Report Tv sjell foton e dy elektricistëve që humbën jetën teksa po shkonin të rregullonin një defekt. Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi shkruan se i njihte Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, duke vlerësuar kontributin e tyre.
“Zor të gjesh fjalët e duhura në këto raste për të ngushëlluar sadopak familjet Kallfa dhe Isaraj në Gjirokastër, që humbën njerëzit e tyre të dashur nga aksidenti fatal i mesnatës. Unë i njihja pak si Selfon ashtu dhe Ismetin, por mjaftueshëm për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vite me radhë në OSHEE në shërbim të banorëve. Nuk e ndalën përpjekjen e tyre për të mos lënë askënd në terr derisa dhanë tragjikisht edhe frymën e fundit në ujërat e akullta të Drinos. Vetëm me kurajo dhe forcë të pashembullt brenda vetes mund të përballohet kjo dhimbje që nuk e kishte hak asnjë prej familjeve, por ky është fati dhe këto janë ligjet e jetës. Vdekja asnjëherë nuk të njofton kur vjen. Ngushëllime”, shkruan Golemi.
Lajmi kryesor:
Tentuan të kalonin lumin, por makinën e mori rrjedha, humbin jetën dy elektricistët e OSHEE në Lazarat! Po shkonin të rregullonin një defekt (Emrat)
B.K.//ReportTv.al