesira , nga 20 vjete qe parashikon ligji ta denonte me 10 vjet , por jo ta lejsh jashte dyerve te burgut me arrest shtepie kete trafikante.Sidoqofte Ajo nuk i shpeton denimit ashtu sic nuk do ti shpejtoje kjo Gjyqtarja e korruptuar flakjen nga drejtesia , pse jo edhe mund te shkoje ne burg k nese zbatohet drejtesi sepse ka shkelur ligjin dhe kush shkel ligjin pergjigjet para drejtesie kushdoqofst gjyqtar apo njeri i thjeshte. Deri tani jane konstatuar me qindra gjyqtare qe kane shkelur ligjin , vetem nje apo dy vete kane perfunduar ne burg , te tjeret i bejne sehir shoqerise civile duke i shijuar milionat qe i kane vene me korrupsion duke shkelur ligjin. Kjo eshte nje fatkeqesi kombetare e vendit tone.

    • Pjeter: 22/09/2020 20:36

      Ja kurreshtar te di nga profesori ne fjale,se ak mundesi aarresti ishtepise per nje person qe akuzohet per armbajtje pa leje, e trafikimcre armeve te zjarrit?edhe pse mund te jete bashkepunuese e drejtesise?.Nuk ju duket pak e cuditeshme qe interpretimet e ligjeve nga gjyqtaret dominojne skenen e drejtesise? Trafikimivi armeve dhe municioneve,me duket qe konsiderohet,nga 10-20 vjet,ky 10 vjecari ne mes i le gjyqtarit menyren e interpretimit, nuk duket ne kete rrast se ndodhi keshtu.Arresti i shtepise konsiderohet per personat jo me rrezikshmeri te larte shoqerore,nje trafikant armesh a eshte i tille per ju profesor?.Avokatja mashtron sipas teje? Nuk permendi kund qe Fjolla ka deklaru se ajo nuk ka te beje fare me koburet,per kundrazi,deklaron qe ngaterroi çanten,dhe avokatja e saj deklaroi qe ishte kobure per te trembur qente.Dakord ne parim qe duhet te shofim motivacionet e vendimit,por ketu bazohemi mbi informacionet e mediave, qe ne kete rast supozoj se nazohet ne te dgena te sakta,dhe gjasat jane qe trupa gjykuese,te kete shkelur ligjet ne menyre skandaloze,eshte çudi per ju te ndodhi edhe sot si edhe ka ndodhur me pare me vendime skandaloze Shqiptare?

    • Fshatcja: 22/09/2020 20:12

      Eha ca njeriu qenke mor burr. Ore gjykata konsideroi te ligjshem arrestin dhe caktoi mase arrest shtepie. Ku e di ti more i zgjuari botes qe ata dy te tjeret nuk kane qene nen hetim dhe jane ndaluar ne baze te bashkpunimit te dy shteteve? Nuk mori pafajsin Fjolla or tunxh kur te perfundoi ceshtja dhe te denohet qe e sigurt do denohet me burg atehere mund te kalosh ne delir. Nuk mund ta gjykosh ti vendimin e gjykates o shoku jurist. Prit te perfundoje ceshtja. Mbase ska kushte te paraburgimi kuksit. Pse arresti shtepise te duket i lehte ty? Gjithe te mirat!

    • O fshatari: 22/09/2020 19:24

      meqe qenke nji cope pedagogu i magjistratures ska nevoje ti permend un nenet e kodit penal apo jo zotni. Ke proven me te thjeshte te pakundershtueshme: arma eshte gjet ne canten e ksaj dhe mjeti eshte ne pronesi te ksaj. Atehere ti e din or zotni qe ekspertiza papilare bohet ne tirane te instituti kriminalistikes dhe varjon nga 7-21 dite pergjigja?? Po flasim per gjurme papilare jo balistike, pra ajo gjyqtarja sepse AJO vendos masen paraprake dhe jo treshja or ti i ditur, se spo jepet denim, meqe qeka ne medyshje le tpresi pergjigjen e gjurmeve pastaj tvendosi. Sipas teje pasagjeret nburg dhe autorja qe ka marre persiper me deklarate para opgj qe armet jane te saj, a lihet ne arrest shtpie?? Osht shtetase e huaj or ti mik ska rezidence ktu. Argumentimin e ke tqarte nga gazetaret "sepse ka fmije te mitur" dhe e din ti qe ky argumentim VLEN kur je banor dhe shtetas i republikes se shqiperise??? Ik or plak ik shiko telenovela se nqs do flasim per argumentime nbaze te ligjeve te kodit penal ajo do ishte ne paraburgim

    • Fshatari: 22/09/2020 18:58

      Zoti Jurist e para trupa gjykuese perbehet nga tre gjyqtar. E dyta e ke lexuar vendimin zoterote per caktimin e mases se sigurise? Gjyqtari shprehet me ligje jo me Jurista te kategorise tende. Pra gjyqtari e argumenton vendimin gjithmone ne baze te ligjeve. Nuk dua te mbroj gjyqtarin apo trupen gjykuese po vendim sipas qejfit nuk jep dot asnje se ska te pasme. Nga te gjithe te shkarkuarit nga vetingu ke par ndonje qe ka dhen ndonje vendim te pa bazuar ne ligj? Jo shoku jurist se nuk funksion ashtu drejtesia. Gjithesei ti je me profesionist se je jurist une nje cop pedagogu i magjistratures jam.

    • O fshatari: 22/09/2020 18:37

      po kaq buf je apo helbete fshatar. E para sjam noter por jurist ne policine e shtetit, e dyta ska ca bashkpunimi tboje ajo nket rast sepse nuk vendos gjykata kukesit per bashkpunimet por drejtoria pergjithshme e hetimit te krimit te organizuar dhe ka organike tposacme ne prokurori dhe e treta kur dolen kto gjyqtaret qe paskan frike se i fluturojne nga puna??!!! Hahaha ti mduket se nuk jeton me situaten or plak

    • Fshatari: 22/09/2020 17:18

      Zoti Noter ceshtja eshte ne gjykim. Nuk mund te japesh ti opinione pa pasur informacione te sakta per ceshtjen. Mbase Fjolla ka bashkpunuar me drejtesine, mbase jane gjetur gjurme te shoqeruesve te armet. Ceshtja eshte ne gjykim. Asnje gjyqtar nuk jep vendime te pabazuar ne ligj se fluturon nga puna. Prandaj mos u nxito po hapi dhe njeher librat.

  • Gon: 22/09/2020 16:13

    Ministrja drejtesis urgjent jep dorheqjen Bax..ll. Fakirat po bejn burg per nje cigare bar e kjo krva shpeton me dy kobure. Qfsha drejtsin shqiptare politikan legena

    Përgjigju
  • anonim: 22/09/2020 16:03

    Ja dhe nje here u vertetua se ne Shqiperi nuk eksiston ligji.PO ky prokurori qe vendosi nuk duhet hetuar njehere?

    Përgjigju
  • eli: 22/09/2020 15:52

    Oooo Zot cfare behet ketu!!!!Ky eshte precedent.Tani askush nuk duhet te denohet per armembajtje pa leje...!

    Përgjigju
  • asl: 22/09/2020 15:44

    98% qe kane marre dipllomen e shkolles se larte nga 93 e deri tani jane si vezet kufje.Ministrja e drejtesise duhet kerkoje me ngulm shqyrtimin e çeshtjes.

    Përgjigju
  • O prokurore te mallkuar: 22/09/2020 15:41

    I provofshi kur te shkrepen ne femijet tuaj keto arme . Ateher do e shikonim keto denime o plehra . Ku je o ministre drejtesie o prokuror i pergjithshem duhet reagim

    Përgjigju
  • Pu ju q.. ropt: 22/09/2020 15:38

    Vend i mallkuar shqiperia shum padrejtesi ! Ku eshte ministrja e drejtesis a ka ndonje reagim ??? Me dy pistoleta ne dogan edhe te dali arrest shtepie ??? Edhe genjen per 7 zanin ? Duhet te ngrihemi ne kemb njerez ose te ikim nga ky vend i mallkuar . Ca te ju themi atyre qe po rrin ne burg per nje vjedhje energjie ?

    Përgjigju
  • Palushi pri Puke: 22/09/2020 15:32

    O avokate mashtruese! sikur larg qofte qe ato armet te perdoren per te vrare vllaun tat apo qunin tat? si dote reagoeshe ti ndaj nje vendimit te gjygjtarit qe sot nje vendim skandaloz,dhe SPAKu duhet te ndalet per ket vendim bashkpuntoresh me krimin.

    Përgjigju
    • Per pukjanin: 22/09/2020 22:56

      Ca thu mer bab. Sikur edhe fluturon gomari te thoshte avokatja nuk ja ve fajin se per ate pune paguhet. Problemi eshte kur e ha gjykatja

    • Per palushin: 22/09/2020 19:52

      O robo ti mos u befsh per avokat se do e kesh te veshtire te gjesh ndonje te ndershem

  • eni: 22/09/2020 15:30

    bobooo ca behet dhe me trafik nderkombetar armesh ketu te ne rrike ne shpi per qef,nxirrni emrat e trupit gjukues te pakten

    Përgjigju
  • Shiku: 22/09/2020 15:28

    Sa leke jane hedhur edhe shtatezene te bejne keta doktorret e Kukesit,tani avokatja po ben alibine e rradhes qe armet nuk ishin te kesaj po te tjeter personi qe thjesht e kishte harruar te canta e Fjolles se tymit hashashit dhe ky quhet arrestim i pa ligjshem.

    Përgjigju
  • Aman aman: 22/09/2020 15:26

    TURP TURP per drejtesine shqipetare.Ky vendim u jep krahe te gjithe atyre qe bejne pune si kjo e Fjolla karaputanes.Kam nje dyshim tjeter si kjo vipja pranoj qe armet jane te sajat ka arrest shtepie dhe 2 te pafajshmit qe e shoqeronin arrest me burg? Sa gra shtatzena kane vuajtur denimin apo e drejte ato si kane 5milion si kjo bucja qe te pagonin lirine!!!Ngrihuni o njerez se sistemi i drejtsise ka marr fund...karaputanat dhe trafikantet do shijojne lirine.E fundit mbase ato armet qe trembin qente do Zoti i kthehen asaj avokates atje ku i dhemb me shume ai lart vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Lenci: 22/09/2020 15:22

    Do jet gjygjtarja qe nxori banden e Durresit nga burgim te perjetshem ne paraqitje me detyrim.O shtettt koti o drjtesi koti oooo kot te gjith,eshte per te ikur naten nga ky vend.

    Përgjigju
  • Traskop Kacija: 22/09/2020 15:12

    U mbars mali dhe polli nje mi

    Përgjigju
  • faiku: 22/09/2020 15:08

    Sa lart fluturon niveli dhe thellesia e gjetjes deri ne imtesi te cdo kundervajtjeje ligjore kryer nga zonjusha ne fjale,nga anal-istat e portalit ketu.Jane po te njejtet qe co dite ju neperkemben te gjitha te drejtat fillo nga vota e lire deri te jetesa me kushtet me te thjeshta.Fjolla Morina eshte nje nder femrat "mushka" qe perdorin kriminelat ordinere gjithandej neper bote.Nga ana tjeter shteti i mer vetem 40% prona balilit eskobarit te ballkanit ja le 60% per te ngrene buke sikurse thone kriminelat analfabete neper shqiperi.

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 22/09/2020 14:57

    kjo ka parat dhe del dikush tjeter 10 vjet burg. tashi ma shpjegoni ku eshte demokracia k'tu? ku eshte drejtesia k'tu. pra nuk jena njelloj para ligjit? a me det per ne shqiperia vend si Meksika apo Brazili

    Përgjigju
  • juristi: 22/09/2020 14:19

    Nuk ka gje per tu cuditur.Te gjithe kengetaret tallava etj,tip Fjolle,kete nivel kane,jane paisur me arme dhe mashtruesa,por mediat i ngrene ne kupe te qiellit keto fundrrina.

    Përgjigju
  • Tirona: 22/09/2020 14:13

    O Avokate,! per disa leke te qelbura qe do mares nga dora kriminale, te pakten mos luaj me Ata Nena qe kane vendosur vellon e zeze dhe jane veshur me te zeza per te gjithe jeten ngaqe kane humbur bijte e tyre nga keta arme qe trafikohen.Prokurore dhe Gjykates jepni denimin maksimal per kete Moster qe te zejne mend te tjeret dhe qe mos te kemi me Nena te veshura me te Zeza. Ata doktore qe deklaruan se kjo eshte shtazane , urgjentisht duhet te pezullohen nga puna dhe tu hiqej liqensa per nje kohe te gjate.

    Përgjigju
    • Tarasi: 22/09/2020 19:54

      O tirons ajo avokatja po mbron klienten. Mire apo keq aq sa ka mundesi edhe aq sa eshte paguar. Nuk eshte problemi te avokati MBROJTES. Problemi eshte te AKUZA edhe GJYKATA

    • Niku: 22/09/2020 15:32

      Parimisht dakord, por avokati eshte aty per te mbrojtur klientin. E ka per detyre prokurori (qe paguhet me taksaat e tua dhe te miat) qe te qepe provat dhe ceshtjen mire.

  • Berati nga Peja: 22/09/2020 14:08

    cka na bone oj fjoooll, e ki ofendu icat gopnanee. cka na baneee

    Përgjigju
  • JoArmeve: 22/09/2020 13:46

    Dmth ju shtua edhe kallzimi i rrem?

    Përgjigju
  • Thanoja: 22/09/2020 13:44

    kjo avokatja nuk dika te shkruaj shqip

    Përgjigju
  • Ehuuu: 22/09/2020 13:42

    po kesaj nuk i duhet pistoleta me tremb qente. Kjo te dilte pa makiazh sic eshte tani, dhe jo qente nuk i afroheshin po as macet. Sa e shpifur qeka

    Përgjigju
  • Ela: 22/09/2020 13:36

    A ka thy ligjin ?nuk ka nevoje per komente te tjera apo vdesin per shalgjatat ,po te ishte ndonje fukaresh do ta kishin ras brena,ma va va va fa ,delenxhi te gjithe vdekshin

    Përgjigju
  • meri: 22/09/2020 13:35

    Z.avokate...,kjo zonjusha per keto arme( qe tremin qent )duhet te kishte leje posedimi....,per mua kjo ndihmonte kriminelet...

    Përgjigju
  • Vk komplet: 22/09/2020 13:20

    kjo buçja paska marre vesht se ka qene shtatzone 2mujshe kur ka shku nspital!!!! Po ca jane kto histori vk, kto karakurvat fillojne rreklamat neper insta kur jane 2 javshe jo mo dymujshe. Si mund ti jepet arrest shpije nji shtetasi te huaj, jo shqiptar dmth dhe garanci pasurore???!!! Kjo osht kultura qe ndjek shqiptari tu bo tifozllik neper insta per kto kurvat injorante halabake. Ja ca shembulli morin te rejat sot edhe ankohen pastaj se i trafikojne apo perdhunojne apo i shfrytzojne per trafiqe. Kur kerko jeten e lluksit kshu shkojne kto pune. Vetem kurvave i bojne dhurata lluksi, skom pa nai femer normale me norma dhe karakter tmori makina apo apartamente apo udhtime, sepse bon diferencimin midis femres dhe lavires

    Përgjigju
  • qanija: 22/09/2020 11:45

    po 23 fisheket me vete ca ishin apo dhe ata per te trembur qente e lagjes ahahhsahagah

    Përgjigju
    • Pjeter: 22/09/2020 12:50

      Haha kjo avolatja e Fjolles, diletante.Si mund te pretendosh te mbrish klientin me deklarata idiote?.Ska asgje qe e le te qere Fjollen,eshte trafik klasik i paster armesh e municionesh,dhe duhet te trajtohet si e tille kjo ngjarje,pa diskutime e justifikime idiote,edhe qe te mos u hyjme ne hak atyre qe po vuajne denimin per te njejtin krim,dhe nuk quhen Fjolla Morina.

  • hajde tollovizhde hajde: 22/09/2020 11:42

    ku eshte par ndonjeher qe me trafik nderkombetar armesh te denohesh me arrest shpie,jashte shtetit edhe ne rastet kur nje e burgosur eshte shtatzane ajo cohet ne qender rehabilitimi te burgjeve dhe jo ne ambjent privat

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/09/2020 11:38

    Kur Fjolllen e kapin me 2 pistoleta...dhe sjane te zotet ta denojne. Po me kto qe vrane e grabiten shqiptaret 30 vite rresht si do bejne?? Kush do i denoje?? ah po.. SPAK-u...

    Përgjigju
  • anna: 22/09/2020 11:25

    O avokate debile armen qe ja kishte dhuru ai shoku ne Gjermani ishte per te trembur qente apo per ti ndjellur zagaret qe kishte ne makine.

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 22/09/2020 11:21

    Nuk eshte vetem cakmak por celular

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 22/09/2020 10:46

    O i nderuar doktor shiko punen qe ke qe te sherosh njerezit sa per keto pune i di qeveria ke kap e ke leshon. Persona me rrezikshmeri te larte shoqerore jane ata qe nuk kane mundesi qe te paguajne energjine elektrike dhe si te tille ata duhet te mbahen ne burgje kurse kriminelet dhe sidomos gjyqtaret prokuroret qe i lirojne duhet te jene te lire sepse semuren menjehere po i futen ne burg.

    Përgjigju
  • alo: 22/09/2020 10:44

    bravo prokurorit ta leri fare te dali se gjynaf femer eshte

    Përgjigju
  • Kopi: 22/09/2020 10:34

    Pse mo prokuror byth qi** me dy pistoleta te lihet arrest shtepie? Ajo duhet te lihet ne burg si gjith te tjeret,sa € kemarre o legen prokuror qe po I jep arrest shtepie.

    Përgjigju
  • Iso: 22/09/2020 10:27

    Arrest shtepie!!! Ku do e bej arrestin e shtepise?ne kosove qe eshte nje shtet tjeter,ne Shqiperi apo ne p. e semes se prokurorit?!

    Përgjigju
  • Mjeku: 22/09/2020 09:59

    Perse arrest shtepie per cdo lloj plehrash dhe arrest me burg vetem per faliret qe edhe nese e shkekin ligjin e bejne nga halli per buken e gojes. Tjetri vrau veten se lane ne burg per 15 mije leke te vjetra. Turp

    Përgjigju
  • Mosss: 22/09/2020 09:46

    Po si arrest shtepie e 5 milion garanci po talleni ??? Me dy pistoleta e arrest shpie me 5 milion lek ??? A ka shtet ketu ??? Asaj 5 milion lek i bejn robat qe ka vesh . Turp

    Përgjigju
    • prokuror: 22/09/2020 14:30

      hej po nje here vjen lepuri ne kukes (zakonisht ne Tirane ka shume lepuj). si? ta lere tio ike ky rast prokurorit? do ca lek dhe ai. sa ti vije vetingu deri ketej.

  • Alniku: 22/09/2020 09:38

    Mos i ka binjakë se me dy pistoleta u kap ?.? Ç'janë këto budallallëqe këto shkërdhehen me drogë fhe gjithmonë janë shtatzënë ti duken edhe bythët e bukura rracë kurvash

    Përgjigju
  • Aman aman: 22/09/2020 09:33

    Ti lem pretendimet se eshte shtatezene(ka shume raste te tilla te denuara),por dhe nese eshte e vertete tregon se sa e padenje eshte te behet nene kur merret me aventura te tilla.Ai personi qe i ka bere "dhurate"nje arme ka emer mbiemer dhe cdo gje verifikohet,ka vdekur apo ishte pasagjer ne makine me karaputanen.

    Përgjigju
  • Ariu: 22/09/2020 09:17

    Ku e gjeti shtatzanekun kjo bushter. Do fut ne burg mjeku bashke me ata qe kane sajuar shtatzanine e saj!

    Përgjigju
  • arben: 22/09/2020 08:37

    a i vajten kontroll banese ksaj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?