Krim pasioni në Tiranë, ndërpreu lidhjen, djali ekzekutoi të renë dhe veten/ Dalin pamjet e vrasjes

8 Qershor 2018, 08:30| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 23:18

  • Share

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me dy plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten me plumb pas koke, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital. Report Tv mëson se viktimat e këtij krimi të rëndë janë 31-vjeçari Xhaferr Mata nga Kalimashi dhe 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Milotit. 

Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e 'Don Boskos', ndërsa Report Tv mëson se dyshohet për një krim pasioni. Ndërkohë kanë dalë pamjet e momentit kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin mëngjesin e sotëm. 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.

          Dalin pamjet e vrasjes në 'Don Bosko'

Burime të Report Tv bëjnë me dije se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, me plumb pas koke dhe ka ndërruar jetë një orë më vonë në spital.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur. Report Tv mëson se e reja është ngacmuar shpesh nga 31-vjeçari, i cili babai i një fëmije dhe i divorcuar. E reja e kishte denoncuar edhe në polici. Uniformat blu kishin thirrur të dyja palët, ku Xhaferr Mata kishte deklaruar se nuk do ta ngacmonte më, por sot ai i mori jetën, duke e qëlluar me dy plumba.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Ora 16:20
‘Pse më ndave nga familja?’ Fjalët e fundit të Xhaferit para se ta vriste të renë

Report Tv mëson përmes dëshmitarëve fjalët e fundit të autorit të krimit Xhafer Mata, para se të qëllonte 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes treguan se Xhafer Mata e ndaloi në rrugë dhe debatoi me Xhuljeta Çunin.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”? Mësohet se i ka thënë ai 19-vjeçares, ndërsa më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur mes tyre.  

Ora 16:20
‘Më ndave nga familja, nga fëmija?’, fjalët e fundit të Xhaferit para se ta vriste

Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes tregon se Xhafer Mata fillimisht mëngjesin e ndaloi në rrugë dhe debatoi me Xhuljeta Çunin.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”? Mësohet se i ka thënë ai vajzës, ndërsa më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”.

Ora 12:33
FOTOT/ Dy krime pasioni tronditën Tiranën në 6 muaj, 4 të rinj mbetën viktima

Dy krime pasioni në gjashtë muaj tronditën kryeqytetin shqiptar, duke marrë katër jetë njerëzish. Dy çifte të rinjsh u vetëflijuan për dashurinë, duke tronditur në pak muaj mbarë opinionin publik.


(Aldison Belulaj dhe Ariela Murati të mbetur viktima nga krimi i pasionit më 21 janar 2018)

Krimi i parë ndodhi në muajin e parë të vitit, janar, ku 23-vjeçari Aldeson Belulaj i mori tragjikisht jetën 21-vjeçares Ariela Murati, pas një dashurie të refuzuar prej saj. Pasi vrau të renë në sy të motrës dhe kushërirës, Belulaj qëlloi edhe veten, ku ndërroi jetë në spital një javë më pas.

Pa u bërë ende gjashtë muaj, një tjetër krim i tillë tronditi Tiranën. 31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, ndërsa qëlloi edhe veten. Ky është krimi i dytë i regjistruar në pak muaj, ku Mata vrau me dy plumba Çunin pas lidhjes së prishur dhe më pas qëlloi veten me plumb pas koke. 


(Xhaferr Mata dhe Xhuljeta Çuni të mbetur viktima nga krimi i pasionit më 8 qershor 2018)
 

Ora 11:08
Krimi i pasionit në Tiranë, 31-vjeçari kishte një fëmijë, përzuri gruan nga shtëpia

Janë zbardhur detaje të reja tronditëse nga vrasja e dyfishtë në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije për Report Tv se 31-vjeçari Xhaferr Mata është divorcuar në janar të vitit 2018, ndërsa ka pasur dhe një fëmijë të vogël 1 vjeç.

Mësohet se ai e kishte përzënë gruan nga shtëpia dhe prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, të cilën e vrau mëngjesin e sotëm së bashku me veten.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje babain e viktimës, Taip Mata, dhe disa persona të tjerë.


(Shtëpia ku banonte Xhaferr Mata)

Ora 09:24
FOTO/Lidhja e prishur, kush janë dy të rinjtë që tronditën kryeqytetin

Report Tv ka siguruar fotot e dy të rinjve, që tronditën mëngjesin e sotëm kryeqytetin, pasi lidhja e prishur i çoi drejt tragjedisë.

Këta që shihni më poshtë janë Xhuljeta Çuni dhe Xhaferr Mata, të cilët sot mbetën viktima të një krimi pasioni..

31-vjeçari vrau me pistoletë vajzën dhe më pas qëlloi me plumb pas koke veten, duke ndërruar jetë në spital.


(Xhaferr Mata dhe Xhuljeta Çuni)

Ora 09:17
FOTO/Kush është 31-vjeçari që vrau të renë, poezia prekëse për të ëmën një ditë më parë

Është zbuluar fotoja e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, pasi qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, dhe më pas qëlloi edhe veten me plumb pas koke.

Ky që shihni më poshtë është 31-vjeçari Mata, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe ndërroi jetë një orë më vonë.

Nga një vështrim në profilin e tij në ‘Facebook’, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij vetëm 20 orë para se të kryente krimin tragjik, që dyshohet të jetë krim pasioni, pas një lidhje të prishur me vajzën.


(31-vjeçari Xhaferr Mata)

((Poezia kushtuar nënës)

(Xhaferr Mata)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 08/06/2018 17:59

    IDJOT i SATËME ! Kush je ti DOBIÇ që më tregon mua se ku do Shkoj ?!! Do shkoj dhe do bëj QEJF , ku të më doi K.I ............... Kuptove O k kOKËB.E . . . . . . . JU DHEMKA juve PLEHRAVE sepse ju SHAVA KRYE HAJDUTËT dhe KRYE KRIMINELËT e POLITIKËS që i kanë duart me GJAK SHQIPTARËSH .

    Përgjigju
    • Fredi: 08/06/2018 19:49

      Faik meqe jeton ne USA, prozac-un e keni si karamele, filloje me 10 mg per nje jave dhe pastaj kalo tek doza 20 mg hahahahahah merre shtruar o djale, lexo historine, pyet ndonje qe di me shume se ty. Google nuk ka mbaruar universitet per shkenca politike hahahahah qe te besojne keta se ke qene vertete tek Kim Jongu dergoju vulen e pasaportes hahahahahah por per takimin qe do bej me Trump cfare thuhet? Do ja bej Trumpi 8 me 2 apo fjale ka ai psikopati hahahahaha e fundit, ndiko pak tek DASH per ceshtjen e shqiperise se madhe hahahahah

  • Faik: 08/06/2018 17:50

    Hajde ma RRUANI pak të dy ju PLEHRA : si ZENEPJA bashkë me KONICËN e LESHIT dhe ti tjetri që më tregon mua se ku do shkoj !! Kam Shkuar edhe në KORENË e VERIUT O Ditë ZI , nëpërmjet KINËS , dhe më Pëlqeu Shumë O k* me ZILE !!! U mërzitët ju FUNDËRRINA sepse ju ZURA në GOJË HAJDUTËT e LSIsë dhe PDsë , sepse për ata që VDESIN as ju RRUHET fare ju PLEHRA !!!! Por jeni në DEPRESION sepse NUK po PUNONI më nëpër DOGANA dhe të VIDHNI SHQIPTARËT !!! Ku është Problemi juaj O GAGASHËT HAJDUTË të Politikës !!! NUK ju erdhi mirë sepse ju shava HAJDUTËT që kanë GRABITUR Shqipërinë për DEKADA ???!!! O Mjeranë Ditë ZINJË Ç'farë e dini ju se po të shkosh në AMERIKË NUK ke të Drejtë të THUASH ato që mendon ??!!!! Hahahahahahahahah !!!! FREEDOM of SPEECH O HALABAKË , që JETONI për të VJEDHUR Vendin tuaj , që Unë do Pranoja VDEKJEN , dhe KURRË NUK do ta VIDHJA apo GRABISJA VENDIN tim O PLEHRA që vetëm SHQIPTARË NUK Jeni !!! Edhe sa për djeni O SHPIRT ZINJË kam qenë edhe në KORENË e VERIUT në 2014 me PASHAPORTËN AMERIKANE që unë Disponoj , dhe jam KËNAQUR jashtë mase për 11 Ditë që qëndrova atje . Vetëm se me PASHAPORTË AMERIKANE kalon vetëm nëpërmjet KINËS dhe asnjë VENDI tjetër! Prandaj mos u Mërzisni O FUNDËRRINA , sepse NUK u Mërzit AMERIKA që UNË Shkova atje !!! Dhe UNË NUK ISHA dhe JAM i VETMI , sepse keni ISH BASKETBOLLISTIN e NBA DENIS RODMAN që ka shkuar mbi 3-4 herë atje dhe është KËNAQUR !!

    Përgjigju
  • Qejfliu: 08/06/2018 13:54

    U eshte krrujt menderja te dyve...

    Përgjigju
    • Kafsha: 08/06/2018 14:25

      Yyyyyt neandërtal!

  • Faik: 08/06/2018 11:09

    Ore Komentuesa të Pështirë !! Po çfarë i keni këto Komente ore Ditë ZINJË ??!! Kujdes nga këta , Kujdes nga ata?!!! Këto KRIME ndodhin kudo në Shtetet DEMOKRATIKE (SHKËRLLATOKRATIKE) !!!!! Donit KAPITALIZÊM ?!!! Ky është KAPITALIZMI !!! HA Njeriu Njerinë !!! Krime të tilla vetëm në KORENË e VERIUT nuk Ekzistojnë , sepse edhe KINA me KUBËN u prishën , që kur u fut Këmba e OLIGARKËVE dhe e KAPITALISTËVE të pamëshirë !!!! Unë jetoj në USA prej 17 VJETËSH dhe KRIME si ky ka pafund , prandaj ti Komentuesi me emrin Alban dhe Kafsha mos Paragjykoni askënd , sepse një ditë për Diell mundet të bëni juve ndonjë KRIM edhe më të madh sesa ky djali !!!! Mos paragjykoni të tjerët duke i përbuzur nga Surrati dhe Fytyra !?!! Ky djali duket që në Fytyrë që është i Lig , thotë KOMENTUESI Alban DitëZIU ?!!! Po pse more KORB i ZI RRACA jote dhe FISI jot është i gjithi i BUKUR dhe fisi jot është FISI i Ëngjëjve !?!!! Edhe më e Keqja është sepse ti Alban do jesh ndonjë Shëmtirë dhe Klloun i Pashoq , që përgojon gjithë Dynjanë !!! Unë jetoj 17 VJET në AMERIKË dhe nga këto KRIME ka me MIJËRA e MIJËRA në VIT , biles ja u kam thënë edhe AMERIKANËVE në SY , që Sistemi KOMUNIST ishte më i miri nga të gjithë për Njerëzimin , sepse Njerëzit Duheshin Fort me njeri-tjetrin dhe ishin Super të Gëzuar për aq sa kishin , kurse SOT të ZË PRITË QËNËRIA dhe të VRET për 20 DOLLARË , apo me 2 Mijë EURO duke Paguar dikë , mund tja marësh JETËN Kujtdo !!!! Dhe ja u kam thënë 1000 herë AMERIKANËVE që në KOMUNIZËM NUK Ndodhnin këto KRIME Makabër dhe këto MASKARALLIQE, dhe as NUK kam Frikë nga Askush për të thënë të Vërtetën , edhe pse Shteti AMERIKAN NUK e ka me qejf ta dëgjojë Emrin e KOMUNIZMIT . Por e VËRTETA mbetet e VËRTETË dhe s'mund ta mohojë asnjeri !!?? A NUK e Shikoni O NJERËZ se Ç'FARË po HAMË ?????!!!! Po HAMË PESTICIDE dhe HORMONE nga më të RRËZIKSHMET !!??? Në Kohën e ENVER HOXHËS njëherë në Ditë të HAJE USHQIM dhe ishe SUPER i SHËNDETSHËM !!!! Për Çfarë ti HAMË 3 VAKTE ? kur ato 3 VAKTE janë KANCEROZE dhe TUMORALE !!! Brenda VITIT 2100 thuhet që do VDESIN më Shumë se 4 MILJARDË Njerëz dhe 80% e tyre do jenë nga KANCERI dhe PASOJAT e USHQIMIT , prandaj e lini të qetë atë që VRAU dhe u VETVRA , sepse asnjë njeri në BOTË Nuk është ËNGJËLL , dhe NUK duhet të GJYKOJË një të VDEKUR !!!! Ju MJERANË po ju VJEDH një PETRIT VASILI me ARDJAN FULLANIN , dhe NUK ngriheni ti COPËTONI dhe ti ZHDUKNI nga FAQJA e DHEUT , sepse ata janë SHKAKTARËT KRYESORË të Këtyre KRIMEVE të PADËGJUARA ndonjëherë në SHQIPËRI ,por bëni GAM GAM GAM si Qën dhe GJYKONI një të VDEKUR ( që Vrau dikë , por Vrau dhe Veten e Vet ) !!!! REFLEKTONI O Popull MJERAN sepse po ju RRJEPIN të GJALLË duke ju VJEDHUR dhe GRABITUR LULI me Shokë , dhe ju Vazhdoni dhe mereni me një "KRIM PERIFERIK" !!!! LULI i PDsë VRAU 4 VETA në BULEVARD , GJAKOSI mbi 300 të tjerë dhe PRANGOSI mbi 1.000 VETA në 21 JANAR dhe NUK i ka hyrë GJEMB në Këmbë , kurse ju mereni me "DOKRA" ose "LLOGJE KAVAJE" i themi ne andej nga JUGU i SHQIPËRISË! MOS Lejoni POLITIKANËT t'ju VJEDHIN , GRABISIN dhe t'ju MASHTROJNË !!!! Kjo është SFIDA e SHQIPTARËVE Sot , sepse kanë kaluar 28 VJET SHKËRLLATOKRACI , dhe SHQIPËRIA është 100 herë më KEQ sesa në VITET e KOMUNIZMIT !!! Ju mereni me një KRIM PASIONI !!!!!!! O Nëne O Nëne !!! ZGJOHUNI O Shqiptarë .

    Përgjigju
    • Rimi: 08/06/2018 16:33

      O faje kujdes kur shkruan se edhe komunizem dhe amerike si kur nuk shkojn bashke meqe te pelqenka komunizmi pse zgjodhe vendin me demokratik te botes per te jetuar?

    • Fredi: 08/06/2018 13:23

      Faik bashkohem me Zenepen dhe Konicen hahahahahaha amerika ndoshta te ka pasuruar por nuk te ka rritur nivelin e IQ. Kujtin ti se ne komunizem nuk kishte krime pasioni? Mos u bej qesharak, informacioni atehere ishte shume shume i kufizuar, prandaj dhe nuk ke degjuar zotrote. Jane vrare djem nenash plot dhe ne komunizem per nje fjale goje. Kane shkatruar jete pa fund pa arsye ne komunizem. Totalitarizmi ka nje rend me te konsoliduar, por nuk eshte ky shkak per ta mburrur. Krimet e pasionit kane lindur me njeriun dhe do vdesin bashke me njeriun. Ne kohen e komunizmit nje oficer ushtrie ne durres vrau veten me arme sepse e refuzoi nje aktore e famshme shqiptare qe sot do i kete kaluar 80 vjec. Po nje oficer ushtrie vrau me arme ne lushnje ne vitet 80 gruan dhe te dashurin qe i kapi ne flagrance. Ohuuu jane shume! Nuk e ka fajin rendi shoqeror jo, e ka fajin perceptimi qe i bejne sjqiptaret lirise. Krimi i pasionit nuk justifikohet, ai vetem cilesohet si tille.

    • zenepe: 08/06/2018 13:00

      Faik, ke nevoje per nje klizëm!

    • Konica: 08/06/2018 12:29

      Zoti faik ju bej te ditur qe keni ik per lesh .

    • Kafsha: 08/06/2018 12:05

      Ik ore Romeo laj dhëmbët

    • O ti Amerikan: 08/06/2018 11:18

      Pse nuk shkon ne Kore Veriu me qe te pelqeka komunizmi. Idiot!

  • Polici: 08/06/2018 10:56

    Kjo eshte policia qe duam qe i lejon te rinjte te levizin te qete me pistoleta thika dhe arme te tjera te ftohta dhe te nxehta.

    Përgjigju
  • Saleh Karilloja: 08/06/2018 10:34

    Rrofsh o Saleh qe zbrite nga malet gjithe kokpalaret dhe shtazat ngado qe ishin. Te tilla shtaza jane mesuar te jetojne me ariun qe u shqyen b... cdo dite e nuk dine cfare eshte qyteterimi.

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/06/2018 09:37

    Ç’janë këta përbindësha ore?

    Përgjigju
    • Din: 09/06/2018 04:40

      Përbindësh dhe shtazë çfarë faj ka vajza e shkrete dhe ka mashtruar se ka qenë dhe i martuar dhe shkon e vret.

  • Albani: 08/06/2018 09:27

    Vajza e gra keni kujdes mos u lidhni me njerez te lig ,te semure skizofren se e pesoni keqe.Ky djal qe shihet ne foto eshte tipik djal i lig dhe burrec. Kush ja dha te drejten ketij te ligi ta vrase nje vajze te re me perspektive? Fajtoret jane te shumte; edukimi familjar dhe shteti i dobet!

    Përgjigju
    • Fredi: 08/06/2018 10:41

      Ja keto gra dhe vajza do lidhen me ty Alban se je burre i mire. Nuk e gjykon dot kaq thjeshte nje krim pasioni. Nje njeri qe mbas krimit vednos ti jape fund dhe jetes se tij nuk mund te gjykohet njelloj si ai krimineli qe vrau ate parukieren ne Lac a ku ishte dhe tentoi te arratisej. Kjo nuk ka lidhje per ta lehtesuar. Kur tjetri vendos te vdese dhe vete eshte thuajse e pamundur qe shteti ta parandaloje, ai eshte nje kamikaz. Me vjen keq per vajzen sepse ishte shume e re dhe nuk i ka patur asnje borxh ketij m*ti qe e vrau. Askush ne bote nuk ka te drejte te te marre jeten aq me teper per keto arsye. Por ndodhin ne te gjithe boten. Krimet e pasionit jane te vjetra sa vete njerezimi dhe te veshtira per tu shpjeguar ose gjykuar kur jane te dy viktima. Vajzes ju prehte shpirti ne paqe ndersa per ketij tjetrit ne ferr.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?