Kush është gjyqtarja që la në arrest shtëpi Fjolla Morinën, në 14 muaj punë mori 'zakonet' e drejtësisë së vjetër

22 Shtator 2020, 16:49| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 16:58

  • Share

Merita Karaj është gjyqtarja që e cila caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap duke kaluar kufirin me armë. Edhe pse ekspertiza balistike vërtetoi se ishte armë zjarri, gjyqtarja vendosi ta linte në shtëpi këngëtaren për një vepër penale e cila parashikon dënimin nga 10-20 vite burg. Ajo ka marrë detyrën në 15 korrik të vitit 2019, 14 muaj më parë, por mesa duket kaq kanë mjaftuar që kjo "gjyqtare e re" të marrë zakonet e drejtësisë së vjetër".

"Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 136/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 35 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në vendimin nr.118, datë 15.07.2019, “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtare të znj. Merita Karaj”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, V E N D O S I : 1. Të emërojë gjyqtar znj. Merita Karaj. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor", thuhet në njoftimin zyrtar të KLGJ.

Vendimi për emërimin gjyqtare të Merita Karaj


Lajmi kryesor:

Vendimi skandaloz i drejtësisë për Fjolla Morinën! Me dy armë, gjykata e lë në 'arrest shtëpie'! Këngëtarja mashtroi, nuk është shtatzënë! Mjeku 'arratiset'/ Video


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?