Tentuan të kalonin lumin, por makinën e mori rrjedha, humbin jetën dy elektricistët e OSHEE në Lazarat! Po shkonin të rregullonin një defekt (Emrat)

17 Shkurt 2021, 07:02| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 15:25

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Gjirokastër, ku një makinë e OSHEE ka rënë në lumin Drino përballë fshatit Lazarat dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 elektricistët, Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç.

Report TV mëson se dy punonjësit e OSHEE në rajonin Gjirokastër, ishin duke inspektuar zonën lindore të luginës pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Ata kanë dashur të kalojnë nga njëri kah në tjetrin por si duket lumi ka pasur shumë ujë dhe makina nuk e ka vijuar dot lëvizjen e si pasojë është përmbysur. Punonjësit e OSHEE s'kanë mundur dot të dalin, ndërsa trupat e tyre janë nxjerrë pas shumë orësh. Pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe më pas forcat e specializuara polumbare.

1613555581_ismetisarajselfo.jpg

Dy viktimat elektricistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj 

1613549392_1613547465drin.jpg

1613552405_Screenshot1.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Avaria është konstatuar në fshatin "Asim Zenel", ku kanë shkuar për të ndërhyrë dy elektricistët. Makina ka rënë në rrjedhën e lumit, ndërkohë që dy elektricistët nuk kanë mundur dot të dalin për shkak të thellësisë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e Gjirokastrës së bashku me PMNZSH për të ndërhyrë. Për shkak të thellësisë dhe motit të acartë, autoritetet vendore policore kanë kërkuar nga kryeqyteti polumbarë për të nxjerrë automjetin.

Situata u monitorua nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha, deri në nxjerrjen nga thellësia të trupave dhe automjetit të OSHEE.

 

Ora 12:31
Vdekja e elektricistëve, mbërrin eksperti mjeko-ligjor për autopsinë! Dhjetëra punonjës të OSHEE dhe familjarë para morgut të spitalit

 

Eksperti mjeko ligjor nga Tirana ka mbërritur në Gjirokastër për të bërë autopsinë ne trupat e 2 elektricistëve Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç, të cilët ndërsa po shkonin të rregullonin një defekt teknik, makinën me të cliën po udhëtonin e ka marrë rrjedha e lumit Drino duke e përmbysur. Para morgut te spitalit janë mbledhur me dhjetëra punonjës të OSHEE dhe familjare të viktimave për të tërhequr trupat e pajetë.

Ora 12:23
Vdekja tragjike e elektricistëve, Rama: Ngushëllime familjeve! Mirënjohje atyre që punuan duke u gdhirë në fronte të vështira nga stuhitë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të 2 elektricistëve Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç në Gjirokastër, të cilët ndërsa po shkonin të rregullonin një defekt teknik, makinën me të cilën po udhëtonin e ka marrë rrjedha e lumit Drino.

Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e të ndjerëve, ndërsa vijon të falenderojë në emër të qeverisë të gjithë punonjësit që në këto ditë me mot të jashtëzakonshmëm punuan pa u kursyer e duke u gdhirë në fronte tejet të vështira.

"Bashkohem me ngushëllimet e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për familjet e për kolegët e dy punonjësve të OSSHE që humbën jetën në krye të detyrës, si edhe u shpreh të gjithë mirënjohjen time e të qeverisë, të gjithë atyre mijëra shërbëtorëve të shtetit e të popullit, që në këto ditë me mot të jashtëzakonshmëm punuan pa u kursyer e duke u gdhirë në fronte tejet të vështira, duke riparuar dëmet në energji e hapur rrugët e bllokuara nga stuhitë e dëborës", thotë Rama.

Ora 12:04
Vdekja e elektricistëve, Balluku: Pjesë e OSHEE që në moshë të re! Dëmshpërblim për familjet e viktimave, shpërblim për punonjësit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar për vdekjen tragjike të dy elektricistëve të OSHEE Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç, pasi makinën e tyre e mori rjedha e lumit Drino përballë fshatit Lazarat teksa po tentonin të kalonin në anën tjetër, për të rregulluar një defekt. Balluku teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve ka premtuar dëmshpërblim për viktimat, duke theksuar se elektricistët kishin vite në këtë punë. Ismeti kishte 22 vite pjesë e kësaj familje kurse Selfo 34 vite, thekson ministrja.

Ajo ka shtuar se OSHEE do të kujdeset për familjet e 2 punonjësve në këto momente tragjike. Ndërkaq thotë se i ka kërkuar drejtuesit të OSHEE dhe të OST të paraqesin pranë këshillave mbikqyrës kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre ndërmarrjeve për punën që kanë kryer gjatë këtyre ditëve në kushte të motit ekstrem.

"Ata janë nisur për të lokalizuar defektin e linjës. Pas ndërprerjes së komunikimit me s tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe polumbarët që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave. Selfo ka qenë 22 vite pjesë e kësaj familje kurse Ismet 34 vite, pasi e kishte nisur punën në moshëm 18 vjeçare as vjeç sa çështë fajbani i biri i tij.

OSHEE do të kujdeset për familjet e 2 punonjësve ne jemi të gjithë pranë tyre në këto momente tragjike. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE dhe drejtuesi i OST të paraqesin pranë këshillave mbikqyrës kërkesën për shpërblim të këtyre punonjësve të këtyre ndërmarrjeve për punën që kanë kryer gjatë këtyre ditëve në kushte të motit ekstrem", tha ajo.

Ora 10:48
FOTO/ Këto janë 2 elektricistët që ndërruan jetë sot në Gjirokastër

Report Tv sjell foton e dy elektricistëve që humbën jetën teksa po shkonin të rregullonin një defekt. Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi shkruan se i njihte Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, duke vlerësuar kontributin e tyre.

“Zor të gjesh fjalët e duhura në këto raste për të ngushëlluar sadopak familjet Kallfa dhe Isaraj në Gjirokastër, që humbën njerëzit e tyre të dashur nga aksidenti fatal i mesnatës. Unë i njihja pak si Selfon ashtu dhe Ismetin, por mjaftueshëm për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vite me radhë në OSHEE në shërbim të banorëve. Nuk e ndalën përpjekjen e tyre për të mos lënë askënd në terr derisa dhanë tragjikisht edhe frymën e fundit në ujërat e akullta të Drinos. Vetëm me kurajo dhe forcë të pashembullt brenda vetes mund të përballohet kjo dhimbje që nuk e kishte hak asnjë prej familjeve, por ky është fati dhe këto janë ligjet e jetës. Vdekja asnjëherë nuk të njofton kur vjen. Ngushëllime”, shkruan Golemi.

 

Ora 10:44
Vdekja e 2 elektricistëve të OSHEE, Çuçi: Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë! Ngushëllime familjeve

Një ngjarje e rëndë që të lë pa fjalë, e ka cilësuar ministri i brendshëm, Bledi Çuçi vdekjen e 2 elektricistëve të OSHE-së sot në Lazarat. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes.

“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes në Gjirokastër, pas aksidentit tragjik që iu mori jetën dy elektriçistëve të OSHEE. Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë. Shpreh ngushëllimet për familjet Isaraj dhe Kallfa për humbjen e madhe e të parakohshme që pësuan. Ikja e Ismetit dhe Selfos lë një boshllëk te familjet e tyre, por edhe te kolegët dhe te ata që i njohën për vite me radhë këta dy profesionistë të papërtuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, shkruan ministri.

Ora 09:10
Makina ra në lumë në Lazarat, nxirren trupat e pajetë të elektricistëve të OSHEE

Nxirren trupat e pajetë nga lumi Drino të elektricistëve në Lazarat. Makina e OSHEE me të cilën po udhëtonin 2 elektricistët është rrëzuar në lumin Drino përballë fshatit Lazarat, gjatë natës teksa ata kishin shkuar të rregullonin një defekt.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/02/2021 23:41

    Dy heronj! Shperblimi me i mire do te ishte permiresimi i kushteve te punes dhe ndertimi i urave.Nuk kishte pse t'i hynin Drinos,po te kishte nje ure aty afer.

    Përgjigju
  • thoma meksi: 17/02/2021 19:39

    Nderim dhe respekt per trimat e KESH-it.Bashkohem me dhimbjen e familjes. Qofshin te Parajses.Thoma Meksi ish Drejtor i Pergjithshem i KESHit (1991-1992)

    Përgjigju
  • Goni: 17/02/2021 17:29

    Lerini shfajesimet por beni urat.....

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/02/2021 16:20

    Ngushllime familjës ! Ky është shteti që nuk e duam !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?