'Mos lëvizni'! Me maska dhe të veshur si policë bllokuan djemtë e biznesmenit! Kamerat kapën 4 autorët në Kurbin! Banakieri: Bujar Likën e thirrën në emër dhe e vranë

1 Qershor 2020, 12:39| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 20:48

  • Share

TIRANE-REPORT TV zbardh detaje të reja nga atentati mbrëmjen e së shtunës brenda lokalit në Kurbin, ku Paulin Gjergji alias Markaj dhe Bujar Hasani alias Lika, u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë të biznesit ku ndodhi ngjarja kanë filmuar gjithçka, ndërkohë në pamjet filmike tregohet se autorët kanë qenë katër, të maskuar dhe të veshur si policë. Autorët kanë qenë me një makinë tip 'Golf 5' dhe i kanë ndjekur me kujdes të gjitha lëvizjet.

Në momentin që Paulin Markaj zbriti nga makina dhe u drejtua për te tavolina që ishte ulur miku i tij, Bujar Lika janë vendosur në lëvizje autorët. Dy nga autorët kanë hyrë brenda në lokal dhe dy të tjerët kanë shkuar te makina ku ndodheshin dy djemtë e biznesmenit Markaj për ti neutralizuar duke u thënë 'mos lëvizni se jemi policia' dhe duke i kontrolluar nëse kanë armë, pasi i frikësosheshin reagimit.

Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të Likës dhe më pas në ikje e sipër plagosën Markajn, që vdiq në spital. Në momentin që dëgjuan të shtënat, djemtë e Markajt kuptuan gjithcka dhe iu lutën 'aman mos na vrisni edhe ne'. Autorët janë larguar me shpejtësi më pas duke marrë edhe Kreshnik Tushen që u plagos në këmbë nga Lika.

Paulin Markaj

Policia ka marrë dëshminë banakierit te lokalit që ka parë gjithcka. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se dy personat që kanë hyrë brenda ishin të veshur si policë të FNSH-së dhe kanë shkuar direkt te tavolina ku ishte ulur Bujar Lika duke i thirrur në emër dhe e qëlluan më pas. Fillimisht Bujar Lika reagoi duke plagosur njërin nga autorët me pistoletën që kishte, por pas të shtënave të autorëve humbi jetën në vend nga dy plumbat që mori në kokë.

Nisur nga skema dhe organizimi ka dyshime të forta se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin. I plagosur nga tre të shtënat e Likës mbeti Kreshnik Tusha. Tre të tjerët që ishin në skuadër nuk e braktisën, por e morën në makinë me shpejtësi duke e dërguar në shtëpi.

Pasi ka hequr rrobat e policisë që kishte veshur dhe maskën ai është dërguar nga familja në spitalin e Kurbinit duke pohuar se është vetëplagosur aksidentalisht në shtëpi, por pretendimi nuk është marrë për bazë nga organet. Pritet që në ditët në vijim Kreshnik Tusha person i papunë nga Laçi, të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga gjykata e Kurbinit.

VIDEO/Të gjitha detajet në studion e Report TV nga gazetari Elton Qyno

Por kush ishte objektivi? Policia dhe prokuroria e Laçit nuk kanë një version zyrtar se kush ishte shënjestra e këtij sulmi me armë, që përfundoi me dy të vrarë, Bujar Lika apo Paulin Gjergji alias Markaj, pronar i disa bizneseve në Shqipëri, kompanisë “Antoni New-York”, kompania e kazinove “Intertronic” (Vegasi në Bllok), kompania e tregtimit të gazit në Shqipëri “Petro Gaz Albania-n” dhe ish-Bar Restorant “Nicolini” në afërsi të ish-hotel “Dajtit që nuk mundi t’i mbijetojë kësaj ngjarje duke ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Por nisur nga dëshmia e banakierit, se autorët e thirrën në emër Bujar Likën, shënjestra ka qenë ai, ndërsa në largim e sipër qëlluan edhe Markajn që vdiq në spital. Bujar Hasani (Lika) njihej si miku i Ervis Martinit, person me precedent penal, por në disa raste ka mundur t’ia hedhë drejtësisë. Në ngjarjen ku mbeti i vrarë Enton Nikaj në zonën e Dajtit në Tiranë, Bujar Hasani, u deklarua i pafajshëm nga gjykata e Apelit Tiranë. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Një nga pistat dyshohet se është pazaret e drogës dhe pronat në Tiranë.

1590918048_bujarhasani002.jpg

Një nga viktimat e atentatit në Kurbin Bujar Hasani

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë rreth 30 minuta pas atentatit të dyfishtë në Kurbin mbrëmjen e së shtunës, që lidhet në këtë rast me një kundërshtar të Ervis Martinajt. Në orën 22:17 u vra miku i Ervis Martinajt me shokun e tij, ndërsa rreth orës 22:40 në Tiranë në hotelin e Ervin Matës në “Rrugën e Dibrës”, shpërtheu një sasi tritoli, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar veç dëmeve materiale. Por a kanë lidhje ngjarjet me njëra tjetrën? Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thoë se dy ngjarjet nuk kanë lidhje.

"Të dyja ngjarjet janë të ndara nga njëra tjetra. Atentati në Laç ishte i mirëorganizuar, ndërsa në Tiranë ishte për presion dhe shantazh, një mesazh në botën e krimit, se 'ne mund të godasim dhe jemi shumë pranë teje nëse nuk na përgjigjesh'. Por ngjarjet nuk besoj se kanë lidhje me njëra tjetrën. Nuk mendoj se do ishte një mobilizim aq të shpejtë nga pala tjetër. Nuk besoj se kanë lidhje, jo vetëm për faktin se është goditur shumë shpejt në Tiranë.

Por edhe për faktin se organizimi dhe mënyra e ekzekutimit në Laç ka qenë e organizuar si nga logjistika, veshja, por edhe armët dhe finalizimi. Nuk kemi të dhëna se kush ishte objektivi, por dinamika dhe eksperienca ka treguar se linjat e trafikut të drogës por edhe kapjen e bizneseve kyçe në Tiranë dhe Laç, grupet kriminale të goditen dhe të asgjësojnë njëri tjetrin. Këto ngjarje nuk do të sjellin paqe, por përplasje, 2 apo 6 muaj nuk e di, por do të sjellin përplasje" tha gazetari i Shqiptarja.com.  

1591008182_paulingjergji.jpg

Një nga viktimat e atentatit në Kurbin Paulin Gjergji

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 02/06/2020 02:55

    gjynah mor pavlo pate fillu me ba dalje te forta ne rotterdam

    Përgjigju
    • kuriozi: 02/06/2020 10:53

      pse shoku ishte i njohur ne roterdam ky?na thuaj ndonje gje te kuptojme pse iku per lesh ky e ai tjetri.e di qe roterdami esht porti ku hyn mjelli nga amerika latine....kishte te bente ky me ate tregti?

  • Vicidoli: 01/06/2020 18:15

    Birisha u bani njerez me prona e biznesr.U paisi me arme te mbroni pronat ...edhe Amerika u ngrit nga arnet e kaubojsve...po ku merni vesh ju katundsret

    Përgjigju
  • Tasa: 01/06/2020 17:26

    Nese prokurori duhet te kishte ber punen sic duhet nuk do ndodhte vrasja krimineli esht prokurori e gjykata qe i len te lir

    Përgjigju
  • WTF: 01/06/2020 14:59

    Keta tipa jane kafshet e egra te pangrene e te panxene, te safari park qe vriten me njeri tjetrin se jane te uritur per ca leke. Ne te tjeret me buze ne gaz i shohim nga larg se si vriten e kacafyten me njeri tjetrin nga veriu ne jug duke shkaterruar jeten e familjeve te tyre.

    Përgjigju
    • hasan: 01/06/2020 18:15

      I ka fajet amerika latine

  • Fuksat: 01/06/2020 14:51

    Rrofte Llumokracia Shqiptare!

    Përgjigju
  • tori: 01/06/2020 14:08

    Duhet te japin patjeter pergjigje o te pergjigjen per krimin pjestaret e familjes bashke me kriminelat.Rruge per ulur kriminalitetin nuk ka.

    Përgjigju
  • Qorrat e Totove: 01/06/2020 14:08

    Ore njeres rrini more aman shijoni jetën se iken ato kohe kur paraja behej kollaje. Tani shteti po na shqepe by thët! S ka me kush beri lek beri .

    Përgjigju
    • Gjyslyku: 01/06/2020 14:53

      Nuk do i gezojne edhe ata si puna jote o Mamo trafikanti

  • Zef Fufi: 01/06/2020 14:06

    Zot shtoi keto vrasje maskarajsh. Skane lane gja pa ba e tash po u kthehet kusuri.

    Përgjigju
  • Qillo: 01/06/2020 14:00

    Muhabete fajdexhinjsh

    Përgjigju
  • Zani: 01/06/2020 13:51

    Hajd sa me shume.

    Përgjigju
  • Njerezit qe kane lozur ,perfundimi Zero..: 01/06/2020 12:52

    Kush ka lozur ..ka humbur gjithcka,,shtepi ,pasuri,dhe nje pjese fundin e kane gjetur duke u vetevrare..Pasuria e fitimeve nga Kazinot ,,dhimbjet e shume Qytatareve .. Edhe fundi zero,,Si ata qe lozen Si ata qe u pasuruan ..

    Përgjigju
    • Asgje nuk eshte sic duket: 02/06/2020 14:31

      Ne kazino nuk te fut kush me zor

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?