Report Tv sjell pamje të makinës që u gjet e djegur në fshatin Kotë të Vlorës pak minuta pas atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar.
Dyshohet se makina u përket autorëve që ekzekutuan Laertjad Kekajn dhe se brenda është gjetur një kallashnikov që dyshohen se është përdorur në vrasje.
FNSH po kreh zonën në Sevaster informon gazetari i Report Tv, Armand Xhelili.
Makina ngjyrë e errët është shkrumbuar totalisht.
Lajmi kryesor:
Atentat në Vlorë, qëllohet për vdekje nga një mjet me targa italiane 41-vjeçari! I dënuar më parë për bashkëpunim në një vrasje (EMRI)
S.G/ReportTv.al