Stadiumi 'Duboçica' në Leskovac dhe mungesa e flamurit shqiptar

Sport

FOTO/ Gjest i shëmtuar nga serbët, 'harrojnë' të vendosin flamurin shqiptar në stadium para Serbi - Shqipëri

10 Tetor, 17:40| Përditesimi: 10 Tetor, 17:45

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu stërvitjen gjenerale në stadiumin 'Duboçica' të Leskovacit, para ndeshjes Serbi - Shqipëri. Mirëpo në impiant u vu re që organizatorët kishin 'harruar' të vendosnin flamurin shqiptar, krah atij serb.

Praktika e UEFA-s dhe FIFA-s është që në stadium vendosen flamujt e dy rivalëve. Pritet të shihet nëse në orët në vijim UEFA dhe FIFA do të ndërhyjnë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium.

Të shtunën më 11 tetor në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?