BRITANI E MADHE- Britanikja Harriet Bridgeman është një prej personave që akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në Shëngjin. Imazhi i saj i vetëm deri më sot, ishte ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të Hotel Coral, ku britanikja ishte kamufluar si turiste dhe po qëndronte në hotelin e Nikulajt, por në fakt ishte një prej anëtareve të grupit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit.
Shqiptarja.com ka siguruar një foto Harriet Bridgeman se si duket sot. Ajo u shfaq në Gjykatën e Londrës, ku u njoh me vendimin për t’u ekstraduar në Shqipëri si e akuzuar për vrasjen e Nikulajt.
Me një bluzë ngjyrë rozë, duke pirë një cigare dhe duke folur në telefon, kështu u shfaq Harriet Bridgeman jashtë Gjykatës së Londrës. Ndërsa gjykatësi Daniel Sternberg, lexonte vendimin Harriet Bridgeman ka shpërthyer në lot. Bridgeman, nënë e një djali, do të vijojë të jetë e lirë në Londër me kusht, derisa të ketë një vendim përfundimtar nga Apeli për ekstradimin e saj drejt vendit tonë.
Harriet Bridgeman jashtë Gjykatës së Londrës, gusht 2024
Ajo bashkë me britanikët e tjerë kanë qëndruar në hotelin e Nikulajt. Grupi i vrasësve morën ushqim falas nga biznesmeni, biseduan me gruan e tij dhe luajtën pishinë me djalin e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe ata monitoruan lëvizjet e Nikulajt, derisa një prej tyre tha sinjalin për ta ekzekutuar më 19 prill 2023. Ruben Saraiva dyshohet se është ekzekutori i cili më pas u fut në restorantin e hotelit dhe qëlloi Nikulajn gjashtë herë.
Një ditë para vrasjes, Bridgeman ka qenë duke drekuar pranë tavolinës së Nikualjt. Ka tentuar që të paguajë me kartë krediti, por karta nuk ka funksionuar dhe ushqimin e morën falas nga Nikualj, sipas deklarimeve që bashkëshortja e tij ka dhënë për Daily Mail. Bridgeman dhe të tjerët janë afruar dhe kanë falënderuar Ardian Nikulajn. Madje ky i fundi i ka ndihmuar edhe për t'iu gjetur një makinë me qira.
Harriet Bridgeman brenda hotelit të Nikulajt më prill 2023, foto nga kamerat e sigurisë
Gjykata britanike vendosi sot që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Pritet ekstradimi i porositësit Edmond Haxhia, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.
Për Steven Hant për momentin nuk është marrë një vendim, pasi është diagnostikuar me kancer. Ndërkohë, portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023.
Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
po angelezet cfare duan ne ngatarresat e shqipove nuk e kuptoj...
PërgjigjuDun lek. Por leket e gjakut paguhen.
Leke