LEZHË- Bashkëshortja e Ardian Nikulajt ka folur për herë të parë pas më shumë se një viti nga vrasja e burrit të saj, Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës. Vera Nikulaj ka folur për gazetarin Tom Kelly, editor i investigimeve në Daily Mail, i cili ka udhëtuar drejt Shëngjinit.
Në shkrimin e Daily Mail, thuhet se familja e Ardianit pranoi të flasë vetëm pak ditë para vendimit të ekstradimit të autorëve te vrasjes kësaj të marte në gjykatën e Londrës.
Bashkëshortja e Ardianit, me dhimbjen e madhe dhe lot në sy, ka treguar për Daily Mail se si familja e saj mikpritën në hotelin e sapo inauguruar grupin e britanikëve, të cilët erdhën si turistë për të qëndruar në hotelin e Nikulajt, por në fakt plani ndihmuan porositësin Edmond Haxhia në ekzekutimin e tij.
Grupi i vrasësve qëndruan në hotelin 'Coral' në pronësi të Nikulajt, morën ushqim falas nga biznesmeni, biseduan me gruan e tij dhe luajtën pishinë me djalin e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe ata monitoruan lëvizjet e Nikulajt, derisa një prej tyre tha sinjalin për ta ekzekutuar më 19 prill 2023. Ruben Saraiva dyshohet se është ekzekutori i cili më pas u fut në restorantin e hotelit dhe qëlloi Nikulajn gjashtë herë.
Vera, e ulur pranë tavolinës tashmë të ‘rezervuar’, ku u qëllua i shoqi, me lot në sy tregoi se si për shkak të gjakmarrjes ata ishin të kujdesshëm ndaj kërcënimeve nga shqiptarët, por asnjëherë nuk dyshuan se britanikët mund të përfshiheshin në vrasjen e Nikulajt.
Vera Nikulaj ka treguar se fillimisht pa në ambientet e hotelit të saj britaniken Harriet Bridgeman, nënë e një djali të vogël. Bridgeman ishte kamufluar si turiste, por në fakt qëllimi i saj i vetëm ishte vëzhgimi i lëvizjeve të Nikulajt me qëllim vrasjen e tij.
“Ajo tentoi të komunikonte me Ardianin. I fola asaj dhe i thashë se unë flas anglisht dhe si mund ta ndihmoja. Na kërkoi t’i gjenim një makinë me qira dhe Ardiani i ndihmoi për këtë”, është shprehur Vera.
Të nesërmen familja Nikulaj darkoi në restorantin në tavolinën ngjitur me Bridgeman dhe një nga burrat britanikë.
“Ajo donte të paguante me një kartë krediti, por nuk funksionoi. Ardiani i tha kamarierit 'mos u shqetëso, do t'i paguaj unë'.
"Ata erdhën tek ne dhe falënderuan Ardianin që pagoi për drekën e tyre."
Për Daily Mail, ka folur edhe djali Ardianit, Luisi, tani 14 vjeç, duke treguar se si ai pa Harry Simpson, në tavolinën e pishinës që ishte përballë restorantit ku babai i tij u vra. Djali tregon edhe një moment kur ka biseduar me britanikun Simpson.
'Të nesërmen po haja me të në të njëjtën tryezë. Unë isha duke ngrënë fasule dhe Simpson tha: 'më lejo ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar'.
Ai mori lugën e tij dhe filloi të hante fasulet nga pjata ime.
“I thashë nënës sime se burri duket pak i çuditshëm.”
14-vjeçari tregon edhe çfarë i ka thënë babai: “Mos u shqetëso bir, ai është vetëm një turist, nuk duhet të shqetësohesh për të”.
“Në ditën e tretë, pasi mbaroi picën dhe birrën e tij në restorant, Simpson mori tabakanë e tij dhe u përpoq ta dërgonte pas një perde në restorantin e hotelit ku punonin stafi dhe familja”, tha Vera Nikulaj.
Vera tregon se bashkëshorti i saj i tha Simpson-it “Mos u shqetëso, lëre tabakanë në tavolinë, je me pushime.”
"Por Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes.", vijon Vera Nikulaj.
Sulmuesi i dyshuar Ruben Saraiva, një banor britanik i lindur në Portugali, u pa gjithashtu duke u vëzhguar hotelin, pranë një shkallë afër skenës së të shtënave në ditët para saj. Fëmijët e zonës raportuan se kishin parë një 'burrë të çuditshëm gjatë gjithë kohës' dhe njëri ishte në gjendje të jepte një përshkrim të detajuar të tij pas vrasjes, thanë të afërmit për Daily Mail.
Gjykata britanike vendosi sot që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Pritet ekstradimi i porositësit Edmond Haxhia, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.
Për Steven Hant për momentin nuk është marrë një vendim, pasi është diagnostikuar me kancer. Ndërkohë, portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023.
Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
Shkodra ka nje fjal te urte popullore kur don me te mallku thot"TE HYPT VEDI NE QEF"nese I nodh kjo individit njaty merr fun jeta jote.Me vra tjetrin per 10 mij lek te vjetra edhe ai ka ken djal nane e si munesh me zhvillu biznes e me jetu I qet e sidomos ne VERI!!
PërgjigjuE din mire se kish vret do vritet, nga gjakmarrja, çfarë ke mbjell ke korrur. Nuk të vret kush kot.
PërgjigjuTe gjithe fajin per keto pasoja e Ka politika. Nje shtet qe e la komplet popullsine injorante. Te pa aftet u Ben biznesmene se vodhen e plackiten te aftet emigruan jahst shtetit. E njejta histori sot e njejta histori ne kohen e vellezerve frasheri e fan nolit. Rri degjoj u therne tirane u vra ne velipojjo ne vlore Tritol etj etj. Kete zoterine e Kan bere telenovel vrasjen e ketij. Pse kaq figure e rendesishme paska qen. Deri sa e vrane ja Ka Ber borxh atyre qe e hoqen qafe. Nuk te vret njeri kot edhe ne kete vend (budalla). Habitem si ikushtojne kaq shume rendesi. Nuk Jan zbardhur vrasja e Santos me zemer me figure. Nuk eshte zbardhur shume vrasje qe Jan vrare njerez te pafajshem. E habitshme. Nejse ndjese paste zoteria. Edhe uroj qe drejtesia te mos liroj me kriminela te rrezikshem edhe te bej drejtesia si per ate qe Ka leke si per ate qe eshte fukara.
PërgjigjuE megjithate pas /turisteve/ ishte prape nje bashkepatriot,nje shqiptar!
Përgjigjuhiqni dore nga budallalleqet,,,nga gjaqet,,,jemi ne vitin 2024.....duhet te mendojme sesi te ecim para jo mbrapa....
PërgjigjuMos e provofsh te vrasin vellan baben apo femijen , edhe vrasesi te bredhi i lir me makina te shtrejta pa i hy gjemb ne kemb , ateher do ta shikojm sa do ecesh perpara ti a do i lesh gjaqet
albanistani albanistan ka mbete , duke vrare prere e dhunue njeri tjetrin , ven qe ska me ba hajer ndonjehere kur vret tendin , ashtu sic vrau enveri saliu likja e shume albanistanas qe e mbajn veten per burra te ketij veni por ne te vertete jane shuejtes te popullit te vet
PërgjigjuEdhe ti je me mire pa te se me te gjalle o zonje. Ai qe e vrau ndoqi parimin te ardhte nga nuk e pret.
PërgjigjuDHE KUR E MENDON SESI KA FILLUAR ,,,GJITHE KETO VRASJE PER 50.000 LEKE TE VJETRA,,,BENI PAQE MORE NJEREZ,,JEMI VELLEZER TE NJE GJAKU,,JENI DHE NGA I NJEJTI QYTET,,,,MOS U BENI KAQ HAJVANE,,,PER 50.000 LEKE TURP...SA ME SHPEJT PAQE,,,DHE HARRONI KETO MARREZIRA....TE NGRIHET NJE KOMISION PAJTIMI GJAQESH ME NJEREZ TE NDERUAR,,,DHE TE NISE PUNEN NE LEZHE DHE NE KOMPLET VERIUN...ESHTE TURP QE NE 2024 TE KEMI BURRA TE NGUJUAR....JEMI POPULL I VOGEL,,E NUK I KEMI NJEREZIT E TEPERT,,,NUK JEMI SI KINA....
Përgjigju10.000 lek te vjetra, fatkeqsisht, e jo 50 mije.........hall o @Llesh.
cila grua se ka pas dy ne shpi
PërgjigjuE ke pyet ndonjehere sa ka vrare jet shoq ??
PërgjigjuSka vra njeri , fuste ne sherr te tjeret e tërhiqej..
Thone se disa i ka vra vete, me doren e tij. prandaj ca ti besh tjereve, do te behet.