Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar për vdekjen tragjike të dy elektricistëve të OSHEE Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç, pasi makinën e tyre e mori rjedha e lumit Drino përballë fshatit Lazarat teksa po tentonin të kalonin në anën tjetër, për të rregulluar një defekt. Balluku teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve ka premtuar dëmshpërblim për viktimat, duke theksuar se elektricistët kishin vite në këtë punë. Ismeti kishte 22 vite pjesë e kësaj familje kurse Selfo 34 vite, thekson ministrja.
Ajo ka shtuar se OSHEE do të kujdeset për familjet e 2 punonjësve në këto momente tragjike. Ndërkaq thotë se i ka kërkuar drejtuesit të OSHEE dhe të OST të paraqesin pranë këshillave mbikqyrës kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre ndërmarrjeve për punën që kanë kryer gjatë këtyre ditëve në kushte të motit ekstrem.
"Ata janë nisur për të lokalizuar defektin e linjës. Pas ndërprerjes së komunikimit me s tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe polumbarët që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave. Selfo ka qenë 22 vite pjesë e kësaj familje kurse Ismet 34 vite, pasi e kishte nisur punën në moshëm 18 vjeçare as vjeç sa çështë fajbani i biri i tij.
OSHEE do të kujdeset për familjet e 2 punonjësve ne jemi të gjithë pranë tyre në këto momente tragjike. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE dhe drejtuesi i OST të paraqesin pranë këshillave mbikqyrës kërkesën për shpërblim të këtyre punonjësve të këtyre ndërmarrjeve për punën që kanë kryer gjatë këtyre ditëve në kushte të motit ekstrem", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Tentuan të kalonin lumin, por makinën e mori rrjedha, humbin jetën dy elektricistët e OSHEE në Lazarat! Po shkonin të rregullonin një defekt (Emrat)
//ReportTv.al