Report Tv ka siguruar foton e Remzi Azemit, narko-trafikantit i cili u arrestuar sot në Maqedoninë e Veriut dhe akuzohet për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidrit në Ekuador në maj të vitit 2017.
Azemi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ilir Hidrit. Ekzekutimi i këtij të fundit ndodhi pas një atentati që iu bë Remzi Azemit në qendër të Guayaquilit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas konflikteve mes autorit dhe viktimës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës.
Lajmi kryesor:
Vrasja e shqiptarit Ilir Hidri në vitin 2017 në Ekuador, arrestohet në Maqedoni narko-trafikanti Remzi Azemi
M.Q./ReportTv.al