Report Tv ka siguruar foton e 30-vjeçarit Kristian Cenaj, i cili vrau për t’i vjedhur një orë Rolex dhe për një varëse floriri 7 vite më parë 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj. Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit. Deri më tani Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorisinë e krimit, por prokuroria është e bindur se ai është autori. Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin, është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës.
Lajmi kryesor:
Zbardhet pas 7 vitesh zhdukja e Mariglen Gjonajt në Lezhë, në pranga Kristian Cenaj! E vrau për t'i vjedhur Rolex-in dhe varësen e floririt
M.Q.//ReportTv.al