Kronikë
Top 24

Krimi në Durrës, familjarja e viktimës: Burri e dhunonte shpesh, gruaja e denonconte, por policia e lironte

9 Qershor 2018, 09:51| Përditesimi: 9 Qershor 2018, 15:25

  • Share

Report Tv ka siguruar foton e 40-vjeçares Ardiana Shaholli, e cila u masakrua mbrëmjen e kaluar për vdekje nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku 42-vjeçari Çlirim Shaholli vrau gruan e tij, pas një debati me tone të ashpra me të, duke e goditur me sende të forta në kokë. Një e afërme e viktimës ka deklaruar se ai ishte shumë xheloz dhe e rrihte në mënyrë sistematike bashkëshorten. Ajo thotë se gruaja e kishte denoncuar disa herë burrin për dhunë, por shton se policia e mbante disa orë dhe më pas e lironte nga komisariati.

Xhaxhai ishte xheloz dhe e rrihte gruan në mënyrë sistematike. Nuk e linte të punonte, që të mos dilte nga shtëpia. Me zor hyri në punë në një rrobaqepësi. Vetë ai nuk punonte. Ajo e ka denoncuar disa herë të shoqin në polici për dhunën që ai ushtronte mbi të. Policia e mbante disa orë dhe e linte të lirë

E afërmja e viktimës

40 vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur të ju shpëtojë plagëve të marra.


(Viktima 40-vjeçare Ardiana Shaholli)

Sipas burimeve për Report Tv çifti ishte në vështirësi ekonomike, ato kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur, ku sot pas një konflikti verbal burri e ka goditur në kokë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër. Ky ishte krimi i dytë brenda ditës së djeshme, që tronditi mbarë vendin. Mëngjesin e djeshëm, dy persona ranë viktima të një krimi pasioni, ku 31-vjeçari Xhaferr Mata vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni pas refuzimit për lidhje dashurore dhe më pas qëlloi edhe veten. 

Komento

Komente

  • Ah te KISHA xhaxha DAKON: 10/06/2018 04:32

    JO moj besa e PABESE.NUK eshte SALIU ai qe nderron grate NE CDO 4 VJET PO eshte my shaloku yt me KOMUNISTIN FATOS NANO .KAQ TE POSHTER JENI JU KOMUNISTET SA SPIUNONI VELLANE XHAXHANE NESE VOTOJNE DJATHTAS .VAKSINA TRUMP JU SHERON OSE QERON JUVE .

    Përgjigju
  • Besa: 09/06/2018 12:02

    P.O. mir mo ne shqipri thuhet nga opozita se keto kronor vijn nga gjendja ekonomike lexova qe mbesa e shahollit thot ishte xheloz ok e dyta P.O. shqiptari ne gjermani per varferi e vrau ? Keto jan burrat shqiptar shif kriminelin Sali ashtu jan !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?