Tavo dhe Rama

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime e para nga Rama për 'projektet e reja të Himarës 2030'

7 Gusht, 11:09| Përditesimi: 7 Gusht, 12:11

  • Share

Kryetari i ri i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka nisur nga puna dhe udhëzimet e para duket se i ka marrë nga kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Socialiste.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka ndarë një foto bashkë me Tavon teksa ndodhen duke pirë kafe në plazh së bashku. Në foto shihet se Tavo ka marrë me vete një bllok ku ka shënuar edhe disa nga ‘punët për projektet e këtij mandati’.

‘Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030! Shqipëria 2030.’- shkruan Rama.

Vangjel Tavo u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë të hënën e 5 gushtit. Kandidati i PS fitoi zgjedhjet me 1477 vota më shumë se Petro Gjikuria.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/08/2024 01:32

    Ai veshtrim,ajo buzeqeshje,ajo gadishmeri e pergjithshme,ai perkushtrim ne degjim,ai bllok shenimesh na kujtoi Kimin e Korese dhe gjeneralet e tij!

    Përgjigju
  • E verteta: 07/08/2024 13:48

    Po Rama eshte kryetari real i bashkise himare. Vangjeli vetem namin ka

    Përgjigju
  • barbanasho: 07/08/2024 11:47

    kalimera tha piume mazimas kafe re?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?