‘Pse më ndave nga familja?’ Fjalët e fundit të Xhaferit para se ta vriste të renë

8 Qershor 2018, 16:20| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 18:08

  • Share

Report Tv mëson përmes dëshmitarëve fjalët e fundit të autorit të krimit Xhafer Mata, para se të qëllonte 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes treguan se Xhafer Mata e ndaloi në rrugë dhe debatoi me Xhuljeta Çunin.

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”? Mësohet se i ka thënë ai 19-vjeçares, ndërsa më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur mes tyre.  


Lajmi kryesor:

Krim pasioni në Tiranë, ndërpreu lidhjen, djali ekzekutoi të renë dhe veten/ Dalin pamjet e vrasjes


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?